Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
INTERVISTË E VOGËL [Rilindja, 1958]
𝗠𝗢𝗦 𝗕𝗔𝗡 𝗛𝗢𝗣 — 𝗣𝗔 𝗘 𝗤𝗜𝗧𝗘̈ 𝗛𝗔𝗣𝗜𝗡*
Njeni prej shkrimtarëve tanë mâ të rij, por produktivë, Adem Demaçin, e takuem në redaksín e botimeve të sipërmarrjes gazetare-botuese „Rilindja”, ku punon si redaktor. I bamë disa pyetje, në të cilat u përgjegj në mënyrë pothuese lakonike.
— Kemi ndie se në numrin 1 të „Jetës së re” do të dali gjysa e romanit tuej mâ të ri „Gjarpijt e gjakut”. Çka mundeni me na thanë për këtê?
— Mundem me thanē se mâ tepër ma kanda me folë për krijimet e tjerëve se sa për punimet e mija, por megjithatê po thom se „Gjarpijt e gjakut” janë nji fryt shum i përvujtë i nji synimi jo të përvujtē — me shtjellue artistikisht nji problem aq të ndërlikuem siç ka qenë e ndoshta edhe âsht hakmarrja dhe gjakderdhja ndër malet tona.
— Po për romanin e të rijve „S’ka paqë ndër kasolla”?
— I vjen, ndoshta, koha edhe atij.
— E diçka për përmbledhjen e tregimeve „Kur zoti harron”, që e keni dorzue për botim?
— Ende nuk dihet gjâ, se të gjatë e ka dardha bishtin!
— Çka mendoni pēr ata që po kërkojnë forma dhe shprehje bashkohore nē letërsín tonë?
— Mendoj (pra, vetëm mendoj po thom) se ndër ta ka edhe asi që me te vërtetë gjejnë forma e shprehje tē reja, si Besim Bokshi, bje fjala, por ka edhe asi (jo vetëm ndër vjershtarë) që mbeten vetëm si shkërbyesa, adaptatorë, huajtsa, madje edhe deformuesa të zbehtë e të dobët formash edhe motivesh që dikur kanë qenë me të vërtetë bashkohore dhe të reja për nji vend dhe ambient të caktuem. Tek e mbramja, gjithkush i bie asajde kah mundet, prandej e
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!