Shpalime
Çfarë duhet të dini për Kongresin e Dibrës të vitit 1909
Kongresi i Dibrës, u mbajt më 23-28 korrik 1909, afër një vit pas Kongresit të Manastirit, i mbajtur në nëntor të vitit 1908.
Ky është kongresi i vetëm i shqiptarëve në prag të pavarësisë së Shqipërisë (1912), për dallim nga Kongresi i Manastirit (908), Kongresi i Dytë i Manastitit (1910), si dhe Kongresi i Elbasanit (1909), ku pjesëmarrës ka pasur edhe delegatë me përkatësi të tjera etnike nga vilajetet shqiptare.
Në kongres morën pjesë 315 (322) delegatë nga të gjitha trojet etnike në pesë vilajetet shqiptare nën Parandorinë Osmane të etëhershme.
Pjesëmarrës në këtë kongres kishte edhe delegatë me përkatësi të tjera etnike nga vilajetet shqiptare, si dhe përfaqësues nga shoqëritë patriotike shqiptare jashtë vendit.
Konsulli italian në Manastir, Bernardi, i pranishëm në kongres, ka raportuar për 322 delegatë, nga të cilët 30 serbë (nga Vilajeti i Kosovës), 25 bullgarë, 5 grekë, 9 vllahë, 7 turq, disa hebrenj, ndërsa gjithë të tjerët kanë qenë shqiptarë.
Sipas numrit të delegatëve, mbi 76% kanë qenë shqiptarë, kurse pjesa tjetër, afër 24% kanë qenë me përkatësi etnike të tjera, që e shpreh strukturën etnike të vilajeteve shqiptare në atë periudhë.
Pse u ftuan të marrin pjesë edhe pjesëtarë të etnive të tjera në këtë kongres, ku bisedohej kryesisht për çështjen shqiptare, përdorimin e alfabeteve, hapjen e shkollave shqipe, si dhe çështje të autonomisë së vilajeteve shqiptare, kjo temë nuk është trajtuar mjaftueshëm nga studiuesit deri më sot.
Lista emërore më e plotë e pjesëmarrësve në këtë kongres është paraqitur për herë të parë në manifestimin kulturor-shkencor me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës.
(6 dhjetor 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!