Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Fushata elektorale tanimë ka filluar me një intensitet të nxehtë.
Si Pozita, ashtu edhe Opozita, të dy palët i paraqesin dhe i mbrojnë qëndrimet e veta.
a. Pozita në këtë fushatë e përhapë propagandën për arritjet e saj në të gjitha fushat e jetës dhe të bërjes të shtetit të Dardaninë së Shqipërisë me integritet dhe sovranitet, me sloganin realist, atë çfarë ka ndodhur në atdheun tonë brenda më pak se katër vite, Cep më cep, të atdheut.
b. Opozita, si zakonisht njëzëri po dalin me një qëndrim unanim kundër, Pozitës, kundër Kryeministrit, Albin Kurti dhe kundër qeverisë së Kosovës.
-Por, jo vetëm kaq: Opozita dhe disa Organizata jo qeveritare, duke iu dhënë ison edhe ca analistë-banalistë që flasin në disa rtv “tona” dhe shkruajnë në gazetat dhe në portalet e tyre të verdhë e zi, prej kohësh e kanë ushtruar profesionin e gazetarucë-llaskucëve
në zyrat e Opozitës, po gënjejnë, po shpifin, po trillojnë, po fyejnë si mos më keq, madje me argumente sterile, apo krejt pa argumente.
Këta elementë të etur për pushtet dhe për para, që e kanë harruar prej kohësh misionin parasëgjithash të të qenit intelektualë të ndershëm me dituri, moral dhe me dinjitet, duke u hequr kinse, si “të pavarur”, po rrëshqasin si në akullnajat e Janarit, 2025, duke u bërë shërbëtorë të politikave reaksionare të brendshme dhe të jashtme, duke zhurmuar pandalshëm, jo vetëm kundër Albinit dhe qeverisë së Kosovës, gjithnjë me qëndrimet e tyre të njëjta me Opozitën, po dalin herë hapur, herë fshehur kundër Republikës së Kosovës dhe krejt në përkrahje të Serbisë Fashiste.
-Ja, për lexuesit e nderuar, po i paraqes këtu ca fakte.
1.
Si mund të shkojë mendësia e arrogancës politike gjer në atë masë të tejkalimit të çdo kufiri kombëtar, kur pa pikë turpi dhe përgjegjësie morale, kur njëfarë Lirim Mehmetaj, “analist-banalisti i pavarur”, i frustruar mëse njëherë publikisht e ka fyer Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur, “Albin Serbia”?!!!
2.
Ndërsa, një tjetër kundërshtare politike, deputete e LDK-së, krejt pa përgjegjësi morale (sepse, përgjegjësia penale -si duket ka vdekur?!), ka rënë në humnerat makabre të kundërvlerave politike (profesioniste) si deputete, duke vjellë vrer: duke e krahasuar, Albin Kurtin, me “Adolf Hitlerin”?!!!
Se çfarë marrëzie dhe urrejtjeje shihet hapur këtu, mbase nuk donë koment!
3.
Poashtu, një shkretan i mendimit, Gazmend Muhaxheri, nga subjekti LDK, Kryetar i Pejës, në një debat televiziv ka deklaruar: “Albini, po tenton të vendosë Kryetarë Komunalë në Veriun e Kosovës, siç bënte Millosheviqi, në Gjakovë, Malishevë dhe në Kaçanik”?!!!
Çdo koment këtë të nderuar lexues së i tepërt. Ky, z. trushplarë Muhaxheri, hapur përpiqet të vë paralele, midis armikut pushtues serb dhe çlirimtarit shqiptar.
Fyerje, etiketime, krahasime të tilla, në vendet e lira demokratike, ku Drejtësia (Prokuroria) shtetërore nuk është e kapur, këta persona arrogantë dhe delirantë, urgjentisht sillen dhe dënohen, jo vetëm me gjobë, por edhe me burg.
-Edhe këto janë dëshmi, në vargun e shumë dëshmive të tjera të shëmtuara që, Prokuroria në Kosovë, është e kapur nga Opozita, është e hajnizuar (korruptuar) apo, lirisht mund të konstatojmë është Prokurori hije opozitare, e vdekur për së gjalli!
Jetë të gjatë, as ndjesë nderi mos pastë!
-Të njolloset kështu, një qytetar i ndershëm, i thjeshtë, është shumë e pa lejueshme, është fort e dënueshme, pa lëre më një Kryeministër si Albin Kurti, i cili për gati katër vite në pushtet, është i pastër, i pa hajnizuar, asnjëherë me urdhrat e tij meskine duke shfrytëzuar pushtetin, nuk ka ngarë njeri, nuk maltretuar, plagosur, s’ka hedhur burgjeve, dhe s’ka vrarë asnjë nga udhëheqësit e Opozitës, analistët shpifës dhe trillues të verdhushkave të huaja, apo disa shkretanë “politikanë” që në zgjedhjet paraprake, nuk arritën të kalojnë as pragun, për të qenë me partitë e tyre në Kuvend, të cilët si në kor kukumësh, vajtojnë se: “Policia në veriun e Kosovës po i maltreton serbët lokalë siç i ka maltretuar policia e S.Millosheviqit, para dhe gjatë LÇ-re të UÇK-së, shqiptarët?!!!
Për më keq, sipas këtyre përkrahësve të Serbisë Fashiste, po kjo polici shqiptare, serbëve, po ua konfikson armët, -si dikur, Aleksandër Rankoviqi, në aksionin famëkeq të armëve në Kosovë, në vitin 1956″.
-Kur atëbotë, nën pretekstin e mbledhjes së armëve, nga klikat fashiste Tito-Rankoviq, u torturuan dhe u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm.
-Krahasime të tilla, sa të pa vërteta, poaq absurde, po bëhen në një kohë, kur jo vetëm ne shqiptarët atdhetarë, por, edhe analistë, politikanë që janë njerëz përparimtarë, në Ilirik (Ballkan), Europë, në Amerikë, po reagojnë fuqishëm me deklarata protestuese kundër bandave kriminale të dirigjuara nga Serbia, që po ndërmarrin sulme terroriste,-siç qe rasti i Banjës me ç’rast në krye të detyrës ra heroikisht rreshteri Afrim Bunjaku,- vlen të theksohet fakti që, në mbrojtje të Veriut të Kosovës, ca vite më herët, po nga terroristët serbë qe vrarë dhe polici, Enver Zymberi. Ndodhi pastaj dhe sulmi subversiv në kanalin e Ibër Lepencit.
-Sipas këtyre ztr servilë, Albini, Xhelali dhe qeveria e Kosovës, me policinë e shtetit duhet të bëjnë sehire, të mos i ndjekin, as gjykatat e Kosovës, të mos i dënojnë, as të mos i çarmatosin kriminelët, ushtarakë dhe ekonomikë, sepse sipas politikave të tyre agjenturore, qytetarët serbë të Republikës së Kosovës, padrejtësisht po persekutohen”?!!!
-A ka ku shkon më keq, sesa fakti që, qëllimkëqijtë shqipfolës, hapur po duan të minimizojnë dhe të minojnë, çdo të arritur brenda këtyre katër viteve, po dhe të pengojnë realizmin e plotë të sovranitetit të Kosovës në çdo cep të saj.
-Kjo politikë e ndyrë, partiake dhe mediatike e udhëhequr nga gazetaruci dhe urithi fodull, Baton Haxhiu, alias, Stanishiqi, Këshilltarit famëkeq të politikës reaksionare të Edi Ramës, kundër qëndrimeve të Albinit dhe të qeverisë së Kosovës, në përkrahje të serbo-çetnikut, Aleksandër Vuçiç, kundër Republikës së Kosovës, i cili në një debat tha ngjashëm me “politikanin” servil, anëtar i Kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri i cili, pasi e masakroi atdheun në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë, me të ashtuquajturin “Decentralizim” duke ju dhuruar serbëve kolonë, “komuna serbe”, duke ua bashkuar dhe fshatrat shqiptare kudo në Kosovë, duke vazhduar më tej avazin e ndihmës të pakursyer për Serbinë veç tjerash,
tha: “Për të na njohur Serbia shtetin e Kosovës, ne duhet t’i japim asaj diçka”?!!! Ndërsa, ky Baton “gjentelmeni”, u tregua edhe më dorëlirë për armiqtë pushtues dhe kolonët serbë, kur tha: “Ne u dashtë të mbajmë tavolinën suedeze dhe çka të kërkojë Serbia, ne duhet t’u japim”.
-Përsëri ky myteber thekson mjerueshëm me karotën e mashtrimit: “Vetëm Serbia të na e njohë Pavarësinë”?!!!
-O bukëshkalë!…
Po, çfarë pavarësie është ajo, kur shteti agresiv fqinjë, do të lejohej të na zhvaste brenda kufirit të saj, Ujmanin dhe Trepçën?!!!
Janë këto pasuritë më të mëdha të industrisë së rëndë, të turizmit dhe të përfitimit të energjisë elektrike.
Këtë politikë kanë ndjekur për dy decenie, Opozita e sotme, kur kjo ishte në pushtet.
Opozita e sotme, as që, e prishi ndonjëherë, “tymin e duhanit”, për sovranitet dhe identitet kombëtar shqiptar.
-Është kjo Opozitë që e pranoi Asociacionin një etnik në favor të Serbisë Fashiste dhe të kolonëve të saj, të ardhur përtej Karpateve.
Shpejt po harrojnë ztr, politikanë të etur për pushtet, e,-jo për shtet se, Bosnja është Republikë, bile është e njohur edhe në OKB, por, nuk funksionon normalisht për shkak të Republikës Serbe, e cila është futur si kancer në trupin e saj.
-Mirëpo, nëse harrojnë ata, është fatbardhësi që populli ynë i shumëvuajtur, me Albinin dhe LVV në krye, nuk harron dhe nuk i lejon.
Populli, tashmë po e kupton si në dritën e diellit që, një dhuratë të tillë po e kërkon Serbia e Vuçiçit, nëpërmjet tellallëve si Baton Haxhiu, të ish-Kryeministrit të Republikës së brishtë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, gjegjësisht: PDK dhe LDK, ky koalicion famëkeq u munduan ta realizojnë këtë objektivë të Serbisë Fashiste, por fuqishëm u pengua nga Albini dhe LVV, atëbotë në Opozitë.
-Të gjitha këto poshtërsi politike, ua hodhëm në koshin e plehrave të historisë, duke argumentuar bindshëm para popullit dhe qarqeve ndërkombëtare mike dhe armike, se ç’rrezik paraqiste, sikur të realizohej kjo kërkesë dinake thellësisht neo-kolonialiste nga Serbia Fashiste, me të ashtuquajturën, “Zajednicë”.
-Mos harroni!
Atëherë, ish-Kryetari Hashim Thaçi dhe Krytari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në bashkëpunim edhe me reaksionarin e tërbuar, Edi Ramën i patën bërë ca plane për ndryshimin e territoreve, faktikisht për ricopëtimin e Kosovës, kjo u demaskua dhe u kundërshtua ashpër nga Albini dhe LVV atëbotë ishte në Opozitë.
-Kjo politikë reaksionare, destruktive po ndiqet sot nga qarqet e brendshme dhe të jashtme kundër Republikës së Kosovës, në të gjitha fushat e betejave politike, prandaj, tani kjo Opozita e sotme, “derdhë lot krokodili” në fushatën e saj pompoze, të fryrë si tullumbace, duke akuzuar qeverinë e Kosovës, pse nuk kemi më shumë njohje të Republikës së Kosovës?!
-Po, si mund të ketë njohje më shumë, kur ato shtete mike të Serbisë Fashiste, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, janë strukur si bishat, bëjnë ca pushim, nuhasin dhe presin situata jo të favorshme për Kosovën, presin në pusi se, çfarë do të ndodh me Kosovën, i mprehin dhëmbët dhe gëzohen bashkë me aleaten e tyre Serbinë Kolonialiste, padyshim e pyesin atë çfarë të bëjnë më tutje, vallë do ketë ndryshime të territoreve shqiptaro-shqiptare, apo Kosova do të jetë e pavarur me Kushtetutën “e saj” cunguese, ahti-sariane në fuqi?!
-Pra, të gjitha këto maskarallëqe të Opozitës së sotme dhe të gazetarucë-llaskucërve për dinarë, euro, rubla dhe dollarë po i dëgjojmë çdo natë, në debatet “analitike” zhurmuese, sterile dhe tej,-përtej stihike.
-Në fakt, Opozita e mbështetur nga mediat e shumta mercenare në Kosovë, po donë me çdo kusht që të jetojnë ato Marrëveshjet famëkeqe me Serbinë, për Asociacionin një etnik-pro serb, të cilin nuk e kanë as e lejojnë asnjë nga shtetet demokratike në vendet e tyre, atë lloj Asociacioni famëkeq, të nënshkruar nga Hashimi dhe Isa, në vitet 2013 dhe 2015!
-Mos të harrohet dhe fakti, sesa e dëmshme është kjo Marrëveshje kur dihet fakti që, krejt hapur botërisht, pa ekuivoke, këto Marre-Veshje, me këmbëngulje në çdo takim në Bruksel, Ohër e gjetkë, çdoherë i ka kërkuar dhe po i kërkon çetniku, Aleksandër Vuçiç.
Kjo duket qartë dhe nga presioni madh i qarqeve reaksionare ndërkombëtare që Albini dhe qeveria e Kosovës të detyrohen me sanksione të padrejta për Kosovën, të pranojnë turpin dhe krimin e madh historik politik, duke i nënshkruar këto Marrë-Veshje të cilat janë në kundërshtim flagrant me të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
17 Janar, 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!