Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
“Po na prish me ameriken”, therrasin korbat qe hane mishin e SHQIPERISE qe e vrane dhe e shkerrmoqen si mos me keq. Keto korba, duan vetem te mbrojne folete extyre te ngrohta, te krijuar e ndertuara me krim e korrupsion, duke vjedhur djersen gati pesedhjete vjecare te nje populli te tere e duke e nxjerre vendin ne ankand per nje euro.
Jane po keto korba, qe paguajne miljona per avokate te huaj, ne mbrojtje te krimeve te tyre, e te pasurive marramendese, te krijuar me shkeljen e cdo forme morale e ligjore, te shoqerise e te shtetit.
Zoti K. R., i drejtohet zotit K. T. duke i thene se: Vetëm antiamerikanët janë hajna, pasi, pa amerikën, nuk do kishte këmbë shqiptari në Kosovë! Pse po prishet Albini me Amerikën? Është fare e thjeshtë; që Serbia ta pushtojë sërish Kosovën. Ju dukeni qartë që jeni antiamerikan!”
E ky programming i trurit, ne te njejten rruge, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, ka cuar qe dhe jo pak njerez te thjeshte te jene popular e krijuar terrori psikologjik “i prishjes” me aleatet euro Atlantis!
Vellaj i Kosoves, i terrorizuar e programmer me friken e prishjes, nuk ka parasysh shume fakte.
Nuk eshte proamerikanizem te flasesh keshtu sic flisni ju ore njeri. Ka amerikane e amerikane.
Ka amerikane qe nuk e duan popullin e vendin e vet, sic ka te njejete ne Kosove, Shqiperi e krejt Shqipetari, “shqipetare” qe shikojne vetem xhepin e vet e nuk duan t’ja dine per te tjeret, popullin e atedheun. E kete grupim amerikanesh te kesaj natyre nuk duhet t’i duam, sepse ata te tregetojne, te demtojne, ndaj eshte mire, ne se don te jetosh, te mos shkosh pas ketij grupimi.
Ka nje grupim tjeter amerikanesh, qe e duan familjen, shoqerine, qe e duan dhe e respektojne te drejten dhe lirine e tjeterit, qe punojne shume e shume per t’i dale zot ekonomise, qe nuk vjedhin, nuk bejne krime, e kane nje qytetari te admirueshme. Keta lloj amerikanesh ndihmojne njeri tjeterin, shikojne si te perparojne vete dhe vendi i tyre, brenda normave morale e ligjore, qe respektojne te drejtat dhe lirite e tjetrit. Keta lloj amerikanesh eshte per te besuar, e ku duhet e mund te kerkohet ndihma e ruhet miqesia.
Ne shqipetari me se shumeti flasin per proamerikanizem vete antiamerikanet, te cilet perpara se te jene antiamerikane, jane antishqipetare, antikombetare. Ky lloj grupimi, shikon e mbeshtetet tek ai grupi i pare i amerikaneve qe pershkrova me larte. Ky grup “shqipetaresh”, akuzojne per antiamerikane kedo qe u del perpara per t’i penguar e ndaluar krimin, korrupsionin, vjedhjen e popullit e te atedheut. Ky grup “shqipetaresh”, nuk I duhet as familjes se tij, te cilen e demton pa e kuptuar as vete ata se sa e si e demetuan familjen e tyre. Ky grup shqipetaresh eshte pjesa me e dobet dhe me e rrezikeshme e shoqerise.
Te jesh proamerikan, nuk don te thote te jeshe kepuce lepires, byt*h pambuk, servil i peshtire, pa kollone vertebrale. Te jesh proamerikan e proevropian, me rradhe te pare duhet te jeshe proshqipetar, njeri me kollone te fuqishme vertebrale, te dishes te thuash eshe “JO” te madhe, me ment ne koke e ne kohen e duhur, amerikaneve qe une i vura ne grupin e pare ne kete shkrim, por qe jane ne fundin edhe te vete shoqerise amerikane.
Vetem udheheqesi inteligjent, qe done me shume edhe perpara vetes atedheun e popullin e tij, vetem nje udheheqes i tille dine te thote “JO”, kur duhet e ku duhet, kur nje veprim apo mos veprim i Amerikes apo Europes, kerkon te demtoje qofte edhe jo qellimisht popullin e vendin tend.
Duhet te shkundemi e t’i flakim tutje tendencat feudale qe na kane futur ne ndergjegjen tone pushtimet e huaja e te stergjatura, qe duhet ta kesh mire me “”Pashjin e sulltanin” qe te te kesh ne rregull feudin tend. Ky mentalitet skllavi, na beri te ishim projugosllave, proruse, prokineze, proserbe, progreker, pro-malazeze, proturke, e prodreqit e te birit, duke na u shplare truri deri ne harresen per te qene PROSHQIPETARE e PROATDHETARE,
Jeta, e ardhemja ndertohen e sigurohen me dije, kulture, pune te palodhur, e jo me thirrje e bindje per te qene pro ketij e pro atij.
Ne rradhe te pare behu e qendro pro atedheut e popullit tend, e me zgjuaresi, dinjitet e integritet, zgjidh edhe aleate, qe te mos jeshe vetem, por te jeshe me trim sepse ke shoke shume, e kjo aspak nuk duhet te perkthehet nga “shoke” ne “padrone”.
Edhe vendet e medha kane nevoje te jene e te kene aleate, e ne historine tone kombetare, ekzistenca jone, na ka mesuar se burra te mencur te ketij kombi, kane ditur te zgjedhin edhe aleate te mire, e me syrin pishe, kur “te miret” kane “kthyer fleten e qepes”, jane bere te liq, atehere burrat me kollone vertebrale e gjak shqipetari, i kane treguar kufirin tek thana. Vetem keshtu mbrohet liria e perparimi.
16 Mars 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!