Josif V. Stalini

23
Dec
2023
Shkruan Z.Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Njerëzit dilnin nga një peisazh i largët.
Të gjithë ishin trima, por humbisnin forcat e tyre.

Trishtoheshin ata dhe as duke ëndrruar, ishin prej plumbi .

Njerëzit, dilnin nga fëmijëria e tyre xhuxhe.
Të prapambetur, të vonuar ata adhuronin retë.
Skamja dhe mëshira iu dukeshin të shenjëta.

O të vdekur, të ngjashëm me mua; të vjetër, apo lindur dje.
Fytyra të shëndetit që mplaku skllavëria.

Nevojat tuaja, ju jepnin dëshirën për të qenë të lirë.
Dëshirën, për të qenë të lumtur.
Dëshirën, për të qenë të fortë!

Të fortë me butesinë e një xhami, shumë të butë.
Që vala s’e errëson, ku pasqyrohet një popull vëlla.

E mijëra, e mijëra vëllezër, kanë mbajtur Karl Marksin,
E mijëra kanë mbajtur Leninin.
Stalini, është dhe do të jetë më i pranishëm,
për të nesërmen.

Stalini, daravitë sot fatekeqësinë e sistemit, anti-jetë!
Besimi në fitore, është fryti i trurit të tij të dashurisë njerëzore.
Pema e arsyes, aq thellë është përsosur.

Në saje të tij,
Ne, jetojmë pa njohur vjeshtë e dimër,-stuhi.
Horizonti i Stalinit, është përherë në rilindje…
Ne jetojmë, pa dyshuar edhe në fund të botës.

Ne, prodhojmë jetën, rregullojmë të sotmen,-për të ardhmen.
Tek ne, nuk ka më,
të neserme; për të mos kenë!
Agime, pa mesdite, freski pa ngrohtësi.

Stalini, në zemrën e njerëzve është njeri.
Në shëmbëlltyrën e tij mortore, me flakë të thinjura .
Duke flakëruar nga një zjarr, senguin në vjeshtën e njerëzve.

Stalini, shpagon me të mirën, o njerëz.
Dhe, krenarisht ua kthen punëve të tyre virtytin e kënaqësisë.
Sa të punosh për të jetuar, është të veprosh mbi jetën.

Sepse, jeta dhe njerëzit, kanë zgjedhur Stalinin.
Për të mëshiruar mbi shpresat e tyre të pafundme.

21 Dhjetor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk