KOMANDANT ADIDASI – DIELLI I SOJEVËS

08
May
2025
Nga: Genc Sefa-Lushnja


Në Sojevë lindi një dritë e dlirë,
Ramadani – flakadan i lirë,
Bir i Rexhepit, me dije i stolisun,
Me trup prej mali, me shpirt të brumosun.

Në shkollat e Ferizajit, rininë e kaloj,
Si yll n’dije, shkëlqyeshëm përfundoj.
Po s’qe mjaft me libra, kurrë s’u ngopë,
Se zani i Atdheut i rri, n’zemër e kokë.

Në ‘81-in, me dajën e vet,
Njazi Azemin, t’bashkuar si rrufetë,
Demonstratat i mbushën me za,
Për lirinë që priste me ardh’ kah na.

Jo veç mësues, po burrë me fjalë,
Me sport e kulturë – shembull i gjallë,
Në Çelik të Ferizajt la gjurmë n’fushë,
Me zemër shqipe, e me trupin prushë.

Kur shkolla u mbyll prej serbit t’zi,
Ai kurr s’u tut , po rrinte me rini,
Në Forumin Rinor i pari n’betejë,
Për liri, për flamur, për jetë me shpresë.

Në dhjetor ‘98, n’Jezerc kaloi,
Me “Ferrin” e lavdisë, idealin bashkoi,
Në Mahallë të Katundit, Pika Gjashtë,
Komandanti u bë, mburojë e tokës lashtë!

Në Brigadën “Ahmet Kaçiku”, flamur,
Si dritë në mjegull, si trim i urtë,
Ushtarët i stërviste me zemër zjarr,
Me nder, me rregull, me zjarr në varg.

S’thoshte “shkoni”, po “ejani me mue”,
Në ballë t’luftës, ku plumbi s’falë kurrë,
Në çdo përleshje, në çdo rrebesh,
Komandant Adidasi i pari përmes.

Në Negroc, në Akademinë e Trimnisë,
N’Emnin e Hamzë Jasharit t’Lavdisë,
Diplomoi me lavdi për çdo strategji,
Që armikun ta luftoj, deri n’vdekje për liri.

Me 5 maj, në një rrebesh, në vijën e parë,
Kur Jezerca përvëlohej, çdokund me zjarr,
U ngrit si shqiponjë me thirje kreshnike,
E ra prej një plumbi – nga dora armike.

Ra Adidasi, po s’u përkul,
U ba legjendë, u bë flamur e kullë,
Në Legjendas prehet, si fanar pashuar,
Se n’zemrat tona rron si dritë e amshuar!
—————————————————-

Ish ushtarak e juristë i diplomuar.
Luftëtar i Lirisë ,në UÇK, UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë 🇦🇱

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk