JA PSE HISTORIA NUK DUHET TË SHIKOHET ME SYZE TË POLITIKËS

08
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Rilexim për reflektim – Ribotim

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pse Pjetër Guri (Pitu Guli), deri në vitin 1950 ishte biri i një babai shqiptar dhe një nëne vllahe, sipas historiografisë zyrtare, ndërsa më vonë u përvetësua, si revolucionar dhe hero maqedonas sllav?
Një dëshmi pse pushtetet aktuale në Bullgari dhe në Maqedoninë Veriore nuk duhet pa nevojë të trazojnë çështje nga historia e përbashkët, kontestimet e ndërsjella në lidhje me të kaluarën, kulturën, gjuhët dhe indentitetet, por të shikojnë kah e ardhmja, të hapin rrugë dhe të punojnë me përkushtim për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të shteteve të rajonit, si shpëtim i vetëm nga kthetrat e ndikimeve të huaja, që nuk ua duan të mirën këtyre shteteve dhe banorëve të tyre.
Shkenca e vërtetë, edhe ajo historiografike, njohin shumë falsifikime, shtrembërime dhe keqpërdorimeve me faktet dhe të vërtetën historike të këtyre popujve dhe shteteve. Asnjë shtet dhe asnjë popull i rajonit ballkanik ende nuk e kanë shkruar historinë e tyre reale, sidomos bullgarët, grekët, serbët dhe maqedonasit e sotëm, jo me fajin e tyre, por nën ndikimin e regjimeve jodemokratike të kohës dhe sundimet e huaja.
Një shembull tipik është edhe faksifikimi i fakteteve për shumë ngjarje dhe personalitete historike nga e kaluara, siç është rasti edhe me Pjetër Gurin, për të cilin autorë eminentë nga Maqedonia i kanë ndryshuar faktet disa herë, varësisht nga rrethanat dhe novoja e politikës ditore.
Aktualisht, Pjetër Guri (sipas autorëve maqedonas: Pitu Guli) njihet si njëri nga udhëheqësit e luftës për liri dhe autonomi të Maqedonisë nga sundimi osman, në fillim të shek. XX, i cili ka qenë me përkatësi sllave, maqedonase apo bullgare, ndërsa edhe nga vetë autorët nga Maqedonia, në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar kanë shkruar ndryshe për këtë revolucionar dhe figurë të shquar për lirinë e popujve të Maqedonisë.
Në vazhdim, shikoni vetëm faktet dhe mos komentoni, meqë Pjetër Guri nuk ngrihet edhe një herë nga varri ta dëshmojë përkatësinë e tij etnike dhe idealet pse ka luftuar dhe e ka skarifikuar jetën, sigurisht jo për Bullgarinë dhe për Maqedoninë, siç e përceptojnë sot qarqet politike dhe shkencore shoviniste në këto dy shtete, duke mohuar jo vetëm kontributin historik por edhe ekzistencën e popujve të tjerë, të shqiptarëve, vllahëve dhe të tjerëve në këto hapësira.
Në hapësirat ballkanike nuk ka qenë kurrë dhe nuk mund të jetë as sot gjithçka bullgare, (sllave)maqedonase, serbe apo greke!
(15. XII. 2020)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk