KOSOVE, URIME PAVARËSINË!

16
Feb
2025
Nga: Genc Sefa -Lushnja


( Ripostim, kushtuar pavarësisë së Kosovës)

Dardani e shtrenjtë, bija e Shqipërisë,
Po të bëjnë të fala, luftëtarët e lirisë;
Edhe pse të ndarë, ne për ty festojmë,
Pavarësinë nga zemra, sot ta urojmë.

Dhamë plot dëshmorë, e gjymtyrë trupi,
Që sot të festohet, 17-të shkurti!
Mijëra të tjerë, ende nuk janë gjetur,
Veç një zot e din, se ku janë tretur…

Çdo shqiptar që sot, lirinë e feston,
Sakrificën tonë, s’ka si e harron;
Se kjo tokë e lashtë, ku ti sot gëzon,
Në çdo cep të saj, ende gjak kullon!

Mbi Flamur valëvitet, shqiponja krenare,
Ky simbol i shenjtë, i tokës shqiptare;
Tash e flasim lirshëm, gjuhën tonë amtare
S’na burgosin dot, për një abetare!

Dardania ime, të uroj Pavarësinë,
Sot e përgjithmonë, e gëzofsh Lirinë!
Lavdi për Dëshmorët, që ranë për Atdhé,
Për një jetë të lirë, për një jetë të ré!

Amanetin e tyre, do ta realizojmë,
Trojet shqiptare, ne do t’i bashkojmë;
Në një shtet të vetëm, në një shtet të ri,
Me emrin e dashur, me emrin Shqipëri!
—————————————————————
Autor Genc Sefa-Lushnja.
Luftëtar i Lirisë në UÇK, UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë!
i robëruar në emër të lirisë së Atdheut!
Poezia është botuar në librin tim me titull: “PUSHKA E TYRE KUSHTRIM LIRIE “!🇦🇱

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk