KONTRIBUTI I ENVER HOXHËS DHE I PPSH-së, PËR HAPJEN E UNIVERSITETEVE SHQIPTARE,
-NUK KUFIZOHET VETËM NË TIRANË.
-ENVERI DHE PARTIA KANË DHËNË KONTRIBUTIN THEMELTAR, PËR HAPJEN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
(Ribotim).
-Për aksionin e tij madhështor, të vendosur, për hapin e madh të thyerjes së territ të pa diturisë (injorancës), kombi shqiptar, për të çarë bllokadat përpara drejt diturisë; Ay, sesi e filloi ndeshjen e ashpër, politiko-diplomatike, përballë titistëve jugosllavë, do të përpiqem të bëj ca evokime rinore, nga e kaluara jonë e ndritur.
Në vitin 1979, kisha fatin që me një grup studentësh të UP, isha në vizitë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë (RPSSH).
Gjatë atyre ditëve, ishim “musafirë” të ftuar nga USHT, në fakt kjo qe një bllof që ia hodhëm regjimit kriminal titist, sepse, ndryshe atëbotë nuk mund të siguronim vizat për të kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar në Qafë Thanë. Ne, faktikisht në shtetin amë shkuam “me leje të Bajram Currit”. Në kufi u deklaruam ashtu…
Në Shqipëri kaluam mrekullisht, u çmallëm me popullin vëlla shqiptar, jemi takuar me njerëz të artit, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare.
Si sot më kujtohet, një bisedë me profesorin e nderuar të USHT, “Enver Hoxha, -Dedë Preka; një burrë i ditur dhe i matur shkodran, i cili na rrëfeu një ngjarje shumë interesante, e cila për habinë tonë, as sot e sot nuk flitet as shkruhet për të.
-Mua, mësa më kujtohet, për këtë ngjarje kam lexuar pas viteve 70-ta, në njëren nga veprat e shokut, Enver,-kujtoj, te vepra e famshme, “Kur lindi Partia”.
Profesori i nderuar, Dedë Preka, duke buzëqeshur me respekt, u drejtua prej nesh me fjalët: “Hë, të nderuar!
-A më thoni ju, kush e hapi Universitetin e Prishtinës?!
Këtë pyetje e tij të sinqertë dhe kaq të drejtpërdrejt, ne studentët, kujtuam që, përgjigjen do ta japim lehtë?!!!
-Folëm disa prej nesh (tash pas kaq vitesh nuk më kujtohet çka thamë bukfalisht), por e di që, pothuajse “përgjigjen e gjetëm”, tek rezistenca e atdhetarëve tanë me në krye, Bacin Adem Demaçi, pasi në demonstratat e vitit 1968-tës, kërkoheshin të drejta kushtetuese politike:
1. Republika e Kosovës,
2. Flamuri Kuqezi,
3. Hapja e Universitetit të Prishtinës.
4. Liria Kulturore dhe shkencore,
5. Gjuha Shqipe të ishte gjuhë zyrtare, pra, gjuhë kryesore në administratën e Kosovës dhe gjuhë e barabartë me gjuhët e kombeve të tjera në federatën jugosllave, e të tjera kërkesa të drejta kombëtare që na mohoheshin nga regjimi i egër revizionisto-titist.
-Pastaj, doemos pas asaj vendosmërie të shqiptarëve të Dardanisë ilire dhe të viseve të tjera shqiptare; edhe klasa politike e asaj kohe, i kishte “ca gur” në duar, për t’ia kujtuar shovinistit, Aleksandër Rankoviqit dhe dinakut J. Broz Titos dhe klikave të tyre reaksionare që, “Me shqiptarët paqe s’do të keni, pa ua njohur atyre të gjitha të drejtat që u takojnë”!…
-Po,-tha shoku profesor, Dedë Preka!
Të gjitha këto qëndrojnë, por ka dhe një fakt nga më kryesorët; por çuditërisht është i panjohur sa duhet; sa i përket dhënies së të drejtave, që i kanë takuar dhe çdoherë i takojnë kombit tonë; e në veçanti, si u fitua e drejta dritëdhënëse e arsimit të lartë, UP në Kosovë?!
-Ne, faktikisht ishim të rinj, përkundër faktit që, disa prej nesh kishim lexuar dhe vepra të Bacë Enverit dhe materiale të PPSH-së, kishim lexuar dhe revista të kohës si gazetën e bukur ilustrative, “Shqipëria e Re”, “Drita” “Nëntori”, “Bashkimi” e ndonjë tjetër të cilat kryesisht na i sillnin shokët dhe shoqet ilegale nga ambasadat e Shqipërisë, kudo në shtetet evropiane dhe më tej…, pastaj herë-herë na vinin në bibliotekën e UP-ës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe këto revista dhe ca libra që, kryesisht nuk ishin me përmbajtje të theksuar politike të kohës, të cilat regjimi titist i kishte ndaluar dhe i konsideronte “nacionaliste”, “irredentiste” me një fjalë, vepra armiqësore, në veçanti hynin këtu në “vijën e kuqe”, veprat e shokut, Enver dhe mësimet e PKSH-PPSH.
-Vlen të theksohet që, edhe marrëdhëniet e mira dhe fort të frytshme shkencore, midis Tiranës dhe Prishtinës, kishin krijuar kushtet për të njohur më shumë, Nënën Shqipëri, “prej së largu , nga afër”.
Jo! -Nuk ia qëlluam pyetjes së profesorit të nderuar të fizikës pranë USHT.
-Deda, u tregua mjaft i sinqertë, i afër dhe i dashur me ne. Ay, midis tjerash, nuk na akuzoi aspak, që neve nuk po e dinim dhe një kontribut të veçantë, ndër më kryesorët që, atëbotë ka ndikuar, hapja e UP.
Pa vonesë e vazhdoi bisedën:
“Të nderuar/a, studentë dhe studente nga Kosova-tha ai!
…Në vitet kur Enveri dhe PPSH-së. dhe populli ynë ende nuk i kishim prishur marrëdhëniet me Rusinë staliniste-hrushoviane, gjatë një takimi që pas vdekjes së Stalinit, N. Hrushovi, kishte filluar të anojë nga revizionistët jugosllavë.
-Me një rast, ai në Moskë i kishte ftuar dy delegacionet e vendeve fqinje të Ilirikut, (Ballkanit të sotëm); delegacionin shqiptar dhe atë jugosllavë.
-Në përbërje të delegacionit shqiptar, ishin Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha e ndonjë tjetër (që, tani mua nuk po më kujtohen); ndërsa, delegacionin jugosllav e përbënin; Aleksandër Rankoviqi, Eduard Kardeli, e ndonjë tjetër.
-Derisa, ishin duke pirë kafe; krejt “papritur” Hrushovi e gjuan akuzën, ndonëse si ankesë të arsyeshme prej tij, duke iu drejtuar delegacionit jugosllav me fjalët:
-“Hë, shokë e shoqe shqiptare; a më thoni arsyet, pse janë kaq të ftohura marrëdhëniet midis jush, që nga viti 1948.
-Për këtë, dikush prej jush, nga dy delegacionet, këtu duhet të na sqarojë”?!
-I pari nga delegacioni jugosllav e mori fjalën Eduard Kardeli, i cili u mundua të sqarojë dhe tregoj për të arriturat e shqiptarëve në Jugosllavi, ky filloi të krekosej, veç tjerash tha:” Atje shqiptarët kanë më shumë të drejta se popujt (pakica) në shtetet tjera”!…
-Pastaj, foli Aleksandër Rankoviqi, i cili tha;
-“Aspak nuk e kemi lehtë me u marrë me shqiptarët, atyre u është mendja top që, Jugosllavia, nuk është shteti mik i tyre, i bashkëjetesës, etj…”!
-Nikita Hrushovi, po dëgjonte, ne po përgatiteshim t´u përgjigjemi “fqinjëve tanë të dashur”!…
-Fjalën e mori shoku, Enver, i cili i demantoi me fakte ato që i folën delegatët e Beogradit.
“Shoku, Nikita Hrushov!
“Nuk është krejt ashtu siç po pretendojnë jugosllavët, fqinjët tanë shovinistë!
-Në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, ka vazhduar dhuna, terrori, shpërngulet e organizuara nga regjimet jugosllav-turke, në Turqi; atje shkollat shqipe janë hapur vonë, shqiptarët, janë detyruar të mësojnë jo në gjuhën e tyre, por vetëm në gjuhën serbe; që nga Prishtina gjer në Beograd.
-Disa shqiptarë të etur për dituri, me sakrifica të mëdha, mezi i kanë kryer shkollat në Universitetin e Beogradit, të tjerë në Zagreb e gjer në Lubjanë”!…
-E, çfarë mund të bëjmë ne, për këto çështje, pyeti përsëri Nikita Hrushovi?!
Përgjigje jona qe:
“Shqiptarët e Kosovës dhe të Viseve në tjera shqiptare, mund të vinë në Tiranë, atje me ndihmën e popullit dhe të shtetit shqiptar, do
t´u sigurohen konvikte, do të kenë kushte të mira për ushqim dhe banim, për aktivitete artistike, sportive e të tjera; pastaj, pas mbarimit të shkollave të larta dhe në universitete, ata do të kthehen në Kosovë, atje do të kryejnë detyrat që i kanë marrë mbi supet….
Ashtu, vetëm ashtu do të zhvillohet arsimi i lartë në Kosovë”.
-Pasi e mbaroi fjalën Enveri dhe shokët tanë, menjëherë reaguan jugosllavët.
“Jo, ne nuk e lejojmë këtë!?
Ne, kemi mundësi që, këto shkolla të larta hapen në Prishtinë, pastaj edhe gjetiu në qytetet e Kosovës dhe më tej”!…
-Nikita Hrushovi, për t´u paraqitur edhe më, tejet i interesuar për këtë, i tha delegacionit jugosllav: “Nëse ju shokë të Beogradit, këtë zotim pune nuk e kryeni urgjentisht, sa më parë që të jetë e mundur, dijeni se, ju jeni ata që po i pengoni marrëdhëniet tuaja me fqinjët shqiptarë”.
-Tito Krimineli, ishte dhe dinak i madh, kur mori vesh që, ai dhe qeveria e Beogradit që, po nuk e lejoi hapjen e shkollave të larta dhe UP, -atë punë titanike të diturisë, po e merrte në duar të veta qeveria e Tiranës me vendosmërinë e shokut, Enver; mori hapa të ngutshme dhe konkrete -fillimisht, për hapjen e shkollave të larta, pastaj, e bëri dhe hapjen e UP-s.
-“Ja, kjo qe vendosmëria e madhe, e Enverit dhe PPSH-së, për fitoren e madhe të diturisë.-përfundoi me kënaqësi rrëfimin e tij i madhi atdhetar, komunisti, Dedë Preka”.
-Mua, ky rrëfim i tij i mrekullueshëm, më ka lënë mbresa të thella që, i paraqita në këtë shkrim-përkujtim, për kontributin e madh të gjeniut shqiptar, Enverit tonë.
Lavdi Enver Hoxhës!
Lavdi PPSH!
Lavdi dëshmorëve të arsimit shqiptar!
7-8 Mars, 2019
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!