Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Reagim:
Ke gabuar rëndë, z.Blerim Metaj!
Kujdes ndaj fjalës së shkruar!…
Mos i hyni, kot në hak, Albin Kurtit, kur provoni që ta krahasoni me fajtorët kujdestarë,-siç janë Saliu dhe Edi & Co.
Albin Kurti, nuk është “inatxhi”-siç ke shkruar ti dhe siç po mendojnë përkrahësit tuaj.
Mos harroni!…
Ishte Edi Rama, i pari që ia mbylli derën bashkëpunimit me Albinin dhe Kosovën dhe ia hapi derën Vuçiqit dhe Serbisë:
1.
Me “Ballkanin e hapur”.
2.
Me anulimin e vizitës së dy qeverive, të dy shteteve shqiptare, në Gjakovë.
Albin Kurti, ishte dhe mbeti FLAMURTAR i patundur i RIBASHKIMIT kombëtar.
Vetëm para më pak se dy muajsh doli hapur me deklaratë: “Kundër vendimeve që gjatë dialogut Kosovë – Serbi në Vjenë, Bruksel e gjetkë, qëkur e kur Europa, Amerika dhe bota, sipas Paketës së Ahtisarit e trajtuan dhe po e trajtojnë Kosovën, kinse, qenka “shtet multietnik”.
-Kosova me 95% e banuar me shqiptarë, për me vetëm 5% minoritarë, 3% serbë kolonë, ardhacakë dhe 2% të tjerë, nuk mund të konsiderohet shtet multietnik”.
-(Apostrofimi im).
Mos harroni!
Albini dhe LVV, kanë protestuar kundër Paketës së Ahtisarit.
Për të gjitha padrejtësitë, që i janë bërë dje dhe si Kryeministër në dialog po proteston sot në Europë, për çështjen e Kosovës dhe kudo e ka ngritur zërin për shqiptarët e robëruar në Kosovën Lindore e gjetkë.
Albini, a nuk ia tha troç, Ramës me rastin e paraqitjes të njëfar, “Projekti” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës:
“Z, Rama, është mirë të paraqitësh para botës, Projekt për zgjidhjen e çështjes të shqiptarëve në Kosovën Lindore”.
-Derisa, Edi Rama, po kërkon nga Kosova zbatim të Asociacionit, Albini, si Vigan po ndeshet në Bruksel e gjetkë, në betejat politike kur Kosova po sulmohet nga të gjitha anët dhe krahët e lukunive të politikave reaksionare të brendshme dhe të jashtme, për të mos e pranuar KURRSESI, Asociacion in fatalist prapakthyes historik për Kosovën, të nënshkruar më 2013 dhe të 2015 nga dyshja famëkeqe Isa-Hashimi.
-Vetëm një e vërtetë qëndron në shkrimin e Blerim Metës: mendoj, Enveri, ishte NJËSHI në teorinë dhe në praktikën REVOLUCIONARE.
-Mirëpo, qëndrimet largpamëse, heroike brilante të gjeniut Enver në raport me shqiptarët e mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptar, kudo dhe në çdo kohë ishin të patundura.
Besoj, lexuesve të nderuar ju kujtohet dhe Konferenca e Helsinkit, më 1 gusht 1975. Enveri ynë nuk e nënshkroi atë Marrëveshje evropiane, që e garantonte paprekshmëri-në e kufijve në Evropë dhe në Ballkan.
Këtë nuk e bëri, pikërisht sepse, çështja e kufijve në trojet shqiptare nuk ishte zgjidhur drejt…!
Duke mos harruar faktet që, rrethanat politike e të tjera, brenda dhe jashtë RPSSH ishin ca më të favorshme për faktin që, Enveri dhe PKSH/PPSH, me kohë ishin përgatitur nga çdo aspekt politik, diplomatik, ushtarak, si të vepronin në mbrojtje të Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare në atë lloj paqeje të brishtë ballkanase dhe në rast lufte në rajonin tonë. Enveri, e kishte përgatitur kombin shqiptar në UNITET të pathyeshëm, e kishte përkrahjen e parezerva të të gjithë shqiptarëve, atëbotë, nuk ishte sistemi i pluralizmit “i pularisë” së krra-kave, kur të gjithë krrokasin zhurmshëm në kotecin e pulave politike, duke u krekosur, madje, edhe pulat krrokasin “trimërisht” si gjela mbi plehra, kur të gjithë “janë të ditur”, që në fakt dijnë pak, apo, s’ po dijnë aspak.
Kur shumica e politikanëve dhe ithtarëve të tyre, nga lakmitë apo nga frika, po harrojnë dhe obligimet e tyre si opozitarë dhe “analistë” në raportet me kombin dhe atdheun.
Kujdes!…
Mos kërkoni prej Albinit që punët e tij të shkojnë, krejt “mjaltë e sheqer”, që ato të shkëlqejnë si syprinë e detit, kur dallgët detare po bëjnë kërdinë!… Përderisa, Albini e mori pushtetin në Kosovë, të zhytur thellë në kënetat e pista të korrupsionit e plagëve të tjera të feudal-kapitalizmit të shek, 21.
Kosovën e mori në mjerim, në rrugë pakrye nga çdo aspekt nga opozita e sotme.
Tani, kur të gjithë borgjezët e majmur dhe llumproletariati i varfër, të çorientuar nga taborret reaksionare: të sulmosh dhe të etikosh Albinin si flamurtar i tundjes të flamurit të Paketës së Ahtisarit, është hiç më pak se naivitet, për të mos thënë marrëzi prej diletantësh apo elementë që, kanë qëndrime të theksuara të NJËANSHME.
Albini,-së paku tani, nuk mund të kalojë lehtë “brenda natës”, hendekun politik, ekonomik, ushtarak e të tjerë, që e kanë hapur opozitarët e sotëm “kosovarë” Isa-Hashimi, bashkë me pushtetarët dhe opozitarët “shqiptarë” të sojnikëve, Saliu-Edi.
Edhe diçka:
Nuk është e vërtetë që, Albini po punon me kanun,-siç po flasin dhe po veprojnë politikanët tjerë të lartcekur.
Albini, po vepron me Kushtetutën e Kosovës, ndonëse të imponuar nga ndërkombëtarët, ku siç dihet lë shumë për të dëshiruar për ne shqiptarët, mirëpo Ay, po përpiqet që, siç do të thoshte poeti i famshëm, Gëte: “Poeti, duhet të nxjerrë yndyrë edhe prej drurit të thatë”.
Ashtu, po bën përpjekje titanike i madhi atdhetar, Albin Kurti.
Nderime!
9 korrik, 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!