KONTRIBUTI I ENVER HOXHËS DHE I PPSH-së

09
Mar
2024
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

KONTRIBUTI I ENVER HOXHËS DHE I PPSH-së, PËR HAPJEN E UNIVERSITETEVE SHQIPTARE, NUK KUFIZOHET VETËM NË TIRANË.
-ENVERI DHE PARTIA KANË DHËNË KONTRIBUTIN THEMELTUES, PËR HAPJEN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS?!

(Nga kujtimet e mia).
Me rastin e ditës së mësuesit.

Publikuar më 09 mars, 2019 në gazetën elektronike albaniapress.com nê rubriken, Kulturë.

-Për aksionin e tij madhështor, të vendosur, për hapin e madh të thyerjes së territ të injorancës, kombi shqiptar, për të çarë bllokadat përpara drejt diturisë, Ay, sesi e filloi ndeshjen e ashpër, politiko-diplomatike, përballë titistëve jugosllavë, do të përpiqem të bëj ca evokime rinore, nga e kaluara jonë e ndritur.
Në vitin 1979, kisha fatin që me një grup studentësh të UP, isha në vizitë në RPSSH.
-Gjatë atyre ditëve, kaluam mrekullisht, u çmallëm me popullin vëlla shqiptar, jemi takuar me njerëz të artit, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare.

-Si sot më kujtohet, një bisedë me profesorin e nderuar të USHT,-Dedë Preka; një burrë i ditur dhe i matur shkodran, i cili na rrëfeu një ngjarje shumë interesante e cila, për habinë tonë, as sot e sot, nuk flitet as shkruhet për të.

-Mua, mësa më kujtohet, për këtë ngjarje kam lexuar, pas viteve 70-ta, në njërën nga veprat e shokut, Enver,-kujtoj, te vepra e famshme, “Titistët”.

Profesori i nderuar, Dedë Preka, duke buzëqeshur me respekt, u drejtua prej nesh me fjalët:
“Hë, të nderuar!
-A më thoni ju, kush e hapi Universitetin e Prishtinës?!
Këtë pyetje të tij të sinqertë dhe kaq të drejtpërdrejt ne studentët, kujtuam që, përgjigjen do ta japim lehtë?!!!
-Disa prej nesh folëm diçka, tani pas kaq vitesh nuk më kujtohet, por, e di që, “përgjigjen e gjetëm”, tek rezistenca e atdhetarëve tanë me në krye, simbolin e rezistencës shqiptare, bacin, Adem Demaçi, pasi e dinim faktin që, në demonstratat e vitit 1968-të, nga studentët dhe klasa punëtore kërkoheshin të drejta kushtetuese politike, si Republika e Kosovës,
Flamuri Kuqezi, kishte dhe kërkesa kulturore: kërkohej që barazia e
Gjuhës Shqipe të ishte gjuhë kryesore në administratën e Kosovës dhe gjuhë e barabartë me gjuhët e kombeve të tjera në federatën jugosllave.
Kërkohej ngritja e arsimit shqiptar në shkollat që nga ato filloret gjer në Universitete, e të tjera…
-Pastaj, doemos, pas asaj vendosmërie të shqiptarëve të Dardanisë ilire dhe të Viseve të tjera shqiptare; edhe klasa politike e asaj kohe, i kishte “ca gur” në duar, për t’ ia kujtuar shovinistit, A. Rankoviq dhe dinakut,Tito dhe klikave të tyre që, “Me shqiptarët paqe s’do të keni, pa ua njohur atyre të drejtat që u takojnë”!…

-“Po, -tha shoku profesor, Dedë Preka!
Të gjitha këto qëndrojnë, por ka dhe një fakt nga më kryesorët; por çuditërisht është i panjohur sa duhet; sa i përket dhënies së të drejtave, që i kanë takuar dhe çdoherë i takojnë kombit tonë; e në veçanti si u fitua e drejta dritëdhënëse e arsimit të lartë në UP në Kosovë”?!
-Ne, faktikisht ishim të rinj, përkundër faktit që, disa prej nesh kishim lexuar dhe vepra të Bacit Enver dhe materiale të PPSH-së, kishim lexuar dhe revista të kohës si gazetën e bukur ilustrative, “Shqipëria e Re”, “Drita” “Nëntori”, “Bashkimi”, e ndonjë tjetër që, kryesisht na i sillnin punëtorët që punonin jashtë vendit, shokët dhe shoqet ilegale i merrnin ato nga ambasadat e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Pa harruar të theksoj faktin që, disa nga këto gazeta i gjenim dhe në bibliotekën e UP, po këto nuk mund t’i merrnim t’i lexonim në shtëpi, por vetëm në bibliotekën e Institutit të Albanologjisë.

Vlen të theksohet që, edhe marrëdhëniet e mira dhe fort të frytshme shkencore, midis Tiranës dhe Prishtinës, kishin krijuar kushtet për të njohur më shumë, Nënën Shqipëri, “prej së largu, nga afër”.

Jo!-Nuk ia qëlluam pyetjes së profesorit të nderuar të fizikës pranë UT.
-Deda, u tregua mjaft i sinqertë, i afërt dhe i dashur me ne. Midis tjerash, Ay nuk na akuzoi aspak, pse neve nuk po e dinim dhe një kontribut të veçantë, ndër më kryesorët që, atëbotë ka ndikuar, hapja e UP.
Pa vonesë e vazhdoi bisedën:
“Të nderuar/a, studentë dhe studente nga Kosova-tha ai!
…Në vitet kur Enveri dhe PPSH-së. dhe populli ynë ende nuk i kishim prishur marrëdhëniet me Rusinë staliniste-hrushoviane, gjatë një takimi që pas vdekjes së Stalinit,
Nikita Hrushovi, kishte filluar të anojë nga revizionistët jugosllavë.
-Me një rast, ai në Moskë i kishte ftuar dy delegacionet e vendeve fqinje të Ilirikut, (Ballkanit të sotëm); delegacionin shqiptar dhe atë jugosllav.
-Në përbërje të delegacionit shqiptar, ishin Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha e ndonjë tjetër që, (tani mua nuk po më kujtohen); ndërsa, delegacionin jugosllav e përbënin; Aleksandër Rankoviqi, Kardeli, e ndonjë tjetër.
-Derisa, ishin duke pirë kafe; krejt “papritur” Hrushovi e gjuan drejt nesh, akuzën, ndonëse si ankesë të arsyeshme prej tij, duke iu drejtuar delegacionit tonë, me fjalët:
“Hë, shokë e shoqe shqiptare; a më thoni arsyet, pse janë kaq të ftohura marrëdhëniet midis jush me jugosllavët që nga viti 1948?!
-Për këtë, dikush prej jush, nga dy delegacionet, këtu duhet të na sqarojë”?!
I pari nga delegacioni jugosllav fjalën e mori Eduard Kardeli, i cili u mundua të sqarojë dhe tregoj kinse, për të arriturat e shqiptarëve në Jugosllavi, filloi të krekoset me fjalët: “Atje shqiptarët kanë të drejta, bile më shumë se popujt tjerë” .
-Pastaj, foli Aleksandër Rankoviqi, i cili tha;
-“Aspak nuk e kemi lehtë me u marrë me shqiptarët, atyre u është mendja top që, Jugosllavia, nuk është shteti mik i tyre, i bashkëjetesës me shqiptarët, etj.”….
-Nikita Hrushovi, po dëgjonte, ne po përgatiteshim t´u përgjigjemi fqinjëve tanë “të dashur”!…
-Fjalën e mori shoku, Enver, i cili i demantoi me fakte ato që i folën delegatët e Beogradit.
“Shoku, Nikita Hrushov!
“Nuk është krejt ashtu si po pretendojnë jugosllavët, fqinjët tanë shovinistë!
-Në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, pa ndërprerë ka vazhduar dhuna, terrori, pastaj është bërë Marrëveshja e Titos me qeverinë turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi; në Kosovë shkollat shqipe janë hapur vonë, shqiptarët, janë detyruar të mësojnë jo në gjuhën e tyre, por vetëm në gjuhën serbe; të shkojnë që nga Prishtina gjer në Beograd.
-Disa shqiptarë të etur për dituri, me sakrifica të mëdha mezi i kanë kryer shkollat në Universitetin e Beogradit, të tjerë në Zagreb e gjer në Lubjanë”!…

-“E, çfarë mund të bëjmë ne, për këto çështje, pyeti përsëri Nikita Hrushovi”?!
Përgjigje jona nga shoku Enver qe:
“Shqiptarët e Kosovës dhe të Viseve në tjera shqiptare, mund të vinë në Tiranë, atje me ndihmën e popullit dhe të shtetit shqiptar, do
t´ju sigurohen konvikte, do të kenë kushte të mira për ushqim dhe banim, për aktivitete artistkike, sportive e të tjera; pastaj, pas mbarimit të shkollave të larta dhe në universitete, studentët e diplomuar do të kthhehen në Kosovë, atje do të punojnë, do kryejnë detyrat që i kanë marrë mbi supet….
-Ashtu, vetëm ashtu do të zhvillohet arsimi i lartë në Kosovë”.
-Pasi e mbaroi fjalën Enveri dhe shokët tanë, menjëherë reaguan jugosllavët: “Jo, ne nuk e lejojmë këtë!?
Ne, kemi mundësi që, këto shkolla të larta hapen në Prishtinë, e pastaj edhe gjetiu në qytetet e Kosovës dhe më tej”!…
-Nikita Hrushovi për t´u paraqitur edhe më,-tejet i interesuar për këtë çështje, i tha delegacionit jugosllav:
“Nëse ju shokë të Beogradit, këtë zotim pune nuk e kryeni urgjentisht, sa më parë që të jetë e mundur, dijeni se, ju jeni ata që po i pengoni marrëdhëniet tuaja me fqinjët shqiptarë”.
-Josip Brozi,-Titosku Dinak, kur mori vesh që, nëse qeveria e Beogradit nuk do të lejonte dhe nuk do ta kryente zotimin në Moskë, për hapjen e shkollave të larta dhe UP,-atë punë titanike të diturisë, po e merrte në duar të veta qeveria e Tiranës me vendosmërinë e shokut, Enver; menjëherë mori hapa të ngutshme dhe konkrete; fillimisht për hapjen e shkollave të larta, pastaj dhe e bëri hapjen
e UP-s”.
-Ja, kjo qe vendosmëria e madhe, e Enverit dhe PPSH-së, për fitoren e madhe të diturisë”
-e përfundoi me kënaqësi rrëfimin e tij Profesori atdhetar, komunisti, Dedë Preka.

-Mua, ky rrëfim i tij i mrekullueshëm, m´u ka kujtuar pas ca vitesh kur po lexoja njërën nga librat, e famshme të shokut, Enver
Lavdi Enver Hoxhës!
Lavdi PPSH!
Lavdi dëshmorëve të arsimit shqiptar!
7-8 Mars, 2019- 7 Mars, 2021

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk