“Kosova nuk ndalet pa e fitu luftën ndaj zagarëve që shqip flasin e serbisht mendojnë”

03
Jun
2023

Shkruan: Nezir Kraki
“Kosova nuk ndalet pa e fitu luftën ndaj zagarëve që shqip flasin e serbisht mendojnë”
M’kish pas marre malli për këta që s’ia qëllojnë kurrë. Pata mendu që kanë ik diku prej marres por jo, këta edhe ma të zeshëm ishin bo. Edhe ma proserb. Edhe ma zagarë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në dy vite, tri revolucione, tri dështime qyqare:

1- revolucioni i grenellave me SMS-qeveri dështoi për marre të zotit. Ishte shpresa e tyre e parë për rikthimin e Kosovës nën bandat e krimit ekonomik.
2- revolucioni i targave i para disa muajve dështoi poashtu. Ishte koha kur komitat e zagarëve u barrikaduan në anën e Serbisë kundër Kosovës dhe momenti kur opozita shkonte në Dragodan me shpresën me e rrezu qeverinë legjitime për hatër t’Serbisë.

3- revolucioni i tretë, dmth dështimi i tretë, është duke ndodhë tash dhe ju garantoj që kjo do jetë një goditje fatale për argatët e bandave, për dhunuesit e Kosovës, për gurthyesit e veriut dhe për krejt komitat e zogjve të dalë nga furriku i fundrrinave të gërditshme që të gjithë i njohim.

E Kosova, kjo Kosova e re, si shtet serioz e legjitim përsëri do mbetet aleate e Amerikës dhe e Evropës. Kjo Kosovë është rrugës së duhur dhe të drejtë e nuk guxon të ndalet pa e fitu luftën ndaj zagarëve që shqip flasin e serbisht mendojnë. Këta qyqanat përsëri s’do ia qellojnë, përsëri do jenë fundrrinat e shoqërisë ne pritje, si korbat e zi, te ndonjë rasti tjetër me iu versul Kosovës me arsyetimin se po i versulen Albinit.

Ikni atje bre qyrrana!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk