Shkruan:Prof. Dr:Abdulla Mehmeti
15 Maj ·
Analizë politike ekskluzive
Vetëm shqiptarët (politikanë, analistë, gazetarë dhe medie), habiten pse gjatë paraqitjeve publike të krerëve më të lartë të pushtetit dhe të ushtrisë ruse, nga fillimi i luftës
në Ukrainë gati sa për Ukrainën dhe krerët e pushtetit atdhetar të saj, kanë folur e propaganduar edhe për shqiptarët, si armiqtë më të përbetuar të Rusisë (lexo: Federatës Ruse).
E gjithë kjo huti ndër shqiptarët vjen si rezultat i mosnjohjes së historisë së vërtetë të popullit shqiptar, sidomos e historisë së lashtë, e periudhës Antike dhe e Mesjetës.
Në disa shkrime të mia të mëhershme, sidomos gjatë tre muajve të fundit, lidhur me këtë çështje, jam munduar të jap disa shpjegime për këtë histori, e cila është falsifikuar nga qarqet shkencore të Kremlinit, nga disa qarqe evropiane, më tepër për arsye politike se sa shkencore, dhe sidomos nga Akademitë e shkencave të shteteve satelite të Rusisë, Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, të cilën propagandë e kanë përhapur për fatin tonë të keq edhe shumë studiues dhe qendra të studimeve shkencore të shqiptarëve., ndërsa opinioni lexues shqiptar i ka gëlltitur ato symbyllur, si të vërteta.
Ende është herët për të thënë hollësi të tjera me këtë rast, por në vija kryesore duhet të dihen disa fakte:
1. Shqiptarët, historikisht nuk kanë pasur armik më të madh se ideologjia ekspansioniste rusomadhe, e realizuar përmes satelitëve të saj në rajonin ballkanik, fatkeqësisht edhe përmes mercenarëve shqiptarë, deri në ditët e sotme.
2. Shtetet sllave ballkanike dhe Greqia, me elitat e tyre politike, intelektuale dhe kishtare, së paku këto dy shekujt e fundit i kanë dëmtuar shqiptarët dhe u kanë sjellë aq shumë fatkeqësi sa asnjë armik tjetër gjatë historisë, ndër shekuj e mijëvjeçarë.
3. Rusia i ka kompleks shqiptarët, jo ukrainasit dhe popujt e Evropës, sepse në themelet e identitetit të sotëm të popullit rus, të kulturës, gjuhës, kishës ortodokse ruse dhe të shtetit të Rusisë, kanë përvetësuar shumë elemente nga shqiptarët, ndërsa me popujt tjerë kanë shkëmbyer normalisht vlera materiale dhe shpirtërore si të gjithë popujt tjerë të botës.
4. Përveç pushtimit dhe okupimit të territoreve shqiptare nga Rusia, përmes shteteve ballkanike, satelite të saj, Rusia nga shqiptarët ka përvetësuar besimin ortodoks, kishat dhe shenjtorët, ka përvetësuar simbolet, si shqiponjën dykrenore, ka përvetësuar alfabetin dhe shkrimin që përdorin edhe sot, të krijuar nga ilirët, madje edhe vetë etnonimin RUS dhe RUSI, e kanë përvetësuar nga shqiptarët. Kështu janë quajtur deri në shekullin e gjashtëmbëdhjetë banorët shqiptarë të krishterë në Serbinë e sotme (Rasi, Raci), ndërsa nga kjo periudhë (shek. XVI) banorëve të Serbisë (sllavë dhe të sllavizuar) ua kanë diktuar emrin e ri: Servi, Serbule – Serbë, kurse për vete e kanë përvetësuar këtë emër nga shteti i Rrasisë (Rashkës së Dardanisë, që serbët e konsiderojnë si shteti i tyre gjatë Mesjetës), pas martesës së imponuar nga Vatikani, të princeshës arbërore Zoja Paleologu me princin e Moskovit, Gjon Vasilin (Ivan III Vasilyevich), hertug përfituar nga tradita e mëhershme shtetërore dhe fetare të dinastisë së Nemanjëve të Rasisë dhe pasardhësve të dæk, dinastisë së Paleologëve të Romës Lindore (Konstandinisë), nga rusët e mëvonshëm, Dinastia e Moskovit, i kanë përvetësuar të gjitha elementet identitare për formimin e kombit dhe shtetit të tyre të mëvonshëm, siç njihen sot me emrin rusë dhe Rusi.
5. Për emrin e tyre etnik, simbolet identitare, stemën, alfabetin, shkrimin, kishën, pa edhe forcën kryesore ushtarake, me të cilën e kanë luftuar dhe mundur Perandorinë Osmane, Rusia e sotme dhe populli sllav i Rusisë u kanë borxh shqiptarëve të besimit të krishterë ortodoksë. Këtë të vërtetë e dinë mirë studiuesit e mirëfilltë të historisë dhe ndonjë diplomat me përvojë, jo edhe lexuesit e zakonshëm dhe gazetarët shqiptarë, të cilët aktualisht e ushtrojnë këtë zanat sa për ta siguruar ekzistencën, qoftë edhe të paguar nga qarqet që nuk ua duan të mirën shqiptarëve.
6. Ekspertët ushtarakë e dinë shumë mirë se cilat janë pikat strategjike në shtetet fqinje të Rusisë së sotme, ku ushtria dhe policia sekrete ruse ka kryer krimet dhe pastrimet etnike nga më çnjerëzore (të ngjashme me krimet e ushtrisë barbare serbe në Kosovë), nga viti 1991-93 e më vonë, si në Suhumi të Gjeorgjisë, Bardhi të Azerbajxhanit, Osetinë Jugore, Çeçeni, Transnistri, Axhari etj., kurse nga viti 2014 edhe në territorin e Donbassit dhe të Krimesë, kurse aktualisht në gjithë territorin e Ukrainës, kryesisht ku ka ende elemente të popullsisë autoktone me rrënjë pellazge-ilire (trake-dake-bese) dhe gjurmë të lashta të trashëgimisë kulturore që lidhen me shqiptarët e lashtë në ato vise, jo me banorët e ardhur më vonë aty, nga stepat e Azisë dhe të Siberisë, të ardhur me valët e pushtimeve mongole e tartare të fiseve nomade sllave këndej lumit Vollga, aty ku ndahet kufiri i racave njerëzore, madje edhe bëhet dallimi i qartë gjenetik edhe përmes grupeve të gjakut, andej lumit Vollga, në Azi, dhe këndej Vollgës, në kontinentin e Evropës, ku sot banojnë shumica e popullit rus, me një kulturë evropiane, ndryshe nga hordhitë pushtuese të stepave aziatike të Siberisë, të mërdhirë në shkretëtirat e akullta Siberiane, që kërkojnë kushte më të mira jetese në viset e ngrohta, për mbijetesë, të manipuluar me shekuj nga krerët e shetetit carist dhe sovjetik të Moskovit.
7. Krerët politikë dhe ushtarakë të Kremlinit e dinë më mirë se çdokush tjetër, se me shkatërrimin e Federatës Ruse, sipas modelit të shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, tendencat e popujve të 83 njësive federative përbërëse të saj do të shkojnë drejtë pavarësisë së plotë të tyre nga dominimi i Moskës. Me këtë, Rusia do të mbetet një shtet i vogël dhe i parrezikshëm për paqen dhe singurinë ndërkombëtare, ndërsa shtetet ballkanike satelite të Rusisë do ta humbin ndikimin e tyre, kurse faktori shqiptar në rajon dhe në Evropë do të rritet me shpejtësi të madhe, hertug marrë fatin në duart e veta, si në periudhat më të lavdishme të historisë së tij, në kohën e mbretërive ilire-dardane-pajone-epirote.
(15. maj 2022)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!