Karakteri i njeriut, formimi i tij eshte po aq kompkeks, sa jo pak eshte shkruar per te. Ai ne perberje te tij ka edhe origjinen gjenetike, genin, sic thuhet edhe ne shkence, qe populli e ka pershkruar me disa fjale te ureta:
“Dardha mbin nen dardhe!”
ose
“Trendafili mbin nen rrenje trendafili!
Keto per te pershkruar “genin”, gjenezen se nga byron karakteri i njeriut, si nje veti e brendeshme, “nje dhurate e tij” per t’a formuar si njeri te mire.
Por eshte edhe ana tjeter, e kundert e medaljes:
“Nga ferra, vetem ferre mbin”
Qe pershkruan se nje baze familjare apo shoqerore e keqe, do te krijoje nje pjesetar familje apo shoqerore te keq e te rrezikeshem.
Dhe nje gjendje e ndermjeteme, qe jep shprese per te korregjuar te keqen:
“Nga ferra mbin edhe trendafili!”
Qe pershkruar se jo gjithmone nga nje ambient helmues, familiar e shoqeror, te formohet vetem i keqi, por del dhe formohet edhe i miri!
Jo pak here, jo vetem per te justifikuar apo ne te kunderte “per te goditur” dike, thuhet edhe se:
“Byt*ha (prapan*ca) ka shume damare, dreqi e din se nga c’damare ka ngjare!”
Pra ekziston ne karakterin e sejcilit, edhe trashegimise, geni, i origjines, gen te cilin askush nuk e zgjedh vete, por “e ka dhurate” nga paraardhesit e tij biologjike.
Shoqeria ka pjesen e madhe te saj ne formimin e karakterin te individit, e kjo misherohet ne fjalen e urte, te gjeniu popull, qe thote:
“Me thuaj me ke rrin, e shoqerohesh, te te them se cili je!”
Karakteri zhvillohet gjate jetes, mbi bazen e familjes, shoqerise, edukimit e aresimit, punes per te jetuar, pra ka nje mori faktoresh, te cilet kur jane pozitiv, formojne nje njeri te mire, te vlefshem e te deshirueshem per FAMILJEN e shoqerine, e kur ambjenti qe shoqeron njeriun, qe nga lindja e deri sa ai eshte i pamvarur ne jete e ne veprime, eshte negative, atehere formohet nje njeri i rrezikshem per FAMILJEN, shoqerine dhe vete personin.
Per te shkaterruar nje shoqeri, nje vend e nje popull, duhet te formosh tek individet dhe tek e gjithe shoqeria, nje karakter te dobet, te paqendrueshem, qe orientohet nga analfabetizmi, droga, papunesia, imoraliteti, korrupsioni e krimi masiv, duke filluar nga baza e deri ne hallkat me te larta te shtetit, ekzekutiv e politik. Zhveshja e njerezeve nga nje karakter me vlera pozitive familjare e atedhetare, eshte njera nga kerkesat e zhdukjes se identitetit kombetar, eshte celesi te cilin armiqte e kombit shqipetar, perpiqen ta zhvillojne e forcojne perdite, ne luften kunder SHQIPETARISE.
LUAN QEMAL BACI
22 Qershor 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!