Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Fan Noli i shkruan Konicës për Ahmet Zogun/ Janë tradhëtorë: Hipnë në fuqi me ndihmën e Pasiçit dhe, për të qëndruar në fuqi, i falën Serbisë, copra të tokës shqiptare, të fituara me një mijë mundime.
Ja çka i shkruan Fan Noli Faik Konicës për Ahmed Zogun:
Ja tani pasqyra e qeverisë së sotme, në qoftë se munt të quhet qeveri një çetë e hurit dhe e litarit
1) Janë tradhëtorë: Hipnë në fuqi me ndihmën e Pasiçit dhe, për të qëndruar në fuqi, i falën Serbisë, copra të tokës shqiptare, të fituara me një mijë mundime.
2 ) Janë kusarë të pasurive të shtetit: U shesin kapitalistëve të huaj pasurit’ e shtetit me ryshfete e me kondita skandalloze për të fituar simpathin e tyre.
3) Janë çkatëronjës: Çkallmojnë buxhetin duke ballancuar me kleçka për sy e faqe, e duke krijuar në realitet një deficit prej tre miliuansh të paktën, i cili do të rritet me kredite të pazakonshme.
4) Janë kriminelë: Me anën e veglave të tyre kanë asasinuar (vrarër me atentate) prapa kurrizit katër patriotë antiserbë si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi dhe Zija Dibra dhe duzuina të tjerë, emrat e të cilëve ca i dimë dhe ca do t’i mësojmë më vonë.
5) Janë tiranë: Të gjitha lirit’ e popullit janë marrë nëpër këmbë. Liria e shtypit nuk ekziston. “Dielli” që mban një paanësi mirëdasëshme është ndaluar.
6) Janë armiq të kanunit: Çkatërruan ushtrinë dhe xhandarmërinë kombëtare dhe lëshuan bashipozukët për të shtypur, për të plaçkitur e për të terrorizuar popullin e mjerë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!