Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi
Tashti duhet t‘a themi haptas:
„ Kosova që nga viti 1990 është pa akademi!
Por duhet të themi po ashtu që:
„ Kosova që kur u bë shtet „ nuk ka“ ministri të arsimit apo edhe të kulturës, që kanë ndonjë vlerë!
Fajtore për gjendjen tepër të mjerueshme në arsim e kanë këto ministri ndër vite?
Pse?
E para ngaqë lejuan që Akademia e Shkencave dhe Arteve të privatizohet dhe të shëndërrohet në një degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ( LDK) ish Savez Komunista Kosovo(SKK ose LKK).
Dhe, natyrishtë që qëllimi parësor i këtij subjekti politik me orientim pro jugosllavë ishte,për të vë nën kontroll Akademin e Shkencave dhe me këtë tentim manipulimi dhe larje truri për masat e gjera popullore.
Atë çfarë s‘ka mundur ta bë Serbia, Millosheviqi dhe çetniku Radivoje Papoviq, shkatrrimin e ASHAK këtë gjë e ka arritur ta bëjë LDK ( ish Lidhja Komuniste me OTH të saja) ndër vite.
Besoj që të gjithë e dini që:
„ Në këto 30 vitet e fundit askush s‘ka mundur të marrë titullin „ akademik“ dhe të bëhet anëtarë i ASHAKut, nëse nuk ka qenë anëtar lojal i LDKËS pro jugosllave!
2.
Siç e dini titullin „ akademikë“ e ka edhe Isa Mustafa pa asnjë punim shkencorë, dhe ky pishpiriku rrugaq Kujtim Shala!
Edhe pse kishte disa alamet libra dhe studime shkencore IBRAHIM RUGOVA, për kohën nuk i plotësonte kushtet për të fituar titullin akademikë!
3.
Anëtarë të Akademisë akoma nuk është bë profesor Agim Vinca!
Profesoresha Shefkije Islami ( drenicakja me të cilën mburremi).
Nuk mund të bëhej as prof. Ramiz Kelmendi.
E shumë të tjerë.
Faji i tyre i vetëm: Nuk janë ( ishin) anëtarë të LDKës dhe pro jugosllavë!
4.
Në çdo vend normal ministria e arsimit do të ndërhynte dhe të gjithë „ titujt“ e ndarë në këto 20 vitet e fundit do t‘i anulonte dhe do t‘i shpallte të pavlefshme!
Është e qartë që tituj shkencorë kanë fituar individët duke i ndarë ato brenda llojit!
Përshembull ky KAKADEMIKU Kujtim Shala,ka fituar tituj dhe diploma falas ngaqë për nga diapazoni i diturisë, ai ka defekte të shumta edhe për të qenë një mësimdhënës në një shkollë fillore.
Ky pishpiriku me diploma të dhuruara, nëse i keni lexuar „ poezit që ka shkruar“ janë nën nivelin e një filloristi.
Ai nuk njeh rregullat elementare të krijimit të zhanreve të ndryshme të poezisë.
Asnjë redaktor serioz, recensist apo edhe botues nuk do të pranonte të vinte firmen te „ krijimet koti“ të Kujtim Shalës.
5.
Cila është zgjidhja?
E para mendoj që shteti duhet të ndërhyjë ashtu siç bëri në Shqipëri, kur ndërhyri dhe ndaloj Sali Berishën që bënte përpjekje ASHASH-in ta shëndërronte në Kakademi!
E dyta, duhet anuluar titullin e „ akademikut“ të gjithë atyre që i kanë fituar në këto 20 vitet e fundit.
E treta, të themelohet Akademia e Re e Arteve, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, ku do të caktoheshin kushtet, të cilat duhet t‘i plotësojë, një kandidat i mundshëm.
Kushtet duhet të caktohen pasi të bëhet një diskutim i gjerë në mes Rektoratit me dekanatet e tyre, ministrinë e arsimit dhe me shoqerinë „ civile.“
Për fund
Nëse ministria e arsimit nuk e konsideron,si gjë serioze,marrjen e titujve shkencorë,të atyre që pa punime shkencore janë „ vetshpallur prof.dr. apo edhe akademikë“ mos u befasoni atëherë kur nëpër universitete do ligjerojnë ( lëndën „ Rrugaqëria si mjet për t‘u bë akademikë) pishpirikat si ky Kujtim Shala…
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!