Intervistë me Kryetarin e Këshillit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut të Kosovës, Dega në Danimarkë.

25
Oct
2024
Intervistë me Xhemil Zeqirin në Radio Zëri i Kosovë në Kopenhagë

NË REDAKSIN E STUDIOS ”ZËRI I KOSOVËS” NË KOPENHAGË
Intervistë me Kryetarin e Këshillit për Liritë
dhe të Drejtat e Njeriut të Kosovës, Dega në Danimarkë.

më 13 05 2001 Kopenhagë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Mirë se erdhët në studio, dhe së pari na intereson se si e vlersoni situatën politike, si po ecin punët me luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

Xhemil Zeqiri:

– Po, siç e shohim në lajmet qofshin ato të Radio Televizionit Kosovës ose informacionet tjera shqiptare, ose këto të mediave ndërkombëtare, sikur dihet se lufta filloi si rrjedhojë e shtypjes dhe e diskriminimit ndaj shqiptarëve edhe pas premtimeve të mëdha që dha Partia Demokratike Shqiptare PDSH-ja, se po që se populli- shqiptaria ia jep votën kësaj partie, atëherë partia do t´i marrë në mënyrë zyrtare dhe do t´i legalizojë për një afat tre muaj ose 100 ditësh premtimet e dhëna. Në saje të këtyre premtimeve, populli ia dha votën, kështu mori edhe pushtetin nëpërmjet koalicionit me partinë djathtiste VMRO-DPMN -e Lupçe Gorgievskit.

Kjo parti jo se bëri përpjekje që t´i realizonte premtimet që ia dha popullit, gjatë fushatës elektorale, por përkundrazi kaluan mbi dy vite, nuk realizuan asnjë premtim, asnjë presje, nuk ju hoq asaj kushtetute antishqiptare asnjë ligj nuk ndryshoi në favor të shqiptarëve etj, etj. Po përkundrazi këta u vëllezëruan me partinë e Lupçe Gergievski( në Koalicion), dhe kjo vetëm për përfitime ekonomike dhe se këta ishin antikomunistë qesharakë, Problemin kombëtar mundohen ta paraqesin si problem ideologjik dhe kjo pa dyshim do ketë pasoja për çështjen shqiptare në përgjithësi, ashtu siç bëjnë armiqtë tanë që lufën e drejtë të popullit ata i paraqesin si luftë ideologjike dhe përfaqësuesit tanë nuk munden ta luftojnë këtë propagandë antishqiptare dhe antinjerëzore, pa dyshim se këtu do ketë zëra kundër atyre që manipulojnë ndaj kërkesave popullore.

Z.i K.:

-Ç’DUHET BËRË ATËHERË SIPAS MENDIMIT TUAJ?

Xhemil Zeqiri:
– Unë, isha në mbledhje që u organizua në kuadër të fondit “Liria Kombëtare”.
Atje, kërkova që kur të kemi demonstrata të përfshihen sa ma shumë danezë. Unë kam mundësi të ftoj shumë gazetarë dhe politikanë danezë që na përkrahin. Kuptohet,ata nuk mund të na përkrahin edhe aq hapur, pasi Danimarka participon në NATO, EU, OSBE etj.
Para tyre duhet të dalim me kërkesa të qarta. Situata e kërkon që të lidhemi më fortë me instuticionet daneze, intelektualët ta informojnë drejt opinionin danez,të jemi sinqertë me ta, por nuk munden të lidhen me diplomacinë daneze ata njerëz,të cilët nuk i dijnë këto gjëra, më vjen keq të them por këta njerëz kanë dështuar dhe ata nuk ia duan të mirën popullit.
Vendimin për caktimin e demonstratës e morën gabim, demostrata u caktua vonë, pa praninë time. Mua m´u komunikua përmes telefonit se të shtunën ka demonstratë.Unë si aktivist, zakonisht prej vitit 1989 asnjëherë nuk kam fjetë i qetë pa i parashtruar vetes se në çfarë mënyre t´i ndihmoj popullit tonë. Pasi që kam krijuar lidhje me organizata dhe intelektualë danezë që kanë ndikim në jetën politike daneze, kërkova t`i kontaktoja. Bisedova me Nies Herik Hoogo është prof.i drejtësisë, ( ka qenë edhe vullnetarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosoves). Pastaj Sekretariatin e partisë qënderore, me Erik Bool dhe Bent Christiansen,me kryesinë e Partisë së majtë Liberale, Henne Severensen, pastaj me redaktorin e të së përditshmes Politiken Tøger Saidefaden, me kryesinë e shkrimtarëve danezë, gazetarë etj.
Të gjithë e pranuan që të vijnë ta përshëndesin dhe ta përkrahin puplikisht një Rezulutë që e përpiluam së bashku me Nis Herikun dhe se partitë politike do ta aprovonin dhe do t`ia dërgonin në mënyrë zyrtare Kombeve të Bashuara, Kshillit Evropës,dhe Institucioneve tjera ndërkomtare. Vlenë të theksojmë se në Rezulutë përfshihen të gjitha kërkesat e UÇK-re.
Më vonë u kumtua se demostrata anulohet dhe se do bëhet një ditë tjetër. Pra, ndryshimi i ditës së demostratës pati jehonë negative para danezëve që i përmenda më lart, bile Redaktori i Politikës m´ u drejtua se: më vjen keq, por ju shqiptarët duhet të merreni vesh mes veti, dhe ma dha matrialin që e kishte përgaditur per të folur në demonstratë. Këtë ndryshim e kishte imponuar Abdilhalim Kasami, kinse nuk ishin krijuar kushtet për të dalë para masës si zëdhënës i UÇK-së,pra nuk i kishte arritur autorizimi i Musa Xhaferit.

Z.i K:

Kohëve të fundit vërehen ardhjet e shpeshtuara të kryetarit të “Fondit Liria Kombëtare” Musa Xhaferi në Danimarkë. Ku qëndrojnë arsyet që Musa Xhaferi përveç një interviste , nuk ka arritur të jetë i pranishëm në mjetet e informimit danezë?

Xhemil Zeqiri:
– Më lejoni të bëjë një retrospektivë. Personalisht, kam organizuar dy Konferenca Ballkanike, disa “Debate Publike”, në shtëpinë e kulturës në Tetovë. Nga partia Social Demokrate në pushtet e Danimarkës, kemi marrë mjete financiare për një debat që u organizua nëpërmjet Shoqatës së Burgosurve Politik në Maqedoni. Pra, ky debat pati përmasa ndërkombëtare ku u debatua për jetën dhe veprën e politologut të njohur shqiptar Ukshin Hoti, fati i të cilit ende nuk dihet. Aty, ka marrë pjesë një numër i madh intelktualësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, nga Danimarka ka marrë pjesë dhe një antar i kryesiseë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Politologu danez antar i PEN-nit, danez me Christian Grøndahl. Pastaj, revistës “Tribuna shqiptare”i kam ndihmuar me 15000 kr daneze, revistave; “Nxënësi”dhe “Xixëllima” me nga 10,000 kr. daneze, këto janë disa nga argumentet që dëshmojnë për veprimtarinë time në Danimarkë.
Vlenë të theksojmë edhe një rast. Në fillim të vitit 1989 ishte vala e aktivitetit në perëndim, këtu në Danimarkë na erdhi Musa Xhaferi dhe Xhavit Haliti; m`u drejtuan mua dhe menjëherë pa fije dyshimi apo hamendje ju ndimova. Ishin në Studio të Radio Daminarkës ku dhanë intervistë , sepse atëbotë bënim demonstrata që kishte hije të demonstrohet, me këtë rast u mbajt një Konferencë për gazetarë ku ishte i pranishëm vet Musa Xhaferi, aty moren pjesë 19 gazetarë edhe një gazetar i Radio – Ditarit nga Stokolmi, Milaim Zeka. Pra edhe ky organizim ka njëfarë mjeshtrie dhe se mua më ka kushtuar shumë mund dhe sakrifica për t`u futur në këto kanalet diplomatike, informative, gazetareske etj.
Jo, nuk mjafton dërgimi i një faksi se ne shqiptarët nga Ballkani demonstrojmë dhe u krye puna. Siç bëri Abdulhalim Kasami me atë Konferencen me gazetarë dhe që ishte prezent edhe Musa Xhferi kur më treguan se Musai mbante konferencë për shtyp.U habita dhe u thash shokëve; shkojmë të shohim se nuk është atje askush prej gazetarëve, por këtë intrigë e ka përgaditur A.Kasami, me ketë përpiqet të tregoj se edhe ky është aktivist. Shkuam aty, A.Kasami zgërdhihej dhe si demagog tallej me Musain, ky i shkreti Musa, rrinte si ihumbur dhe priste nga ky gomar ndihmë, ky manipulatori, i kishte mledhë disa ithtarë të tij, 7.-8 veta, shqiptarë që lozin bixhos me qëllim që t´i tregoj Musës se edhe ky ka një masë njerëzish me vete… Këta lloj zëdhënësish që janë të autorizuar nga”Shtabi i Musa Xhaferit” në bashkpunim me…
Do të shohim ma vonë, këta “zëdhënës”, vetëm se po e kompromitojnë luftën e drejtë që udhëhiqet nga ushtaret trima dhe pikrisht ky është qëllimi i tyre në Danimarkë: që të sabotohen luftëtarët e lirisë dhe kjo më bën të jem i shqetsuar, kur të kemi parasyshë qëndrimin e tyre, më parë por edhe gjatë luftës në Kala. Po ky Musa Xhaferi, i ka të njohura këto; ia kemni shpjeguar të gjitha polemikat në mes të njerit nga të autorizuarit; Remzi Loku kur në Klubin ”Bashkimi” thëriste me zë të lartë kundër Fexhri Asip-Abrashit, se “kush është kjo hamam UÇK që po i vret djemtë tanë”?!Djemtë tanë shkojnë ushtarë në atë Repuplikë, (Maqedoni) se është e jona, shqiptarët janë në koalicion në qeveri…
Ardhja e Musa Xhaferit dhe kontakti me këta pehlivana politikë në Danimarkë që hanë darka së bashku me ambasadorin sllavo-maqedon Sami Ibraimi, bashkimi me këtë klikë do të ketë pasoja, jam i bindur se, ata do t` i japin kahje tjetër luftës dhe se këto pasoja do të shohim në ditët e ardhshme.

Z.i K.:

– Ju keni dërguar një peticion edhe reagime Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës. Gazetat daneze, por edhe ato shqiptare i kanë botuar; edhe pse Xhemil Zeqiri i bën të gjitha kto aktivitete në opinion jo të gjithë e simpatizojnë për aktivitetin që bënë. A ka mundësi të na tregoni se ku qendron problemi?!…

Zhemil Zeqiri:

– Problemi qëndron te djallëzitë tona , tek idiotizmat tona. Derisa partitë politike shqiptare në Maqedoni mundohen ta izolojnë UÇK-në, këtu në Danimarkë dhe Evropë mundohen t´i izolojnë veprimtarët atdhetarë. E them me bindje se këtu është një gjarpër i zi, ambasadori sllav Sami Ibrahimi. Shumica e njerëzve më bëjnë pyetje, pse tani ty të izololojnë kur tash më shumë se kurrë i duhesh popullit?!
Unë, nuk konsideroj se më kanë izolua shqiptarët po armiqtë tanë. Për fat të keq, sot është vështirë të thuhet por edhe ai Shtabi i Përgjithshëm i Ushtris Çlirimtare Kombëtare, tani, po dirigjohet nga njerëz të dyshimtë dhe kjo më bënë të dyshoj…
Sipas informatave që kam, thuhet se Shtabin Përgjithëshëm e kanë rrethuar përplot bashkpuntorë të devotshëm të UDB-së. Ja keni rastin të shihni, këtu përfaqësuesit politikë po shpallen bashkpunëtorët e ambasades serbo-maqedone dhe se kjo do ketë mjaft zhvillime negative, sepse, këta do mundohen ta sabotojnë luftën. Është herët të flitet, por unë personalisht,kam një parandjenjë të hidhur.
Megjithatë, danezët interesohen, më telefonojnë, duan informata reale.
…Dhe, vijnë tek unë, kështu që,pavarësisht nga sulmet, do vazhdoj punën dhe se deri më tash kam pasur intervista në TV3 të Danimarkës, në Radio Danimarkën, Politiken, në Information, AFP, agjenci telegrafike amerikane, suedeze etj,dhe në të gjitha këto intervista qoftë edhe apelin Ministrisë daneze, atij suedese apo Kshillit të Evropës, kam theksuar e se UÇK-ja nuk është organizatë teroriste.
Se, nuk ështe vepër terroriste ta mbrojsh popullin tënd me të gjitha mjetet përfshirë këtu edhe armët, se edhe me armë në dorë siç vepron UÇK-ja,po ashtu nuk është ekstremizëm të kërkosh të drejtën për popullin tëndë.

Z.i K:

-E përmendet ambasadorin Sami Ibrahimi.
Por, me gjithatë,ai nuk mund ti shprehë mendimet e veta private , pasi këtë ia kufizon vija partiake dhe poziten që ka, pajtoheni me këtë?

Xhemil Zeqiri:

– Asesi, Sami Ibrahimin e kam njohur që kur ishte në Partinë Për Prosperitet Demokratik (PPD). Pastaj, kaloi deputet i pavarur.
I kam ndihmuar disa herë në kontaktet me gazetarë dhe politikanë danezë, dhe ka dhënë disa herë intervista. Por, tash siç thoni ju që mban vijën partiake dhe pozitën që ka në një intervistë i thotë TV-parë danezë se:
” Luftën në Tanushë e bëjnë disa banda terroriste që kanë qenë më parë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, prandaj, s´duhet të çuditemi që pse Sekretari i NATOS e quan UÇK-në, terroriste.
Po ashtu, dëshiroj të theksoj se si është e mundur që zëdhënësi politik, A.Kasami shihet në darka shpesh me ambasadorin sllav Sami Ibrahimi, tani, puna do ta tregojë se politikën e UÇK-së po e udhëheqin sllavët nëpërmjet A.Kasamit dhe si këshilltar që ka, të pa shpallur Sami Ibrahimi, dhe jo rastësisht ai po dezinformon opinionin danez me këto konferenca për shtyp.
Ju lutem, të organizosh konferencë për gazetarë në orën 8.00 në mëgjes ose në orën 20.00 në nbrëmje, a s´ është tallje me situatat që po kalon populli ynë.
Po ashtu, ju dëgjoni se çka deklaron A.Kasami; Shtabit i thotë se më ka zgjedhur masa që punon në Danimarkë, ndërsa masa kur mori vesh se A.Kasami ështe emëruar zëdhënës politik i Ushtris Çlirimtare Kombëtare, u habit. Ai nëpërmjet disa mjeranëve që u premton poste në Maqedoni u thotë se shtabi i UÇK-së, më ka autorizuar dhe se ne duhet ta përkrahim, pra unë e them me bindje se Sami Ibrahimi ështe një këshilltar i A.Kasamit dhe i Musa Xhaferit. Do të manipulohet nga ky mercenar që tanimë përfaqëson luftën e UÇK-së.
Për këto, shumë shpejt shqiptarët do të binden, se kush janë këta që po e perfaqsojnë luftën!…

Z.i K:

-Ju keni botuar edhe një libër politik që mban titullin “Kosova jonë” a mund të na flisni dicka për të?

Po, libri përfshinë një numër të konsiderueshëm të intrevistave, leterkëbimet që kam patur me shtypin dhe politikanë danezë. Pra, përpjekëjet e mia për sensibilizimin e çështjes shqiptare ende të pazgjidhur. Fatkeqsisht, gjatë botimit është humbur një pjesë e matrialit.
Sa për risi,pres që së shpejti do të botohet libri i dytë po të shohim se do jetë një libër politik dhe mund të bëjë ca ndryshime. Titulli, s´ka shumë rëndësi, grupi që do merret për redaktimin e librit do vendos për titullin e librit. Unë, nuk jam as letrar e as shkrimtar,por thjesht një veprimtar i çështjes shqiptare kombëtare,iniciativa për botimin e librit ishte pikërisht ajo se si veprimtar në radhë të parë politik në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës, gjithmonë i kam shtruar pyetje vetes se çka bëra sot,e ç`të bëjë nesër, për çlirimin e mëmëdheut.

Z.i K:

-Do vazhdoni më tej me aktivitetin tuaj?
A vuani nga kompleksi që në çdo aktivitet duhet doemos përmendet emri juaj.?

Xhemil Zeqiri:

