U ndez mali, u çel stuhia,
dhe doli fjala si profecia;
nga mal i Drenicës, n’lug të Tetovës,
zëri i Kushtrimit dridhi trojet e Kosovës!
–
Me pushkë në dorë, me zemër flakë,
s’e ndalte burgu, s’e ndalte as gjak;
tri herë u ngrit, kur e desht Atdheu,
si legjendë n’terr, si shpatë Skënderbeu!
–
Ai s’qe njeri – qe vetëm një zë,
kushtrimi i lirisë n’çdo gur e dhe;
n’shtëpi t’ilegalës, n’kasollë e strehë,
e ngriti flamurin, lartë për mbi re!
–
Në Prekaz, në Likovë, në Karadak,
Kushtrimi këndonte si lahutë e plak;
me UÇK-në hapi shtigjet e jetës,
me gjak t’paqes e fjalën e të vërtetës.
–
Prej djalit të malit, në zemër të nënës,
rrodhi një zë që s’fryhej prej rrenës;
u rrit me amanetin: “Mos e shit tokën!” –
e hapi udhën, e çliroi epokën!
–
Në ‘98-ën, kur u çel beteja,
n’zonën e Nerodimës dogji rrufeja;
u bë komandant, me zemër prej guri,
me armën e gjakut dhe me besë burri!
–
Me emblemën kuq si gjaku në kraharor,
u betu te flamuri – u bë luftëtar;
me UÇK-në në shpirt e në trup,
n’shpatë e në zjarr, si rrufe që shkund!
–
Kur heshti pushka në Prekaz e në Dukagjin,
u nis drejt Preshevës, me burrni e nderim;
u bashkua me vëllezën të një gjaku e gjuhe,
u bë uragan që s’ndalet, me frymë as shuhet!
–
Në malet e Medvegjës, në luginat e Bujanocit,
Kushtrimi shpërthente si zani i Zotit;
në çdo istikam, në çdo shteg e pritë,
i pari në front – me armë në dorë printe!
–
Kur Kosova u çlirue, por ende pa paqe,
n’djegë e në barot, s’kishte ndalë hapat;
prej Nerodimës, drejt Luginës u nis –
ku flamuri, prej armiqve, u përdhos e u gris.
–
Në Preshevë e Bujanoc, ku gjaku lyp dritë,
Kushtrimi marshonte në mal e në pritë;
me UÇPMB-në, ai ngriti zërin e heshtur –
me çlirimtarët, armët mbante ngjeshur!
–
S’kishte qetësi kur Shqipnia lypte hak,
u ndez përsëri, e u bë flakë për flakë;
me UÇKombëtare, u ngrit zemërluani –
deri n’vdekje na tregoj si duhej vatani.
–
Në malet e Sharrit, në kufij të tradhtisë,
ai thirri popullin: “O burrat e lirisë!”
Kudo që binte, lëshonte kushtrimin:
“S’ka Shqipni pa i rrëzue kufinin!”
–
Kur pushuan betejat, por jo robënia,
ai mbeti roje aty, ku lëngonte Shqipnia;
nuk u mshef në hije, nuk bani tregti –
veç organizoi popullin për luftë përsëri!
–
Nën tokë, mbi tokë, me fjalë e me shenjë,
thurte ai plane për ditën që vjen;
me djem të betum e gra të forta pranë –
për të parë të lirë, të shtrejtin vatanë.
–
Me sy mbi hartë, e me zemër në zjarr,
ëndrra e madhe i rrihte në ballë;
s’u shit për karrige, as për grada letre –
betimi i luftës, ai e ktheu në vepra!
–
Por nata u shtri me pabesi tinzare,
e në një pritë ranë pushkët vrastare;
në vitin e mbramë – 2010,
Kushtrimi ra, por kurrë s’u tret!
–
S’u tret ai burrë me pushkë e besë,
për tokë të shenjtë e gjak që s’vdes;
në zemra trima, ai rri i gjallë –
si kushtrim lirie në çdo ballë.
-S’ka nevojë për statuja e gur,
emri i tij është ngdhendur në flamur;
në erë valon, n’zemër të shqiptarisë –
si zani i shenjtë prej dheut t’përjetësisë.
-Kur toka ndahët me kufij të huaj,
ai flet si zjarr, kur sheh Atdheun të vuaj:
“Bashkohuni, vllazën, në gjak e në shpirt –
Shqipnia e Lirë meriton një rreze dritë!”
—
Ish ushtarak, luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e trimave Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë 🇦🇱
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!