KOSOVA: DJEPI I SHQIPËRISË APO I SERBISË DHE QËNDRIMI I ALBANOLOGJISË ZYRTARE TË TIRANËS.

12
Jun
2024
Shkruan: Agron Dalipaj


“Kosova djepi i shqiptarizmës” i Hamit Kokalarit dhe “Kosova e lirë” e Piro Floqit janë vetëm dy nga shumë vepra të ndaluara nga shteti shqiptar me një vendim nga “Gjykatorja Popullore e Tiranës” dhe këtë vendim e gjejmë të botuar te faqja 5 e numurit 1012 të gazetës “bashkimi” botuar më 27 mars 1948.
Artikulli i gazetës shkruan:
“Gjykatorja Popullore e Tiranës vendosi të hiqen nga qarkullimi një sasi librash e të përkohshmesh të dëmshme për shoqërinë. Ky vendim aplikohet në tërë Shqipërinë”.
Lista e autorëve që ndalohen fillon me At Gjergj Fishta dhe të gjitha veprat e tij. Për Fishtën shkruhet edhe: “Kalemxhinjtë shovenistë dhe agjentë të imperializmit; reaksionarët që fshiheshin e vepronin nën petkun fetar si Gjergj Fishta,; P; Gjon Shllaku; Cordignano; Zadeja; Anton Harapi etj. dhe të përkohshmet e tyre si Hylli i Dritës; janë dënuar me kohë nga populli ynë; Ata; si agjentë të huaj e kanë shtrembëruar realitetin historik të vëllazërimit e bashkëpunimit që ekziston në mes të popullit t’onë dhe popujve të tjerë të Ballkanit; Gjergj Fishta në radhë të parë punoi tërë jetën për krijimin e një hendeku artificial në mes të popullit tonë e popujve sllavë”.
Lista e autorëve dhe veprave që ndalohen plotësisht e pjesërisht me ligj është e gjatë dhe midis tyre në vendimin e Gjykatores Popullore të Tiranës gjejmë dhe emrat e Kristo Floqit, Mehdi Frashërit, Mithat Frashërit, Hamit Gjylbegaj, S. Paparisto, Pjetër Gjini, Vasil Xhaçka, Mark Çuni, Hasan Kaloshi, F. M. Angoni, Jani Gjembi, Terenc Toçi, Ernest Koliqi, V. Alarupi, D. Dymas, Mitrush Kuteli, Kristo Dako, Teki Selenica, Aqif Domini, Nexhat Hakiu, T. Zavalani, V. Koça, N. Çika, (Mis Durham) S. Toto, Mentor Sojli, A. Marlaska, F. Vokopola, K. Maloki, Ali Asllani, Ismet Toto, Selaudin Blloshmi etj.
Vendimi politik i vitit 1948 për të ndaluar veprat e autorët e mësipërm bëhej nga një qeveri politike e Tiranës (e krijuar nga Serbia), që aso kohe aspironte ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë dhe duhej hequr vepra e të gjithë autorëve të listuar e që ishin antisllavistë e patriotë.
Edhe pse në fund të vitit 1948 Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, asnjë prej autorëve antiserbë, jo filoserbë e antisllavë nuk u rehabilitua, me përjashtime të rralla të disa veprave të pakta artistike. Linja filosllave në politikë, ideologji e art e pushtetit monist në Tiranë nuk ndryshoi kahjen antikombëtare.
E solla në vemendje këtë artikull të gazetës “bashkimi” të 76 viteve më parë pasi historia duket se po përsëritet me inisiativën e “Ballkanit të Hapur”, ku kërkohet sërisht që Shqipëria të rifutet nën tutelën e Serbisë dhe njësoj si asaj kohe po kërkohet censurimi i autorëve e veprave të tyre që dalin jashtë kornizës sllave në albanologji dhe u tregojnë shqiptarëve të vërtetat e tyre historike e shkencore të gjuhës e origjinës së tyre.
Gjatë viteve të dashurisë dhe edhe gjatë viteve të mërisë me Serbinë, autorët antiserbë në ideologji e art u denigruan parreshtur njësoj sikur të ishin nën Serbi. Gjatë kësaj periudhe u krijua një “inteligjencë e sistemit monist” e cila nuk ndryshoi asnjë grimë në kursin sllav në albanologji. Biles, as ndryshimi i rendit politik në Shqipërinë e pas viteve 90, nuk solli ndryshime në inteligjencën kombëtare dhe kjo shihet më qartë në institucionet e identitetit kombëtar si Akademia e Shkencave dhe ASA (që përfshin institutet e gjuhësisë, historisë e arkeologjisë).
Sistemi sllav në albanologjinë zyrtare të Tiranës ka ruajtur të paprekur dominancën ideologjike dhe gjithë “zhvillimi albanologjik” ka qenë konfirmim i tezave serbe për identitetin e kombit shqiptar si “ardhacak” e “pa identitet gjuhësor”.
Inteligjenca sllavokomuniste e Shqipërisë me Xhufin, Milon, Cekën, Gjinushin, Sinanin e gjithë rekrutët e tjerë që i shërbejnë sllavizmës, ka detyrën të vështirë për të mbajtur në të njëjtën errësirë popullin shqiptar. Zyrtarisht, shteti i sotëm shqiptar, nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për ta rivendosur albanologjinë mbi baza shkencore dhe vetëm sa ka rritur edhe më ndikimin serb mbi albanologjinë. Treguesit më specifikë se albanologjia zyrtare e Tiranës komandohet nga Beogradi ishin mediatizimi në ekstrem i dyshimit në identitetin serb të heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti.
Investimi i historianëve zyrtar Milo, Xhufi e të tjerë, që në emër të çmitizimit të Skënderbeut vunë në diskutim identitetin e tij etnik për ta ndarë atë me serbët, ishte për të krijuar “referenca akademike”, që do i duhen si ujët e pakët nesër historiografisë serbe për të bërë të tyre heroin kombëtar të Shqiptarëve. Se sa “serb” ishte Gjergj Kastrioti, këtë ai e ka treguar vetë kur ra Janosh Huniadi i Hungarisë dhe Skanderbegu me ushtrinë e tij dogji e plaçkiti Serbinë, e cila nuk lejoi që Kastrioti të kalonte e t’i binte shkurt në mes saj për të arritur në kohë te Huniadi. Por këtë fakt Milo e Xhufi “nuk e dinë” dhe “nuk munden” ta përmendin.
Linja sllave në albanologji u trondit rëndë me daljen e revistës “science” (ku artikulli i 32 shkencëtarëve e përcaktonte shqipen si 6000 vjetë të folur pandërprerje), aq sa dy akademikë të Tiranës dolën të nesërmen në media e “sqaruan” popullin se “shqipja është 1500 vjet e vjetër e jo 6000 sa thotë shkenca botërore”.
Nëse në periudhën e komunizmit linja sllave në albanologji sigurohej nga i njëjti sistem sllavokomunist në Shqipëri, në Shqipërinë e sotme ky sistem ruhet e sigurohet nga “inteligjenca” sllavokomuniste e krijuar para viteve 90 dhe e trashëguar në “sistemin demokratik”, ku sërisht sllavistët ruajnë të gjitha pushtetet si edhe atë në albanologji.
Inteligjenca sllavokomuniste e Tiranës është duke humbur kontrollin mbi mendimin publik shqiptar për shkak të informacioneve shkencore nga burime të pavarura mediatike, ndaj kjo “inteligjencë kombëtare” në shkurt të këtij viti u kërkoi me anë të një peticioni institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, që “njerëz që merren me etimologji” dhe “ata që kanë hedhur baltë mbi Eqrem Çabijin” të ndalohen të shfaqen në të gjitha mediat private e shtetërore.
Nëse në vitin 1948 qe Gjykatorja Popullore e Tiranës, që me urdhër politik firmosi e vulosi kërkesën serbe për censurimin e autorëve shqiptarë jo filosllavë, sot kjo gjykatore është zvendësuar inteligjenca shqiptare prosllave si një strukturë e qartë antishqiptare e instaluar në institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Një formacion kaq i madh i grupit të intelektualëve të listës peticioniste, që kërkonte rivendosjen e censurës albanologjike në media, flet saktësisht se sa i kapur e i kontrolluar është shteti shqiptar nga ai serb.
Peticioni i shkurtit nuk ishte thjesht një akt turpi. Së pari ai tregoi se shqiptarët duhet të mendojnë si i lipset Beogradit dhe së dyti tregoi se Beogradi ka aktive në çdo kohë “ajkën e intelektualizmit shqiptar” dhe se ai është investuar në krijimin e kësaj “ajke të intelektualizmit”.
Bashkimi i Shqipërisë me Jugosllavinë në 1948 dështoi dhe ne për shkak të miqësisë me Serbinë u privuam nga mendimi ideologjik kombëtar. “Ballkani i Hapur” nuk ka dështuar ende dhe ai e ka një strukturë të gatshme ideologjike (grupin intelektual) e cila pret rastin të na fusë nën hegjemoninë serbe e ta justifikojë “shkencërisht” përngjitjen me Serbinë, pasi (sipas tyre) Skënderbeu është hero i përbashkët dhe po sipas këtyre dhe për sa nuk nuk e kanë botuar kurrë veprën e Hamit Kokalarit “Kosova djep i shqiptarizmës”, nuk është çudi të dalin me tezën serbe “Kosova djepi i Serbisë”.
Se cilët janë grupi i intelektualëve prosllavë, i kemi të vetshënuar në listën e peticionistëve të shkurtit, ku kërkonin rivendosjen e censurës në çështje të albanologjisë.
“Intelektualët” që sot kërkojnë vendosjen e censurës ndaj mendimit të lirë, nesër do mund të kërkojnë privimin e të gjitha lirive. Pjellat sllave në Shqipëri janë më shumë se i mendojmë. Serbia ka dhe djepin e saj në Tiranë. Një pjesë e tyre janë këta më poshtë të listës së peticionit të shkurtit 2024:
Mbështetësit e peticionit
Prof. Rexhep QOSJA, Prof. Bamir TOPI, Prof. Fatos TARIFA, Prof. Ksenofon KRISAFI, Prof. Xhevat LLOSHI, Prof. Pëllumb XHUFI, Prof. Emil LAFE, Prof. Aristotel SPIRO, Prof. Rami MEMUSHAJ, Prof. Gjovalin SHKURTAJ, Prof. Neritan CEKA, Prof. Eno KOÇO, Prof. Aleksandër XHUVANI, Prof. Luljeta BOZO, Prof. Marenglen SPIRO, Prof. Valter MEMISHA, Prof. Agim VINCA, Prof. Shefkije ISLAMAJ, Prof. Ethem RUKA, Prof. Llukan PUKA, Prof. Ferid HUDHRI, Prof. Arben BABOÇI, Prof. Artan HOXHA, Prof. Anila PAPARISTO, Prof. Gëzim HOXHA, Prof. Arjan GJONÇA, Prof. Elida MIRAJ, Prof. Ilirjana DEMA, Prof. Ilir GJIPALI, Prof. Floresha DADO, Prof. Ilir YZEIRI, Prof. Irena NIKA, Prof. Josif MINGA, Prof. Bardhyl DEMIRAJ, Prof. Mimoza KORE, Prof. Kristina JORGAQI, Prof. Ermal BAZE, Prof. Mila BUXHELI, Prof. Vasil S.TOLE, Prof. Albert DOJA, Prof. Asoc. Fiona TODHRI, Prof. Asoc. Fatos DERVISHI, Prof. Asoc. Djana KASTRATI, Prof. Asoc. Mirela BOGDANI, Prof. Asoc. Ilir KALEMAJ, Prof. Asoc. Enkelejda KAPIA, Prof. Asoc. Antoneta POLO, Prof.Asoc. Zamira ÇAVO, Prof. Asoc. Nora MALAJ, Prof. Asoc. Roland LAMI, Prof. Asoc. Muhamet BELA, Prof. Asoc. Teuta TOSKA, Dr. Ina ARAPI, Dr. Rudina JASINI, Dr. Ermal HASIMJA, Dr. Juli KRISAFI, Dr. Albana MUCEKU, Dr. Alketa DUMANI, Dr. Ledina FERHATI, Dr. Zef PREÇI, Dr. Vasillaq KURETA, Dr. Pirro PAPALILO, Dr. Manjola LUMANI, Dr. Jorgji KOTE, Dr. Aida ZHUPA, Dr. Saemira GJIPALI, Dr. Ledion KRISAFI, Dr. Fabiola ELEZAJ, Dr. Gerti SQAPI, Dr. Alket DINO, Dr. Elidiana ABAZI, Piro MISHA, Diana ÇULI, Kujtim ÇASHKU, Erion BRAÇE, Arta DADE, Zef MAZI, Artan IMAMI, Fatbardh KADILLI, Adrian THANO, Sokol GJOKA, Idajet BEQIRI, Anila SMORGRAV, Dritan HILA, Petro KOÇI, Hektor RUCI, Xhevdet SHEHU, Elsida SINAJ, Mimoza KOÇIU, Adri NURELLARI, Spartak BRAHO, Spiro THOMAI, Nezir SELIMI, Elisa GJERANI, Fatos MIRAÇI, Atilda MALOKU, Kristi ZIÇISHTI, Fatos ÇOÇOLI, Shpëtim NAZARKO, Roland QAFOKU, Genti LASKU, Mikail VASILI, Luljeta NDOKA, Greta PETRO, Erion KURTI, Esmeralda NOVAKU, Albana META, Ervin PEPI, Gentiana KAPLLANI, Kostandina XHAFERRI, Albana LAKNORI, Gloria MOLLAJ, Spartak GJINI, Shefqet KERCELLI, Elvana AGUSHI, Gladiola GOLEMI, Nase JANI, Blerta LAZEBEU, Mario KUÇI, Kiço KALAJA, Jorida TOLLKUÇI, Arben IDRIZI, Shaban CANAJ, Valentina POSTOLI, Foqion POSTOLI, Vjollca TREBICKA, Ilir TREBICKA, Lira LASKU, Agim KONDA, Dritan KONDA, Bardhyl KONDA, Frederik KONDA, Laura KONDA, Shqiponja KONDA, Dea DOKSANI, Eneida MARKU, Valbona PAJO-BALA, Benard BABAJ, Keiti KONDI, Shpresa GORREJA, Agron NUSHAJ, Qemal AGALLIU, Bledi FILIPI, Donika OMARI, Tatjana SELENICA, Pandeli PASKO KUTELI, Fanie GJERMENI, Rajmonda BELLI GJENÇAJ, Lina CEKA, Arlinda DUDAJ, Pëllumb KULLA, Ndue DEDAJ, Pandeli KOÇI, Donika STASA, Ermira TREBICKA, Mateo GORREJA, Arta DAKA, Myzejen KASHARI, Dhurata POPI, Dorina SOTA, Henri SOTA, Ergest ZEMBLAKU, Elisabeta VELIU, Laert PETRITI, Kristaq LALA, Edra MAKU, Llazar STASA, Luiza SULA, Lindita GIXHA, Sokol GJERMENI, Valbona SHESHI, Besa ALCANI, Denisa GJEKA, Mario SOTA, Vjollca HILA, Llazar GJERMENI, Leonora KORITA, Fitim ISMAILI, Klodian MUCA, Gori DAKA, Donika GJIKA, Bersan SPAHO, Bedrie GORREJA, Valentina QERACA, Liri MALI, Leni LALA, Prokop GORREJA, Liri PRIFTI, Naunka VODO, Bernina VELIU, Marin FRANI, Detan HOXHA, Vangjel MALI, Mario PRENDA, Ramiz GJONI, Burbuqe GJONI, Eduart RRËZA, Violeta GJEÇI, Sanie PETRITI, Kristi ZEZO, Elisa VELO, Kimete LIÇO.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk