KOHA E ENVER HOXHËS, ISHTE KOHA MË E LAVDISHME MË E NDRITUR E POPULLIT SHQIPTAR!

14
Feb
2025
Nga Luan Rukaj! (dërguar si koment)


KOHA E ENVER HOXHËS, ISHTE KOHA MË E LAVDISHME MË E NDRITUR E POPULLIT SHQIPTAR!
MBI TË GJITHA JANË VEPRAT E ENVER HOXHËS QË E BËJNË TË PAVDEKSHËM, NJERIU MË I DASHUR PËR KOMBIN SHQIPTAR.
– Enver Hoxha, duhet të dënohet, përse civilizoi dhe u dha të drejta të barabarta grave me burrat.
– Enver Hoxha, duhet të dënohet, përse ndërtoi hidrocentrale, shkolla dhe spitale.
– Enver Hoxha, duhet të gjykohet, përse ndërtoi fabrika, uzina në çdo qytet e qytezë.
– Enver Hoxha, duhet të gjykohet, përse siguroi punësimin, qetësinë, barazinë, sigurinë e jetës.
– Enver Hoxha, duhet të gjykohet, përse zhduku gjakmarjen, ku sot gjenden me qindra familje të ngujuara nga frika e hakmarrjes.
– Enver Hoxha, duhet të dënohet, e gjeti Shqipërinë me parmendë druri dhe e la me fabrika, uzina, Kombinate, metalurgjik e llojeve të tjera.
– Enver Hoxha, duhet të gjykohet, përse ndërtoi shkolla, gjimnaze e universitete pasi e gjeti shoqërinë shqiptare në nivelin më të ulët të prapambetjes. Në një kohë që përçmoheshin prej evropianëve, si indianët e Evropës. E ngriti shoqërinë shqiptare në atë nivel të lartë kulturor, sa që shqiptarët mund të mateshin edhe me popujt më të përparuar.
– Enver Hoxha, duhet të gjykohet, përse instaloi rrjetin hekurudhor.
– Enver Hoxha, e gjeti Shqipërinë, vënde dhe popuj dhe e bëri fushë me lule me të gjitha përparimet e kohës. E la shtetin pa borxhe, ndërsa për 30 vjet demokraci është futur në 13 milard euro borxh të ditur dhe sa miliarda të pa thëna.
– Enver Hoxha, duhet të gjykohet pse arsimoi këtë popull të lënë në padituri dhe injorancë.
– Enver Hoxha, duhet të denohet, përse nuk vodhi arin dhe floririn e shqiptarve.
– Enver Hoxha, duhet të denohet, pse krijoi një ushtri të fuqishme shqiptare, tokësore/ajrore dhe detare.
– Enver Hoxha, e gjeti popullsinë e Shqipërisë me 800.000 mijë banorë dhe për 30 vjet e trefishoi, ndërsa këta për 30 vjet e përgjysmuan.
Po more zotri Enver Hoxha, duhet të dënohet se mendoi, punoi dhe jetoi si SHQIPTAR i vërtetë.
Si ka mundësi që më tepër se gjysma e këtij populli sot jeton jashtë Shqipërisë, të ndarë për së gjalli me familjet e tyre?
E mbi të gjitha, sipas pasurive tona si shtet, çdo qytetari shqiptar i takojnë 5 miliard lekë pasuri, gjatë gjithë jetës së tij.
Ku shkojnë këto para?
Si ka mundësi të jemi kaq popull i lumtur vallë?
Populli i vetëm, i cili nuk proteston në Europë.
Kemi 3 dekada që ende dëgjojmë çdo ditë nëpër televizione VETËM KRONIKA TË ZEZA, ushqime, ilaçe të skaduara, përmbytje.
– Në x qytet, vritet me armë zjarri. Në y qytet një vritet dhe 2 të tjerë plagosen. Aksidente, vjedhje, korrupsion qeveritar që ka kaluar çdo kufi.
– Sa ka vrarë ajo kohë dhe sa kjo kohë?
– Sa ka shkolluar ajo kohë dhe sa kjo kohë?
– Ç’farë ka ndërtuar ajo kohë dhe sa kjo kohë?
Në Shqipëri çdo vit divorcohen mbi 1.000 çifte, shkatërrohet familja, bërthama e shoqërisë shqiptare.
Krimi, prostitucioni, droga, ushqimet kancerogjene, korrupsioni, analfabetizmi janë ulur këmbë kryq. Shqipëria është kthyer koshi i plehrave të Europës, mbrijnë jo vetëm plerat, por edhe ushqimet kancerogjene, ilaçe të skaduara e sa e sa të tjera.
Besoj se nuk ka ekonomist në botë që të llogarisë miliardat në dëmet e shkaktuara këto 30 vjet demokraci anarshi ku ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit.
Enver Hoxha nuk kishte asnjë gabim, ose të metë. Ishte Shqiptari i kulluar, më i përkryer i të gjitha kohërave.
Diktatura e Proletariatit kishte ligjet e sajë, por kishte barazi, qetësi punësim, sigurim jete, drejtësi. Njerëzit ishin pak a shumë në një nivel të përbashkët, ndërsa sot janë krijuar disnivele të papara. Qeveritarët e djathtë e të majtë janë miliarderë, ndërsa një pjesë marrin bukë me listë ndërkoh që, miliarderët nuk ndëshkohen, por bëjnë ligjin në Shqipëri.
Prodhimi bujqësor dhe industrial i një viti të rrethit të Vlorës në monizëm në krahasim me sot që nuk e prodhon i gjithë shteti Shqiptar. Pra nuk është e vështirë për të dalluar të bardhën nga e zeza, kemi bërë para apo mbrapa?
Krahasimi është si nata me ditën, 30 vjet demokraci = -100 vjet mbrapa.
Nëse do të bëhej një referendum i rregullt popullor:
Kush i ka bërë më shumë të mira shqiptarëve dhe Shqipërisë pra popullit dhe Shtetit Shqiptar Enver Hoxha apo krerët e politikës në këto 30 vjet?
Kam bindjen e plotë se me mbi 99% do fitonte edhe i vdekur ENVER HOXHA.
KUSHDO QOFTË QË HEDH BALTË PËR ENVER HOXHËN, AQ MË SHUMË BALTOS VETVETEN!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk