KENI GOJË TË SHANI KOMUNIZMIN?! KENI FYTYRË TË PËRGOJONI ENVER HOXHËN?!

17
Oct
2024
Shkruan: Gjon Bruçi


Borgjezë shqiptarë të shekullit njëzet e një:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pas tridhjetë e katër vite “prova laboratike”, që ju borgjezët e rinj shqiptarë, së bashku me mbeturinat e vjetra të kësaj klase të mykur, eksperimentuat me fatet e popullit shqiptar e të vendit, dhe ja ku e rikthyet Shqipërinë tonë në parametrat e kohës mesjetare.
Nga humnera e këtij regresi të jashtëzakonshëm, ku na keni hedhur, do të dëshiroja të debatoja me ju, jo nëpër studiot e mykura të televizioneve, por në një auditor të stërmadh, ku të dëgjojnë të gjithë shqiptarët, që kanë sy, veshë dhe mendje normale, për t’jua përplasur ju në surrat dy fraza të thjeshta, shoqëruar me sarkazmën dhe mllefin që më del nga thellësia e shpirtit:
DHE KENI GOJË E SHANI KOMUNIZMIN!
DHE KENI FYTYRË E PËRGOJONI ENVER HOXHËN”!
Jam i sigurtë se dy frazat e mësipërme do të shoqëroheshin me duartrokitje frenetike të qytetarëve, me një zë mijëra herë më të fuqishëm se zëri ynë komunist. Sepse tashmë ata që e kanë kuptuar “lojën” e shpëlarë borgjeze, që ju, bastardë të kombit, në bashkëpunim me antishqiptarët keni servirur, janë të shumtë në numur dhe po shtohen çdo ditë.
Për 34 vjet rresht, ju bastardë që uzurpuat pushtetin e popullit, ndërsa premtonit parajsën borgjeze, nuk rreshtët asnjë sekond duke sharë e mallkuar sistemin socialist dhe Enver Hoxhën. Të parën, “parajsën” nuk e bitisët dhe as do ta bitisni kurrë. Ndërsa të dytën, sharjet, shpifjet dhe mallkimet po i realizoni çdo ditë. Antikomunizmi dhe antienverizmi i juaj, grumbulluar në tri parti vajmedete, ka qenë dhe mbetet një antikombëtarizëm i kulluar, një antishiptarizëm i shëmtuar. Ju borgjezë të ndyrë, pjellë dhe mashë e borgjezisë ndërkombëtare, jo vetëm shkatërruat gjer në themel Shqipërinë Socialiste, ngritur me mundë, djersë e gjak nga populli për gjysëm shekulli me radhë, por edhe po e degjeneroni atë në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë shoqërore e kombëtare.
Nuk është e nevojshme të sjell shifra e fakte për këtë shkatërrim e degjenerim, sepse tani pas tre dekadash e gjysëm , gjithçka shihet me sy të lirë dhe nga çdo qytetarë shqiptarë.
Ju skotë gangsterësh me në krye gangsterët e neofashistët Berisha, Rama, Meta e kompani, që keni uzurpuar pushtetin e punëtorëve e të fshatarëve, të mbështetur nga antishqiptarët shekullorë dhe apologjetët e tyre, ndërsa llokoçiteni në pellgun e krimit, të korrupsionit, dhe të antishqiptarizmit, – i vetmi “prodhim” i bollshëm i sistemit që përfaqësoni, duke dashur të mbuloni dështimet tuaja spektakolare, nuk pushoni asnjë dekik duke shpifur e mallkuar Komunizmin dhe Enver Hoxhën, e vetmja mënyrë për të justifikuar në sytë e “ushtallarëve” perendimorë, karriken e pamerituar të pushtetit e të shtetit.
Është pikërisht kjo e fundit, që më jep të drejtën të thërras me zë të lartë:
DHE KENI GOJË E SHANI KOMUNIZMIN?!
DHE KENI FYTYRË E PËRGOJONI ENVER HOXHËN?!” – i cili, jo vetëm tani pas 39 vitesh që është ndarë nga jeta, por edhe pas 390 vitesh, edhe pas tremijë vitesh, me veprat që ai realizoi në dobi të vendit të tij, do të mbetet
SIMBOL I ATDHETARIZMIT!
SIMBOL I PËRPARIMIT DHE I ZHVILLIMIT TË SHOQËRISË SHQIPTARE!
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË PAVDEKSHME TË SHQIPTARIT TË MADH ENVER HOXHA!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk