Kurti, i paprekshëm ndaj mashtrimeve ruse
As Rusia, as Serbia dhe as mercenarët e tyre në Kosovë s’mund ta mashtrojnë!
Kurti e bëri Kosovën me sovranitet të plotë, prandaj po e sulmojnë!
Opozita e dëshpëruar ende nuk u besojnë syve,me në krye “Kosovska devojken” alias Vlora Çitakun, nuk mund ta pranojë të vërtetën: Albin Kurti, pas 20 vitesh okupimi serb, e riktheu sovranitetin e Kosovës 100%!
Pikërisht kjo ka alarmuar Serbinë, Rusinë dhe aleatët e tyre brenda Kosovës, sepse projekti i tyre për ndarjen e Kosovës ka dështuar.
Tradhtia që opozitarët dikur e justifikonin me frazën “Amerika po dëshiron ta ndajë Kosovën” është zbuluar dhe ka rënë përfundimisht.
Është e vërtet se Serbia dhe Rusia kanë investuar miliona dinarë dhe rubla për të rrëzuar Kurtin.
Prandaj, ata organizojnë kurthe, duke shpresuar që Kurti të bjerë pre e tyre.
Opozita e korruptuar së bashku me “Radoiçiçët” kosovarë janë vënë në shërbim të Vuçiçit dhe Moskës.
Në aferën kundra Albinit janë të involvuar “aktorët” rusë,kjo ishte një dështim spektakolar – Kurti u tregua më i fortë se kurrë!
Pse sulmohet Kurti? Sepse ai nuk u nënshtrohet planeve të tyre!Sulmet ndaj tij janë identike me ato ndaj Donald Trump para zgjedhjeve në SHBA.
Grenell, Vuçiç dhe mercenarët vendorë nuk mund ta ndalin mbështetjen e shqiptarëve për Kurtin në zgjedhjet e ardhshme.
Kurti e mbrojti me përkushtim sovranitetin duke i respektuar ligjet e Kushtetutës, Ai e nxori Serbinë nga Kosova – prandaj kundërshtarët e tij po çmenden!
Kurti kurrë nuk bie pre e mashtrimeve Ai nuk e ha sapunin për djathë – ua tha troç: “Kush është Rusia? Kush është Serbia?”
Opozitarët gjithmonë kanë qenë të mashtruar nga Lajçak, Borrell, Grenell, Vuçiç, Edi Rama dhe shërbimet ruse – por jo Albin Kurti!
Ai nuk e ha sapunin për djathë – ua tha troç: “Kush është Rusia? Kush është Serbia?”
Kurti i njeh mirë edhe “peshqit e vegjël” që punojnë për ta në Kosovë.Edhe ata të mdhonjët Evropjan çë punojn për serbinë .
Ndryshe nga të tjerët, ai flet hapur, pa kodra pas bregut!
Opozita hibride herë i pranon, herë i nënshkruan tradhtitë ruse e serbe!
Ani ta shohësh Lumirin duke tundur kokën, kinse Albini me rusët – të çon mallin e dadës Fazile!
Prandaj, opozitarët janë të shqetësuar, sepse populli ua tregoi vendin më 9 shkurt duke u thënë:
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!