Pra dy ditësh në një televizion të Maqedonisë u paraqit një seancë tragjikomike e parlamentit të Maqedonisë. Në atë seancë një deputet i BDI-së me sinqeritetin më të madh e pyeti kryeministrin e Maqedonisë, Hristjan Mickovskin: Nëse ai për hirë të shqiptarëve në Maqedoni dhe për hirë të ruajtjes së stabilitetit brenda vendit, do të hiqte dorë nga anulimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Por, Hristjan Mickovski, në frymën antishqiptare që e krakterizon, ironizoi me cinizëm, me pyetjen e deputetit të BDI-së, duke i thënë atij: Derisa unë punoj për forcimin e multietnicitetit të Maqedonisë, ti shtron pyetje monoetnike!
Po si u merrka Hristjan Mickovski, ky pinoll i shovinizmit antishqiptar ballkanik, me forcimin e multietnicitetit të Maqedonisë, duke ua hequr shqiptarëve të Maqedonisë gjuhën e tyre shqipe nga përdorimi zyrtar, në gjysmën perëndimore të Maqedonisë të banuar denduar me shqiptarë?
Jo, Hrstjan Mickovski, ky pinjoll i shovinizmit antishqiptar ballkanik, duke ua hequr shqiptarëve në Maqedoni gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar, ai Maqedoninë nuk e bën multietnike, por përkundrazi: E bën edhe më monoetnike, seç ka qenë dhe është. Ai kësisoji Maqedoninë e bënë edhe më shumë vetëm të maqedonëve dhe jo edhe të shqiptarëve.
T`ua heqësh shqiptarëve të drejtat më elementare, siç ka qenë heqja e mekanizmit balancues për punësimin e balancuar të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe administrative të vendit, dhe t`ua heqësh atyre edhe gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar, dhe pastaj edhe t`i ironizosh dhe t`i cinizosh ata, duke iu thënë atyre kryeministri Hristjan Mickovski, se ai kësisoji punon për forcimin e multietnicitetit
të Maqedonisë, kjo paraqet diçka që shqiptarët që jetonë në viset e tyre në Maqedoni, nuk mund ta durojnë për kohë të gjatë.
Ka ardhur koha që shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje e sipër të të drejtave të tyre kombëtare dhe qytetare, Hristjan Mickovskit t`i japin një „daskë-leksion“, për ta mbajtur ai atë në mend gjatë gjithë jetës së tij: për të mos i rënë më kurrë ndërmend që shqiptarëve t`ua mohoj të drejtat e tyre legjitime dhe legale, dhe për të mos i rënë më kurrë ndërmend që t`i përtallë shqiptarët me ironi dhe cinizem të kallëpit shovinist ballkanik.
Babai i kombit shqiptar, Ismail Qemali, ka thënë: „Një komb që fle vdes!“
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!