(Meditime në dy pjesë nga “Sokaku i te marrëve” ).
Pjesa e parë
I ulur mbi një gur rrëzë një muri në lagjen “Palorto”duke kundruar dy shtëpitë muze, atë të Enver Hoxhës dhe të Kadaresë nuk e di dhe as që e kuptova se sa kohë kaloi gjatë një meditimi po aq të gjatë teksa si më dukej si një film i cili mbasi ka përfunduar, rikthehet përsëri për tu rishfaqur dhe kështu i menduar pëshpëritja me vete: Përse kështu o Kadare ? Përse nuk u tregove burrë që ta kritikoje Enverin sa ish gjallë, madje mirë që nuk e kritikove sepse te mungoi guximi, po kur e mbaje veten dhe si kundërshtar i regjimit kush të detyroi ty që ti thurje himne e ditirambe pushtetit te popullit dhe vet Partisë së Punës madje dhe vet E.Hoxhës, bashkë vendorit tënd nga “Palortoja” e Gjirokastrës !? Mos vallë të diktoi kush që ti të shkruaje vepra të tilla me rëndësi te j/zakonshme si nga ana ideore si p sh: “Shqiponjat fluturojnë lart” qe ti me të drejtë e vlerëson aq shumë Partinë Komuniste( te Punës), apo e shkrove enkas që të bëheshe anëtar i kësaj partie? E them këtë, sepse ishte i vetmi rast ku ti po të doje nuk e merrje aspak nismën për të bërë kërkesë të tillë. Pra e kam fjalën se ti ose duhet ta kesh ndier brenda damarëve të tu qarkullonte gjak komunisti, ose pranimin në këtë parti e kërkoje për t’i garantuar vetes një “çertifikatë sigurie” për të bërë sa më shumë karrierë. Mbase kanë qenë dhe të dyja këto së bashku, këtë më mirë se kushdo e di vetëm ti. Pra, në këtë rast shikoj si në një pasqyrë e thyer “imazhin e dy Kadareve” atë të periudhës komuniste me një deformim me trupin drejt dhe të anuar majtas, teksa te tjetra, një Kadare i shpërbërë, me pak kurriz nga e djathta dhe as që i kuptoj , por ja që pasqyra më tregon të vërtetën duke më thënë: Shiko.. ky nuk është portreti fizik, por portreti shpirtëror i Kadaresë! Dhe unë e besoj të vërtetën, sepse mund të ndodhë që lakuriqësia e shëmtuar duke qenë e vërtetë ,në shumë raste është më e pëlqyeshme, se sa një bukuri e rreme që fsheh lakuriqësinë e të vërtetës. Pse ? Sepse ta themi hapur nisur nga tematika e gjerë dhe e larmishme, por mbi të gjitha nga vlerat ideore me përmasa të pazakonta artistike, si një mjeshtër i fjalës që faktet, legjendat , epopetë e shkruara me gjak por dhe me punë e djersë të këtij populli, në periudhat të një pas njëshme historike, si rrallë kush Kadareja i ka marrë dhe i ka ngritur në piedestale dhe lartësi aq të mëdha të artit të të shkruarit, sa që deri më sot askush nuk ka mundur dot.Kjo është e vërteta. Vepra të tilla si: “Perse mendohen këto male”….”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i madh”, “Kronike në Gur”, “Koncert në fund të dimrit” etj si këto e kanë marrë subjektin nga jeta dhe veprimtaria e popullit tonë por dhe e periudhës historike që si gjatë lufte e mbas saj në udhëheqje ishte Partia e Punës, Parti kjo që Kadaresë i vlerësoi veprën ndaj dhe e bëri jo vetëm anëtar të saj, por dhe e zgjodhi tre herë radhazi si Deputet te Kuvendit Popullor, sikurse dhe N/ kryetar te Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, paçka se dhe është kritikuar ashpër. Unë mendoj se është kritikuar jo për penën artistike por për koncepte te gabuara filozofike, botëkuptimore dhe ideologjike të injektuara në veprat e tij letrare, ndaj dhe Partia e Punës dhe Enveri veç kritikës që i kanë bërë e kanë mbajtur dhe afër, sepse arti dhe i gjithë arsenali i shkrimeve të tij ishte shumë herë më i vlefshëm për interesat e Partisë, Popullit dhe Atdheut, se sa sakrifikimi, prandaj dhe Enveri e ruajti paçka se në momente zemërimi deklaronte se kjo vepër( E kam fjalën për poemën “Në mesditë u mblodh Byroja Politike”) ka karakter armiqësor, sepse lavdëron duke i thurur himne e ditirambe “Njësh-it” te Partisë pra E. Hoxhën, teksa nënvleftëson masën e gjerë të Partisë dhe popullin. …. Ja si shkruan Kadareja : Enver Hoxha, syri i tij i mprehte/ Ishte i pari qe dyshoi për ta/ Dhe atëherë në themele te shtetit/ Zbriti si ne baladat e mëdha./ Një pishtar te kuq mbante ne dore./ Dheu dridhej flaka mbi ta ra./ ( kundër armiqve dhe grupeve puçiste) ….. Pra Enverit, Kadareja në vitin 1975 duhet t’ia dijë për nder kur ai u shpreh se ai(Kadareja) shkruan bukur, por duhet kritikuar ashpër dhe mbajtur përherë nën kontroll sepse mund të bëhet i rrezikshëm. Në fakt, këmbëngulja e Kadaresë që këtë poezi ta lexonte dhe vet Enveri aspak nuk ka pat qellim që ai të anatemoje direkt PPSH- ne dhe vet Enverin, përkundrazi ai Enverin ai e ngre ne piedestal deri në ato përmasa, sa që nëse nuk do të ishte syri vigjilent i Enverit Shqipëria do të devijonte nga rruga e socializmit e do përfundonte në rrugën borgjeze. Duke pasur bindjen se kjo është një poemë e madhërishme, si rezultat i mos kuptimit dhe mangësive te tij ideologjike, aspak Kadaresë nuk i shkonte ndërmend ( sikurse as vet R. Alisë i cili me mburrje ja paraqiti Enverit se ishte një krijimtari e bukur dhe shumë e vlefshme) e që de facto Kadareja me këto vargje mbase dhe pa dashjen e tij, i kishe treguar vet Enverit, se aq sa shkrimtar i madh që ishe në fushën e letërsisë…po aq mbase dhe shumë herë më i dobët në fushën e filozofisë. Por përveçse mendjemadhësisë së tij të shfrenuar e cila nuk njeh përmasa, mbas viteve 90-te ai na fillon e shfaqet “world superman” kur fillon dhe vlerëson Marksin Leninin Stalinin dhe ne fund përfundon me krerët e nazifashistëve. Ja si shprehet Kadareja i “madh” qe kërkon te zvetënojë korifejtë e mendimit të proletariatit botërorne një interviste dhëne gazetares rumune M. Gradinaru: “ Është një mister i njerëzimit për mua. Hitleri ishte mediokër, Musolini ishte deri diku i aftë, Stalini ishte po ashtu mediokër. Për Leninin, është krijuar një legjendë që ka qenë gjeni, por unë nuk e besoj. Ai ka shkruar një libër të vogël për letërsinë plot me budallallëqe, duke shfaqur një injorancë totale dhe një naivitet kërcitës. Kam gjetur te ai tre thënie interesante. Ai ka qenë një burrë mizor që bashkoi mizorinë me pamjen e tij të thjeshtë, madje unë kam dyshime të mëdha dhe për K.Marksin, sepse (po sipas Kadaresë)…këtu në perëndim shumë e konsiderojnë si gjeni. Po ku është gjenialiteti i tij, ku është gjenia nëse nuk ka asgjë të re në mendimin ekonomik dhe asgjë kreative? Kadare ! Je tërësisht i paditur në këtë fushë, sepse ti nuk e di ti që mbi 80% e universiteteve ekonomike te botes e studiojnë dhe i referohen edhe mendimit ekonomik te Marksit, madje jo vetëm kaq, por ti ende nuk ke kuptuar thelbin e gjithë “Kapitalit”, nga ku në mënyrën më shkencore si nga Marksi dhe Engelsi vërtetohet thelbi i shfrytëzimit ekonomik të të gjithë proletariatit botëror në sistemin kapitalist.. duke nënvizuar se është vet kapitalizmi ai që përgatit pa dashjen e tij rrugën e revolucionit socialist. Pikërisht, është kjo që nuk të intereson më ty dhe botës që ti përfaqëson…e që tashmë shkruan si një disident i vonuar në një kafene të Parisit nga ku i thur tashmë himne e ditirambe jo Enverit…por vetes tënde pa as më të voglën modesti, duke ëndërruar me sy hapur ”Nobelin” që Evropa kurrë nuk ka për të ta dhënë , sepse ajo e di fare mire që kulmin e arritjeve të tua në majat më të larta artistike i arrite me krijimtarinë e periudhës së realizmit socialist të kohës së Enver Hoxhës. Bërtit e sokëlli sa të duash, Evropa për aq të desh sa te demaskoje dhe artistikisht revizionizmin sovjetik e atë kinez, dmth të përdori si limon të shtrydhur kundër vet atdheut tënd, sepse ti rendje mbas lavdisë dhe jo mbas Shqipërisë.
(..Vijon në numrin e radhës)
Gazeta “Sot” dt.12 .02. 2024
———————————————————-
“KOMENT……. NË FUND TË DIMRIT” ….
(Pjesa e dytë)
(Meditime nga “Sokaku i të marrëve” ) – Hipokrizi me vetveten.
———————————————————————
Nëse do të kërkonim një shkrimtar te madh shqiptar nga pikëpamja e nivelit artistik të fjalës së shkruar, ai si askush tjetër është Kadareja, por dhe nëse do kërkonim të gjenim një personazh me shpirt dualisti ( te dyfishtë) dhe më hipokritin si me sistemin, ashtu dhe me vetveten ai do të ish Kadareja. Po pse?
Sepse Kadareja në rrafshin shpirtëror vesh kostumin e lëkurës plot ngjyra të kameleonit. Në periudhën e socializmit nëse do të kërkonim shkrimtar që me shumë se kushdo shkroi për veprat dhe qëndrimet heroike te PPSH-se dhe E. Hoxhës, ai pa dyshim që është Kadareja. A e bëri se donte të maskonte egërsinë e tij ndaj sistemit, apo sepse kërkonte lavdi kjo është punë e tij. Gjithë sesi si për PPSH- ne, ashtu dhe Enverin ai do të shprehej…”Duke qenë ideator dhe arkitekt i Shqipërisë së re, Enver Hoxha është njëkohësisht i tillë edhe për shkencat, artet dhe letërsinë tonë. Mendja e Tij e gjerë prej ideologu, filozofi e eruditi të pashtershëm ka qenë një ndër faktorët kryesorë për të përcaktuar përmasat e themeleve të arteve e letërsisë së re shqipe, përmasa prej të cilave do të kushtëzohej pastaj shtati dhe lartësia e gjithë ngrehinës. Nën mësimet e Tij u realizua një nga arritjet më të mrekullueshme të epokës: Në vendin me kulturë mijëvjeçare, në dyzet vjet të epokës socialiste letërsia dhe artet tona arritën zhvillimin më të madh e më intensiv, të paparë ndonjëherë në historinë e qytetërimit të shqiptarëve. Ai ishte mik i madh i shkrimtarëve e artistëve, me të cilët e bashkonin shumë gjëra. Duke qenë krijues i Partisë, i shtetit modern shqiptar, i gjithë levave dhe mekanizmave të sistemit të socializmit, Ai ishte njëkohësisht krijues veprash filozofike-letrare të një vlere dhe bukurie të rrallë. Ai e njihte letërsinë si askush tjetër, klasiken dhe të renë, shqiptaren dhe botëroren, që nga përallat e moçme gjer tek veprat më moderne. Gëzoheshim që lexonte aq shumë, por edhe kishim një preokupim: do ta lexojë ndoshta Ai, thoshim me vete sa herë që uleshim të shkruanim diçka dhe mendimi vetvetiu kërkonte thellësinë, fjala saktësinë dhe peshën. Ata shkrimtarë e artistë që e kanë pasur fatin ta njohin e të bisedojnë me Të, e kanë të paharruar në kujtesë, fuqinë pasionante, thellësinë, poliedrizmin, ngrohtësinë intime dhe njëkohësisht monumentalitetin e fjalës së Tij…” Do të ishte po ky Ismail i cili në vitin 1971 i ben dhurate E. Hoxhes librin ne versionin anglisht “ The general of the dead army” (Gjenerali i ushtrise se vdekur) me shenimin: “Shokut Enver me shume dashuri”- autori I. Kadare ( firma) . Po kështu gjithë krenari ai do ti dhuronte b/shortes së Enverit orgjinalin e shkruar vetëm në një kopje të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” ..dhe ec e mendo se Kadareja na e paskish urryer sistemin.!! Madje Ismaili në 26 prillin e vitit 1985 në momentin e zisë kur pak dite kish qe kish vdekur dhe Enveri do ti kthehej me tone nervozizmi gazetës franceze “Le Mond” duke shkruar si më poshtë..” Më duket se është e padenjshme të ofendosh një popull në kohë zie dhe dhimbjeje, siç ndodh në artikujt e gazetës suaj. Populli shqiptar ka një histori të gjatë plot vështirësi, prandaj e di shumë mirë pse përjeton dhimbjen, si e manifeston atë dhe për kë duhet të vajtojë. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur në mënyrë të palëkundur me themelet, historinë dhe ndërtimin e Shqipërisë së re. Kjo është ajo që përcakton përmasat e figurës së tij dhe, rrjedhimisht, përhapjen e zisë.
Këto fjalë me superlativa, në periudhën kur mbizotërues ishte socializmi, shumë shpejt do të përgënjeshtroheshin po nga vet Ismaili, i cili do të shkruante tërësisht të kundërtat e atyre çka kish deklaruar më parë. Por, nëse një personazh qoftë ai politik, letraro – artistik, apo dhe filozof ,në dy periudha të ndryshme historike për të njëjtin problem apo çështje, shpalos dy pikëpamje që bien ndesh me njëra tjetrën, në thelb janë e ngelen botëkuptime të një shpirti te trazuar, të një shpirti që e ka humbur virgjërinë e shpirtit dhe në këtë rast Kadareja na shfaqet tërësisht një tjetër Kadare sikur të ketë shkarë te “sokaku i të marrëve” e të ketë marrë një plagë në kokë, plagë kjo që të le të dyshosh… e ka nga pleqëria apo nga ligësia ? Mbas viteve 90-të, kur tradhtia revizioniste, (pjesë e të cilës ish dhe vet Ismaili) e kishte e kish kapur për fyti gjithë pushtetin e popullit dhe asfiksuar frymën revolucionare duke e paralizuar gjithë sistemin socialist, Kadareja si për ti treguar botës disidencën e vet, arratiset në Francë që sipas tij ishte e vetmja mënyrë për ti dalë kundra dhe rrëzuar socializmin dhe diktaturën në Shqipëri. Në këtë rast, Kadareja kërkon ti atribuoje vetvetes rolin e faktorit vendimtar në rrëzimin e pushtetit popullor dhe ketë gjë ai në vitin 2023 ja deklaron gazetarit italian Stefano Montefiori të “Corriere della sera” ku shprehet se…” “Largimi im drejt Francës duke ikur përgjithmonë nga vendi im erdhi në rrethana kur kuptova se kjo ishte mënyra e vetme për të ndryshuar kursin e regjimit në Shqipëri “….Udhëheqësi komunist i asaj kohe duket se nuk do ta bënte një veprim të tillë. Ika kur mendova se ky veprim do të luante një rol për rënien e komunizmit në vend (Pra indirekt rezulton se me qenë se iku Kadareja, populli u ngrit në këmbë dhe e kuptoi se regjimi totalitar i Enverit duhej rrezuar” (Kësaj i thonë : Doni më për Belulin..?!) Gjithë mendjemadhësi të pa përmbajtur nëpër intervista të gazetave të majta e të djathta ai gjen rast tu mburret gazetarëve duke u shprehur se nuk ka frike nga vdekja sepse pavdekësinë ja kanë siguruar veprat e tij, të qenit shkrimtar i madh madje për Enverin deklaron se kurrë nuk ka patur simpati. Duke e ditur mirë se “ vorba volant e scripta manent”( fjalët i merr era e shkruara qendron) ai ne rrugën e mundimshme për të përgënjeshtruar vetveten e për të bindur gjithë opinionin e brendshëm madje dhe atë të jashtëm nuk resht së thëni se disa vepra te tij si poema “Pashallarët e kuq” ( 1975)që në fakt ish poema ”Ne mesdite u mblodh Byroja politike” dhe qe Ismaili enkas ja ndërron titullin, apo “Pallati i ëndrrave “ 1981, pra ai nuk resht se me këto vepra ( e para poemë e dyta roman) ka dashur dhe në mënyrë alegorike ka anatemuar sistemin…por pa dashur Kadareja anatemon të qenien e tij duke e kryer vetëvrasje e u pushkatuar… me vet penën e tij .
—–
YLLI MEÇE – Gazeta “Sot” dt. 13. 02. 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!