Shpalime
Është përhapur një dukuri në shkrimin e historisë, që nuk përkon aspak me parimet shkencore. Kjo është pjesë e propagandës shoviniste të popujve dhe shteteve të sotme, që pretendojnë ta lidhin autoktoninë e tyre me trashëgiminë kulturore të popujve të tjerë, siç janë paraardhësit e shqiptarëve, pellazgët, ilirët, dardanët etj., ndërsa emrat më të lashtë të vendbanimit dhe rajonit njihen me emrat e lashtë në gjuhën shqipe: vendbanimi Selishtë dhe rajoni Alba.
PSE KY MBISHKRIM I LASHTË DUHET TË LIDHET ME TOPONIMIN TARTARIA, QË NUK KA EKZISTUAR SI EMËR VENDI AS SI EMËR ETNIK DERI NË SHEK. XVII-XIX, (I DISA BANORËVE TË ARDHUR NGA NJË POPULLSI ME KËTË EMËR NË SIBERI?
Kur bëhet fjalë për një periudhë historike, trashëgimia kulturore-historike që i përket asaj duhet të vendoset në atë periudhë, duke përmendur emrat e vendeve dhe banorëve vendës të asaj periudhe, jo të lidhet me emrat e sotëm, me etnonime, toponime, emërtime të reja të vendeve dhe popujve, sidomos me emrat e shteteve që janë krijuar në periudhat e mëvonshme.
Në rastin konkret, janë zbuluar dhjetëra mbishkrime të lashta, që u tanojnë periudhave të lashta, deri 10 mijë vjet para erës sonë, që supozojmë se kanë qenë ndër shkrimet më të hershme të shqipes së lashtë. Studiuesit gabimisht, por jo pa qëllim, në vend se t’i përmendin emrat e vendeve dhe banorëve të tyre të saj periudhe, të njëjtat i lidhin me kohën e sotme, me emra të ndryshuar të vendesh, siç quhen sot.
Mes shumë shembujve, në hapësirat gjeografike të Evropës së sotme, përmenden emrat e shteteve që nuk kanë ekzistuar atëkohë, madje as deri në shek. 19-të, rasti është me rajonin e Transilvanisë, e cila nuk ka qenë pjesë e shtetit të sotëm të Rumanisë deri pas Luftës së Parë Botërore, më 1918. Për aq më tepër, si guxojnë studiuesit ta lidhin një mbishkrim kaq të lashtë, mbi 5500 vjet para erës sonë, me emrin e sotëm të një katundi të quajtur Tartaria, një emër që nuk ka ekzistuar atëherë, deri në shekullin 19-të?
Pse duhet të lidhen këto mbishkrime të lashta me emrat Rumuni, Tartari, Bullgari, Moldavi, Serbi etj., kur janë të njohura periudhat historike, emrat e lashtë të vendbanimeve dhe popujt që kanë jetuar atëkohë në ato vise.
Fotografitë në bashkëngjitje të këtij shkrimi, për monumente të veçanta të kulturës dhe gjuhës së lashtë, flasin mjaftueshëm për këtë çështje, raste të tjera ka të panumërta në këto shtete që përmendëm më vonë, por edhe në vende të tjera.
Ky shkrim i lashtë, nga fotografitë është gjetur në vendbanimin Selishtë të rajonit Alba në Evropën e sotme qendrore, dhe si i tillë duhet të emërtohet, studiohet e mësohet.
(20. XII. 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!