1.
Berat Buzhala, vet tha se “Para një muaji ishte në Beograd!”.
U kthye nga atje.
I mora paratë nga
“Sputniku” për vete dhe për analistët mercenarë, të cilëve ua shpërndau rrogat.
E mori një regjistrim me veti, të cilit pasi ia hoqi, pjesët që si konvenonin, i publikoi duke i komentuar vet.
-Sipas udhëzimeve nga Beogradi.
Po ua përsëris edhe një herë:
“Erdhi nga Beogradi, e solli një video regjistrim, i solli në lajthitje disa profiterë të së kaluarës; i detyroi shqiptarët të rrahen në Kuvend, dhe, i dërgoi dje në rrugë, elementin anti-UÇK, me disa përjashtime, ku gjendeshin dhe ca të ndershëm.
Shumë pak!
Pra, skenari Buzhala –
“Sputnik” , u provua,
u duk që në fillim dhe dështoi.
Qëllimi ishte të provohej vëllavrasja në Kuvend ( si dikur në Kuvendin shqiptar; rasti Mazreku- Hajdari) dhe pastaj, kjo të përhapej në tërë Kosovën.
-Sovrani dje, u tregua vigjilent dhe mjaft intelektual dhe i arsyeshëm.
Berat Buzhala, ka thënë që UÇK-ja ka bë krime!
Që SHIK-u ka bë krime dhe akuzon Kadri Veselin!
Kadriu, i kishte thënë
“Mos leh shumë!“.
Pastaj, Vehbi Kajtazi i cili qe 20 vite akuzon UÇK-ën, për krime gjatë luftës dhe pas lufte!
Sa nuk ishin rrahë në studio me Faton Klinakun.
Dje, Faton Klinaku ishte rreshtuar krah për krah me Vehbi Kajtazin!
Sa poshtë ka ra katundi!
2.
Nëse e keni dëgjuar
(shihet që fare se keni dëgjuar) Mimoza Kusari ( edhe me ato montimet “alla Sputnik”) angazhohet që veteranët nuk duhet të kenë pagë minimale por pagë të dinjitetshme.
Nëse do të duhej veteranët të dilnin dhe të protestonin, kjo duhej të bëhej aso kohe kur deputetja Blerta Deliu- Kodra, i quajti TERRORISTË!
Kjo deputete nga foltorja e Kuvendit, luftëtarët e lirisë, dëshmorët e lirisë dhe heronjtë e kombit i quante me emrin,
“terroristë!“
Sikur veteranët e UÇK- ës të kishin dalë në rrugë atëherë, do t‘u besoja që për hall e kanë këtë herë.
Atëherë, nuk dolën ngaqë fyerja më e madhe në 20 vitet e fundit u erdhi nga partia nëndegë e së cilës janë shndërruar.
3.
Dje një deputete e parlamentit që vinte nga radhët e PDK-ës tha:
“Do ta largojmë këtë qeveri dhe do ta bëjmë” “Qeverinë e Luftës!“
Thëie budallaqe!
Thënie palaqoje!
Dashtë zoti që kurrë, ama, bash kurrë që Kosova të ketë Qeveri të Luftës.
Pushtetet duhet më në fund të lirohen nga ish-”
“Komandantët e luftës“ dhe farefisi i tyre.
Pushteti duhet të udhëhiqet sot, jo nga ata që luftuan para 20 vitesh, (ata duhet të ulen dhe shkruajnë kujtimet e tyre nga lufta), por, nga elita intelektuale e Kosovës si: mjeku kardiolog që për çdo ditë operon dhe shëron një sovran- popull të Kosovës;
Arkitekti, që projekton ura që populli të lëvizë më lirshëm;
Prokurori që ngrit padi ndaj vëllait të tij, pse në dyqanin e tij i ka shitur konsumatorit një mall për 5 euro më shtrenjtë.
Mësuesen gojëmbël e cila po të ishte deputete nga foltorja do të shpërndante vetëm dashuri, bujkun e Rahovecit dhe të Llapit që nuk kërkojnë lëmoshë sot, por i ke kudo nëpër ara të bukës duke djersitur;
policin që i shqipton dënimin në komunikacion prindit pse ka hyrë në të kuqe;
gazetarin që është tamam gazetar dhe jo mercenar siç i kemi sot mercenarët e sotshëm.
Me një fjalë të bëjmë qeveri, ku do jetë një baba i ndershëm, një nënë që me kothere buke shkollon fëmijët, një motër e mirë për vëllain e motrat tjera, një djalë të urtë dhe me të cilin krenohet i tërë katundi.
Kurrë dashtë zoti të mos ketë Kosova, qeveri nga ata që shpërndajnë grushte, frikësojnë një katund të tërë; nga ata që krenohen se munden atij ose këtij me ia thyer dhëmbët ose një femër ta ngrehin zhagash!
Pjesën tuaj të Kosovës grushtoni ju rrugaçë të grushtit; është e juaja!
Pjesën time të Kosovës, ua leni juristëve, mjekëve, profesorëve e sidomos atyre që kanë lindur nga viti 2000 e këtej.
Poshtë kosovarët!
Rroftë Kosova!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!