KËTA SHQIPTARË IA SOLLËN KËTË GJENDJE TURQISË MË 1920!

25
Apr
2023


Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Për reflektim!
GATI E FSHINË NGA HARTA E SHTETEVE TË BOTËS, PSE DUHET TË HABITEMI PSE NA NDJEK KJO FATKEQËSI EDHE SOT NE SHQIPTARËVE, ME POLITIKANË AGJENTË TË HUAJ, QË SHITEN LEHTË TE ARMIQTË?!
* Traktati i Sèvres (frëngjisht: Traité de Sèvres) ishte një traktat i vitit 1920 i nënshkruar midis Aleatëve të Luftës së Parë Botërore dhe Perandorisë Osmane. Traktati i dorëzoi pjesë të mëdha të territorit osman Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Greqisë dhe Italisë, si dhe krijoi zona të mëdha pushtimi brenda Perandorisë Osmane. Traktati u nënshkrua më 10 gusht 1920 në Sèvres (Serez*) të Francës.
Delegacioni osman në Sèvres (Serez*) i përbërë nga nënshkruesit e traktatit. Nga e majta në të djathtë: Riza Tefik Bylykbashı, Veziri i Madh Damat Ferid Pasha, ministri osman i arsimit, Mehmed Hadi Pasha dhe ambasadori Reshad Halis Pasha. Të katër nënshkruesit e këtij Traktati kishin prejardhje shqiptare!
Mehmed Hadi Pasha Bagdadli (turqisht: Bağdatlı Mehmet Hâdî Paşa; 1861 – 1932) ishte gjeneral osman, burrë shteti dhe anëtar i Bashkimit Liberal. Ai ishte guvernator (vali) i Vilajetit të Kosovës nga gushti 1908 deri në maj 1909.
Hadi Pasha mbahet mend më së shumti në Turqi si një nga katër nënshkruesit osmanë të Traktatit të Sèvres, për këtë arsye ai u përfshi në vitin 1923 në mesin e 150 personave të shpallur “non grata” dhe të dëbuar nga Turqia. Ai vdiq në mërgim, i strehuar fshehur nga miqtë e tij gjithashtu agjentë të huaj, në Tiranë, më 1932.
Paramendojeni se sa dëme u kanë sjellë tipat e këtillë kombit shqiptar!
Territoret që iu dhanë Greqisë me këtë traktat, atëkohë ishin të banuara me shumicë të popullsisë shqiptare, me Stambollin e Izmirin me rrethinat e tyre!
Më vonë, me Marrëveshjen e Lozanës, më 1923, miliona banorë shqiptarë u shkëmbyen mes Greqisë dhe Turqisë, shqiptarët e krishterë u dëbuan nga Turqia, dhe u asimiluan pjesa më e madhe e tyre nga pushteti i Greqisë, ndërsa popullsia e besimit islam e dëbuar nga Greqia për në Turqi, gjithashtu iu nënshtrua një asimilimi të tmerrshëm, duke ua ndryshuar emrat dhe mbiemrat dhe duke ua lëvizuar vendbanimet disa herë brenda pak vitesh!
Aspak nuk është çudi pse ne shqiptarët jemi në këtë gjendje edhe sot!
(25 prill 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk