KARAKTERET E LIGA?!

10
Apr
2025
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Mendime të thelluara).

SKICË

-Jeta në shoqërinë feudale-
kapitaliste është një lloj lufte speciale.

-Jeni ndeshur ju me këta faqezinj e këto faqezeza?!
Me këta urithët dhe bubëzat që fshihen “nën tokë”, herë-herë nxjerrin kokat për të rrënuar familjet dhe shoqërinë tonë shqiptare.
-Mua, më ka rastisur, mëse njëherë, të ndeshem dhe të fitoj pikërisht, me ata/ato, që i kam ndihmuar kur ishin të rrëzuar përtokë!…
-Sa hajvanë dhe hajvanesha që ishin dhe janë: kanë bërë përpjekje të më ulin dhe bëjnë t’ju ulin,-aq sa ne kemi bërë përpjekje (marrëzisht), t’i ngrinim më lart…?!
-Kanë vepruar dhe veprojnë nëndheshëm dhe me dinakëri, gjithnjë, prapa krahëve tanë!…
Unë, e di kush ishin dhe janë, besoj, edhe ju e dini, por ata/ato nuk e dinë që ne e dimë….
-Do t’ua thoshim pa frikë, përballë këtyre surrogateve dhe surrogatëve të pështirë dhe të pështira, por, ne kujdesemi për informatorët e tanë të sinqertë dhe të sigurtë!…
Hajvanet dhe hajvanët shpifës, rrenacakë dhe intrigantë, nuk duhet trembur!
-E them përsëri, ata/ato, hiqen miq dhe mikesha, sepse, nuk e dinë, që ne e dimë, që stisjet e tyre janë boshe…
Po, ku dinë hajvanët dhe hajvaneshat dykëmbëshe me gjuhërat e gjata si bishtat e mëzetëve dhe të mëshqerrave që: celulat tona, në çdo cep të atdheut dhe të botës vëzhgojnë dhe i zbulojnë!…
9 Prill, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk