“Je dru me pre!” ore bastard i huaj.

09
Mar
2025
Shkruan: Luan Qemal Baci


Ti, ore i mjerë hoxhë pambuku, je intelektualisht më poshtë se një copë dru! Një farë “hoxhe”, që predikon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare të shqiptarëve, por që vetë nuk është shqiptar. Ti mezi flet shqip, belbëzon si i huaj dhe guxon të thuash:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Është më mirë një mysliman turk sesa një katolik shqiptar. Është më mirë një mysliman serb sesa një katolik shqiptar.”

Të të quaj gjakprishur? Jo! Nuk e meriton këtë “nder”, sepse gjakprishur janë ata shqiptarë që tradhtojnë kombin. Ti nuk je as shqiptar, as i lidhur me këtë tokë. Fakti që nuk di as të lexosh e të flasësh shqip, tregon se je i ardhur – turk, serb, apo rus, pak rëndësi ka. Rëndësi ka që nuk je shqiptar. Kjo vetëm sa vërteton atë që patriotët shqiptarë kanë thënë gjithmonë: Ju, klerikët si ti, nuk keni lidhje me Zotin. Ju jeni thjesht ushtarë të ripushtimeve, vegla të huaja që përgatisin asimilimin dhe boshatisjen e trojeve shqiptare nga vetë shqiptarët.

“Je dru me pre!” ore bastard i huaj.

Dikur, në Shqipëri, pas çlirimit, qytetarët blinin dru për ngrohje dhe gatim. Këto dru ishin të papërdorshme pa i prerë. Kush i priste? Ca fshatarë të ardhur nga malësitë, njerëz pa aftësi për një punë tjetër, që shkonin shtëpi më shtëpi me një sopatë të varur në shpatull dhe thërrisnin: “Dru me pre!”

Dhe ja ku jeni ju sot, si ata druvarët e paditur, që mendoni se mund të prini mendjet e shqiptarëve me broçkulla e mashtrime. Por gaboheni! Patriotët shqiptarë, elita e këtij kombi, do t’ju presin kokat – jo me shpata, por me gjuhën e tyre të mprehtë dhe me të vërtetën. Do t’ju çmontojnë gënjeshtrat, do t’ju zhveshin nga maskat dhe do t’ju tregojnë para të gjithëve për çka jeni: mercenarë, injorantë, dembelë, parazitë të financuar nga të huajt për të shkatërruar shqiptarët.

Larg nga shqiptarët, ju vemje të ndyra! Ju që shpërdoroni “demokracinë dhe fjalën e lirë” për të punuar kundër një populli me rrënjë mijëravjeçare në këtë tokë! Por mos u gënjeni, sepse shqiptarët e vërtetë ju njohin dhe nuk do t’ju lënë të veproni pa ndëshkim!”

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk