Kalimi i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH në zonën e Shpatit e të Vërçës

13
Jul
2023

74 vjet më parë
Një nga synimet e nazistëve e ballistëve që organizuan Operacionin e Dimrit ishte: asgjësimi i Shtabit të Përgjithshme të UNÇSH. Gjatë Operacionit në Dimrin e 1944 u krijua vërtet një gjendje e rënde dhe e rrezikshme per nje pjese te Shtabit te Përgjithshëm të UNÇSH që mbeti bllokuar ne zonën e Çermenikës-Shengjergj-Martanesh. Armiku e ndiqte këmba- këmbës që ta asgjësonte kokën e UNÇSH.
Shtabi i Përgjithshëm, falë trimërisë, sakrificave dhe përkrahjes së popullit arriti të shpëtojë. U nis Brigade I për t’i ardhur në ndihmë, por shtabi çau vetë. Përmes një rruge të gjatë dhe të vështirë me plot peripecira e të papritura nepër krahinat e Martaneshit, Çermenikes, Shëngjergjit arriti të dalë në Shpat e Vërçë. Ishte dimër i egër ishte edhe më i egër reaksioni i armikut. Por mbështetja e besimin te populli bënë që të triumfojnë mbi çdo vështirësi e pengesë.
Po tregojmë marshimin e Shtabit të Përgjthshëm të UNÇSH në zonën e Shpatit e të Vërçës, sipas kujtimeve të veteranit e historianit Kadri Musai, të cilin e ka dërguar për botim, Xhelal Boçi, n/kryetar i Komitetit të Veteranëve – Gramsh.
Më 15 shkurt 1944 Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Spiro Koleka dhe te shoqeruar nga Sami Baholli dhe Ram Ceka kaluan uren e Mirakes mbi lumin Shkumbin, megjithëse ajo ruhej nga patrullat gjermane. Strehohen në Mirakë në shtepinë e Ram Cekës. Nga Miraka shokët e shtabit i shoqeron Rexhep Kalia nga Polis i Vogel. Kalojne Uren e Gurit mbi lumin Gostië dhe në mesin e nates, arrijne ne Fushe –Buall ne shtepin e Jaho Kalisë, i cili i priti me ngrohtësi të veçante. Në mbremje, Shtabi do të udhëtonte për ne Shushicë. Jaho Kalia u dha shoqerues, nipin e vet Musa Kalinë. Musa Kalia u thotë shokëve se do te shkonin te nje mik Adem Koçi, njeri i mire, fukara dhe besnik. Kur u futen ne shtepine e tij, Ademi me Aishen ishen të semurë, kurse femijët ishin mbledhur pranë vatrës. Pasi hëngrën bukë me ç’gjetën ne magje, qepë e kripë, u lanë të sëmureve ilaçe qe kishin me vete. Heret në mëngjes shkojne te Qazim Koçi. Gjate dites bente roje Adem Koçi. Në mbremje erdhi djali i Muço Bodurrit, Mitro Bodurri dhe çoi në shtepinë e tij në Shelcan. Drejtuesit e Shtabit erdhen naten e 18 shkurtit dhe nga mesi i nates te shoqeruar nga Mitro Bodurri arrijnë në fshatin Trepsenisht te daja e tij Dok Tollumi. Per shkak te levizjeve te forcave reaksionare ne zonen e fshatrave perreth qendruan ne pyll, pa zjarr, ne debore e ne te ftohte, pasi nuk duhet të diktoheshin nga armiku.
Diten e 19 shkurtit, pa gedhire mirë, te shoqeruar nga Dok Tollumi dhe Dhimiter Bodurri kaluan neper pyje, rrepira e perrenj, ku me veshtiresi kalonte edhe dhia, dhe më mbrëmje arritën në Galigat. U strehuan ne shtepine e Ymer Cohës, i cili i priti ne kasollen e vete me shume ngrohtesi e perzemërsi. Ymer Coha ishte fshatar i varfer, por i ndershem, i zgjuar, besnik dhe i lidhur me levizjen. Ymer Coha duke njohur situaten dhe per te mos ndodhur e keqja sugjeroi qe levizja te behej per ne fshatin Nezhar te Shpatit të Parë, në shtëpin e njerëzve te luftes ne familjen e Dedajve.
Ne mbremjen e 20 shkurtit te udhehequr prej Ymer Cohes, dolën në Qafen e Vlashit, tek Sop i i Gjate. Dhe ne mesnate arrijne ne shtepine e Kodhel Dedes i njohur per veprimtari patriotike. Ne Nezhar qendruan dy netë. Ne kete kohe ne Nezhar dhe ne fshatrat te tjere leviznin forca te shumta balliste te komanduara nga Zak Shqau dhe Sif Sinani, qe ndiqnin dhe terrorizonin njerezit e luftes. Nga Nezhari shkojne ne Selte te miku i Dedajve Belul Bica, i cili ishte iu lidhur ngushte me levizjen. Per te qene me i sigurte Beluli i dergoi Shoket e Shtabit ne stanin e vellezerve Can e Qamil Karai dhe naten e dyte Beluli i shoqeroi duke kaluar lumin e Holtes ne fshatin Strore te vellezerit Nezir e Ali Qeti, te cilet i priten me gjithe zemer.
Nga Strori, naten pa gdhirë, te shoqeruar nga Neziri dhe Halil Qeti anëtarët e Shtabit shkuan ne Tervoll ne shtepine e Qamil Dukes. Atje ndenjen gati gjithe diten deri ne mbremje, ku do te niseshin per ne Kishte, te shoqeruar nga Nezir e Ali Qeti dhe Qamil Duka. Udhëheqja e Shtabit duke kaluar ne vende te mbuluara me debore dhe përmes të tohtit të madh, naten vonë, arrijn e ne Kishte ne shtepine e patriotit Tafil Musai. Ne kete shtepi qendruan nga 24 shkurti deri ne 3 mars.
Me ardhjen e shokeve te Shtabit te Përgjithem, në shtepinë tonë u moren masa te forta per sigurimin e tyre nga cdo e papritur, duke mbajtur nje konspiracion nga te gjithe njerezit e familjes, shkruan Kadri Musai. Gjate qendrimit ne Kishtë, Enver Hoxha shkroi letra për drejtues te tjere te luftes si Nako Spirut në Elbasan dhe Gogo Nushit në Tiranë, dhe nëpermjet njerëzve besnikë si Ilmi Telegrafi e Xhemali Kavaja nga Elbasani i cili ishte dyqanxhiu i fshatit Kishte, i nisi. Me porosi te Enver Hoxhës babai (Filja) u nis ne Bersnik per te takuar miqte tane Nevruz e Shefqet Dermyshi dhe Sherif e Nezir Kumria, per te mundesuar kalimin e Devollit per ne Shemberdhenj e pastaj per ne Skrapar. Shira të dëndur, te ftohtit e acarte benë të pamundur kalimin e lumit Devoll. Mbasdite babai kthehet dhe njofton shoket e shtabit se lumi Devoll eshte i pamundur te kalohet. Pastaj u pranua variant tjeter per te kaluar ne Shenepremte (Lenie), Gopesh e ne Korçë qe ishte zone e lire. Ne diten e trete date 27 shkurt 1944 ne Kishte erdhen rreth 200 ballistë, qe komandoheshin nga Lamçe Dragoti. Te gjithe pjestaret e familjes dhe shoket e shtabit zune pozicione. Vellai, Qaniu (deshmor i atdheut) veshi nje fustan grash, vuri dhe nje shami ne kokë, u armatos mirë e zuri nje pozicion mbi shtepine tone. Nderkohe babai me gjakftohtesi i tha Enver Hoxhës: Nuk do te dalim nga shtepia, por do te luftojme ketu deri ne vdekje. “Jo vetem ti, o File Musai, i tha Enver Hoxha, por sot te gjithe njerezit e ndershem te Gramshit dhe te tere Shqiperise ua kane vene sinorin te thana te huajit dhe tradhetarit”.
Ne shtepine tone dhe te xhaxhait erdhen rreth 30 ballistë. Shoket e Shtabit u futen ne nje dhome te vogel qe ndahej prej dhomave te tjera vetem me derrasa prej druri. Nderkohe ne Kishte u hap lajmi se Riza Kodheli me batalionin e tij kishin dalë ne Shenepremte dhe po i afrohej Kishtes. Kete detyre e kryen me se miri pioneret me Qemal Musain, te cilet e perhapen ne gjithe fshatin se forcat partizane po i afroheshin Kishtes. Ballistet e tmerruar ia mbathën kembeve drejt Elbasanit dhe rruga per ne Shenepremte ishte e lire.
Më 3 mars 1944, në mbremje, shoket e shtabit te shoqeruar nga Filja dhe Kadri Musai nga Kishta shkojne tek patrioti tjeter gramshiot Tare Dermyshi ne fshatin Bersnik. Biseda e Enver Hoxhës me Tare Dermyshin qe shume e ngrohte, mjafte dashamirese dhe bujari. Xha Tarja per tere naten thirri krushkun e tij nga Gopeshi Jakup Kulen. Ne mbremjen e 4 marsit drejtuesit e Shtabit te shoqeruar nga Filja, Kadriu, djali i xha Tares, Ahmet Dermyshi dhe udherrefyesi Jakup Kula ndahen me xha Taren dhe moren rrugen drejt Shenepremtes. Udherrefyesi e dinte mire rrugen. Me pak veshtiresi kaluan lumin e Verçës. U ngjiten drejt Bulçarit, mbi fshatin Kokel e Bratil dhe ne te gdhire arritem ne Graboven e Poshtme, te përroi me te njejtin emer. Shiu nuk pushoi po na ndoqi gjithe rrugen. Ura ishte prishur dhe mezi kaluam te nje ure tjeter me siper qe quhej ura e Gurit te Senes ne Shenepremte. Per te dale drejt qafes se Shenepremtes kaluam prane shtepise se Gani Bicit, njeri i lidhur ngushtë me luften. Keshtu shoket e Shtabit te Pergjithshem kaluan me sukses te plote qafen e rrezikshme te Shenepremtes me 5 mars 1944 per ne zonen e lire te Korçës.
Per fitoren e madhe qe u arrit dhe per gezimin qe ndjenin shoket shkrehen ne qafe nje bresheri pushkesh. Udherrefyesi Jakup Kula i dergoi ne shtepin e tij dhe i prit me shume kenaqesi. Jakup Kula ishte krenar per detyren qe i dhane dhe e kreu ate me pergjegjesi te larte atdhetare, duke mbrojtur drejtuesit e Shtabit te Përgjithshëm te UNÇSH, pavarësisht kushteve te veshtira te motit dhe rrethit te eger gjermano-ballist.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk