Deri sa populli shqiptarë arriti kulmin e bashkimit shpirtëror në kohën e Shqipërisë socialiste, politikuajt e demokracisë po bëjn luftë të ndyrë se kush po grabit vota më shumë për vehte dhe klanin e tij, duke e përqarë dhe dëmtuar skajshmerisht kauzën e drejt të bashkimit gjithëshqiptar.
Pushteti popullor i shtetit amë pas LDB ngriti dhe forcoj politikisht dhe ushtarakisht Shqipërinë, por njëkohesisht ngriti dhe forcoj edhe moralin e të gjithë shqiptarëve që kishin mbet jasht kufijve.
Nga represalet dhe dhuna serbe mbi shqiptarët e Kosovës dhe duke ju falenderuar stabilitetit dhe forcimit të Shqipërisë , shpërthyen demostratat e vitit 1981. Shteti fashist i Jugosllavis u versul mbi shqiptarët e Kosovës me tanke e njësit speciale të ish Jugosllavisë.
Pushteti popullor i asaj kohe pa u friguar dhe pa lajka haptazi dual në mbrojtën tonë, duke u quar haptazi selame fashistëve serb, se
„Jugosllavija duhet ta ndërpres menjëherë zjarrin që po përgaditet ta ndezë, e poqese vazhdon edhe më tutje të luaj me zjarr, vet do të digjen në atë zjarr, sepse populli shqiptarë i Shqipërisë është krah për krah në vllezërit e tyre në Kosovë“
Kjo ishte vendimtare që në Kosovë fashizmi serb nuk mundi as një sekond ti thyej shqiptarët që kishin mbet nën pushtimin jugosllav, si rezultat erdhi deri të lufta e armatosur për çlirim.
Mjeranët e politikës sonë le ta veshtrojn foton e mëposhtme dhe le ta pyesin vehten se në shërbim të kujt janë?
Nga Libri Kadri Rexha Dervish Shaqa:
“Sa mbaruan edhe dy-tri pika të programit, vet Enveri erdhi mbrapa perdes dhe kërkoi të na takonte ne, pra Grupin Kosovar të Rashbullit në krye me Dervishin. Sa u fut aty, ne u zgjuam në këmbë, Enveri i tha Dervishit: “Eja këtu o Dervish Kosova”… dhe e rroku përqafe, për një çast lotët nuk i ndalën që të dy. Pas ca çastesh Enveri i tha Dervishit: “Kur të përqafoi ty, Dervish Shaqja, më duket se e përqafoi tërë Kosovën, dhe shtoi: Jo, nuk do të vdes pa i ra këmbë trup e tërthor tërë Kosovës, o Dervish Shaqa!”
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!