-Primare është që çështja shqiptare të artikulohet siç duhet. Asnjëherë nuk kam vujtur nga kompleksi i emrit. Përkundrazi, ky kompleks gjallon te disa qarqe të caktuara, që me çdo kusht mundohen të më izolojnë.
Unë, do vazhdoj të punoj pandërprerë për çështjen shqiptare.
Sepse, nuk shoh se është drejt zgjidhjes edhe me luftërat. Si duket edhe lufta po tradhëtohet nga disa përfaqësues politikë që janë vegla qorre të armiqëve tanë, qoftë direkt ose indirekt, nëpermjet disa përfaqësuesve ndërkombëtarë, që në fakt as kam pasur besim dhe as që kam besim, dhe po të analizohen thëniet e Havier Solanës ose të Xhorxh Robertson aty shihet qartë se shumë shpejt UÇK-ja do çarmatoset, dhe më vonë, sipas kësaj politike që po ndiqet nga zëdhënësit politikë, do kemi shumë autogola.
Pra, edhe njëherë dëshiroj të theksoj, se problemi nuk është zgjidhë, se lufta vazhdon po deri kur nuk e dijë, por e di një gjë që armiqtë tanë po përgadisin intriga dhe tradhëti të reja.
Ndërsa, unë do vazhdoj aktivitetin tim politik e informativ pavarsisht nga kërcnimet që po më bëhen nga ky far “Shtabi i UÇK-re” në Danimarkë”.
Këto kanë qenë edhe qëllimi i armikut që të më izolojnë, po ky izolim nuk më vjen nga populli im, që kërkon liri,që sa vjet që tash edhe me pushkë në dorë dëshiron ta realizojë atë që na mohohet nga armiqtë tanë shekullorë, dhe nga miqtë e armiqëve tanë.
Besoj, se qëllimi më madhor në jetë është; që edhe ne ta kemi shtetin e bashkuar shqiptar.

Z. i K:

Më duhet të të parashtroj një pyetje direkte, dhe dëshiroj që edhe përgjigja të jetë direkte; pse je kundër Shtabit të Përgjithsjëm?

Xhemil Zeqiri:

– Jo, mendoj se jam përgjegjur direkt, unë nuk jam kundër Shtabit, unë ka gati 8 muaj që po bëj përpjekëje të mledhim ndihma, të themi të drejtën ishin këta Remzi Loku dhe A.Kasami që përhapnin lloj-lloj dizenformatash ndaj meje , erdhën shokët dhe më thanë: ” të lutemi, ne të njohim ty, por për shkak tëndin nuk inkuadrohen njerzit e mashtruar, atëbotë, iu pata thënë; për mua është e rëndësishme të mlidhen ndihma, të nisen te luftëtarët, por ju lutem te këta matrapazë, të mos keni besim se i njoh mirë, këta janë sabotatorë, kurse ne na duhet t´i ndimojmë ata ushtarët që po bëjnë organizimin për mbrojtje etj.
Po, jam kundër dhe do të jem kundër manipulimeve që po bënë Musa Xhaferi në fakt Abdilhalim Kasami së pari nuk e njeh mirë, këtë intrigant se ky mbahet kryepatriot në biseda por në fakt të gjithë ata që kanë punuar me këtë njeri e njohin si një intrigant i tmerrshëm, përçarës, që futë panik në mesin e shokëve, është manipulator me mjetet ose paratë, që janë tubuar deri më tani dhe asnjëherë s` ka dhënë përgjigje ose një sqarim, se ku shkuan harxhimet.Shembullin e kemi te fondi i LPK-së, ate të minatorëve që u bllokuan mjetet dhe pas disa vitesh pas një presioni, dolën, paratë, i mlodhi dhe i solli nëpërmjet një shokut tonë, dhe si argument thoshte se askush nuk i pranon dhe nuk jep nëshkrim për mjetet, argument i ”fortë dhe i besueshem” se ato të holla janë tubuar për minatorët, dhe jo për t´u dhënë nënshkrime që sipas tij, janë argumente. Ky njeri, do të manipulojë edhe me luftën dhe fondin e saj, dhe pritni e do ta shihni se ky me tërë gjakun dhe djersën do t` ju vë në presion që të ndalet lufta çlirimtare, që kjo të përfundojë, në dëm të shqiptarëve.
Ushtarët ose ata që e meritojnë të gjenden në krye të politikës ose luftës .Abdulhalimi, është intrigant nga vet fakti se ai atje në atdhe, u thotë shokëve; mua më ka zgjedhur masa, ndërsa masës në Danimarkë i thotë se më ka caktuar shtabi.

Mirëpo, vallë a din masa e mërgimtarëve se sa vite ky njeri është i vdekur politikisht, sepse prej kohësh e kanë hetuar të gjithë se ishte një ndër sabotatorët e aktivitetve politike që organizonte LPK-ja. Kjo dihet, po dhashë edhe shembulin tjetër, kur ky Remzi Loku dhe ai komunisti maqedon Nevzat Ibishi e sabotuan mledhjen e fondit të UT-së. Pra, kam një bindje shum negative për këta njerëz që Musa Xhaferi nuk i njeh po pasojat do jenë katasrofale në të ardhmen…

Z.i K:

-Ju falemenderit që erdhët në studio!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk