Kosovën pas luftës 1998-9 është dashur ta udhëheqin këto personalitete:

24
May
2023

Shkruan: Ragip Mexhuani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Prishtinë 24.05.2023

Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Skender Rizaj, Zejnullah Gruda, Riza Smaka, Adil Fetahu, Ismail Kastrati, Nikë Xheloshi, Azem Vllasi, Kaçusha Jashari, Jusuf Zejnullahu, Ali Shabani, Halil Geci, Ali Kelmendi, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Muhamet Shabani, Shpejtim Bulliqi, Florim Isufi, Tomë Gashi, Elez Blakaj, Nena Drashiq, Emilia Rexhepi, Arif Bozaxhi, Bashkim Paçuku, Brahim Avdyli, Feri Arifi, Qazim Namani, Fahri Xharra,etj.

Opozita e tashme ishte në pushtet mbi 20 vjet. Kjo opozitë është fajtore për mos integrimin e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në veri të Mitrovicës, shkaku i mos integrimit të serbëve pasoi Decentralizimi-krijimi i komunave serbe- Asociacioni. Kjo opozitë i dha Malit të Zi dhe Maqedonisë me mijëra ha. Kosova nga viti 1960-1985 i kishte 22 komuna, vetëm 1 serbe- Leposaviqi. Në kohën e Millosheviqit Kosova u bë me 31 komuna. Tash Kosova i ka 38 komuna multietnike: nga ato 12 serbe. Për serbët janë krijuar Zona Mbrojtëse për 45 monumente, manastire, kisha. Për këtë fajtore është opozita e tashme. I ndjeri A.Demaçi, pas luftës bënte thirrje rregullisht: silluni mirë me serbët dhe minoritetet tjera. Evropa është e ndishme ndaj minoriteteve. Demaçi e pat propozuar Rada Trajkoviqin për kryetare të Kosovës. Disa shqiptarë shkurtpamës e akuzonin Demaçin. …

Iain King dhe Whit Mason

Njëzet e një të vrarë. Kaos në mbarë Kosovën. Dhjetëra kisha ortodokse të shkatërruara. Qindra shtëpi të djegura dhe të plaçkitura. Mijëra serbë, më në fund të bindur që t’i braktisin shtëpitë e tyre. Turma duke i sulmuar zyrtarët ndërkombëtarë. Trazirat e marsit 2004 ishin shpërthimi, të cilit UNMIK-u dhe KFOR-i gjithnjë i janë frikësuar. …

Trazirat e 17-18 marsit 2004. …çoi në vdekjen e 21 qytetarëve shumica shqiptarë. … së shpejti u krijua një komision për vlerësimin e situatës në Kosovë për të raportuar në OKB. Raporti udhëhiqej nga norvegjezi Kai Eide. Më 24 tetor 2005 Këshilli i Sigurimit diskutoi raportin dhe autorizoi fillimin e negociatave me Serbinë. Negociatat u udhëhoqën nga i dërguari i posaqëm i OKB-së për Kosovën ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari, zv.i tij ishte diplomati i lartë austriak Albert Rohan të cilët vepronin në kuadër të zyrës… UNOSEK me seli në Vienë. Kjo zyrë bashkëpunonte me shtetet e grupit të kontaktit dhe me KS të OKB-së, NATO,Komisioni Evropian,etj. Në shkurt të vitit 2006 përf. e Kosovës dhe Serbisë u takuan zyrtarisht për herë të parë në Vienë. Temë e negociatave ishin të drejtat e pakicave sdm atij serbë… Decentralizimi-krijimi i komunave të reja me shumicë serbe. Delegacioni serb kërkonte krijimin e 17 komunave të reja me shumicë serbe, pala kosovare ishte e gatshme të krijonte 5 komuna dhe një këshill lokal për pjesën veriore të Mitrovicës. Pas disa muajsh negociatash, një takim i nivelit të lartë u zhvillua më 24 korrik midis presidentit kosovar, Fatmir Sejdiut,kryeministrit Agim Çeku dhe presidentit serb, Boris Tadiq dhe kryeministrit Vojisllav Koshtunica. …

Nga kosovarët i pari çështjen e decentralizimit e kishte hapur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, më vonë ministër i Pushtetit Lokal dhe zëvendëskryeministër, Lutfi Haziri, e këtë e dëshironin edhe qarqe serbe edhe qarqe të caktuara ndërkombëtare.

Ish-kryetari i ndjerë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova kishte ndërhyrë, duke kërkuar që decentralizimi të mbetej çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës. …

2005: “Adem Demaçi-Vetëm pasi që shqiptarët të krijojnë shtetin e vet të pavarur ata… do të mund të krijojnë të gjitha kushtet që serbët të kthehen dhe të ndihen të sigurt e të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë dhe të mos kenë nevojë që të lidhen për institucionet e Beogradit. Shqiptarët janë të gatshëm që ti pranojnë e zbatojnë të gjitha standartet evropiane”…

2005: “Azem Vllasi- shqiptarët duhet t’u kërkojnë falje atyre serbëve të Kosovës të cilëve pas qershorit 1999 , kanë bërë çfarëdo të keqe, por edhe para kësaj në qoftë se është fjala për qytetarët e pafajshëm. Kurse serbët dhe shteti i Serbisë duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve për të gjitha të këqiat që ua kanë bërë nga viti 1912 e sdm, për ato në periudhën e regjimit të Millosheviqit. …

Askujt nga ish-RSFJ, pra as Serbisë nuk u janë shtruar standarde të veçanta që t’u njihet shtetësia pas shpërbërjes së RSFJ-së”.

6 mars 2005: “Albin Kurti- Paralelisht me kthimin e refugjatëve serbë në Kosovë duhet të bëhet kthimi i shqiptarëve në veriun e Kosovës, nuk ka se si të integrohet Mitrovica pa kthim të shqiptarëve atje. Realisht për t’u pamundësuar ndarja definitive duhet që në veri të kthehen shqiptarët. Dhe kthimi i tyre pa dyshim se do të mundësonte t’i jepet fund dominimit të Serbisë në veri të Kosovës dhe normalizimin e gjendjes atje.

Mardhëniet shqiptaro-serbe arritën kulmin e vet pozitiv pas autonomisë të vitit 1974, ngase atëherë Kosova ishte më së largu nga kontrolli i Beogradit. Para luftës 53% e banesave në veriun e Mitrovicës ishin të shqiptarëve sipas raportit të GNK. Vetëm me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, 11 shqiptarë janë vrarë, me dhjetëra të tjerë janë keqtrajtuar ose lënduar ndërsa 1,564 familje me 11,364 anëtarë janë dëbuar”.

Në shtatorë 1999, deri në gusht të vitit 2000 përfaqësuesi special kishte emëruar gjithsej 662 gjykatës dhe prokurorë, shumica e tyre shqiptarë të Kosovës. Komisioni Keshillëdhënës Gjyqësor i UNMIK-ut do të propozojë themelimin e një gjykate të Kosovës për krime lufte dhe krime etnike. … Komisioni kishte rekomanduar që kjo gjykatë të vendosej në Kosovë dhe të jetë e përbërë nga gjykatës dhe prokurorë vendorë dhe ndërkombëtarë. … Kjo gjykatë nuk do të krijohet kurrë për krime lufte dhe krime etnike. … Kishte pasur kundërshtime të fuqishme nga pala shqiptare. Amerika dhe Evropa i’u kërcënuan lidershipit politik kosovarë: “Nëse ju vet nuk e krijoni këtë gjykatë. … bashkësia ndërkombëtare do ta bëjë atë për ju”. Më 3 gusht 2015, Parlamenti i Kosovës do të votoj për Dhomat e Specializuara të Kosovës. …

Nga Serbia, Bosnja,Kroacia,Maqedonia dhe Kosova në gjykatën e Hagës janë dënuar,akuzuar,liruar dhe vdekë në burg 178 persona(shumica e këtyre janë dënuar). Më së shumti ka të dënuar kriminelë serbë nga Serbia dhe Bosnja.

Serbë nga Serbia janë dënuar 64 kriminelë, 6 me burgim të përjetshëm, 57 të tjerë nga 40 vjet gjerë 5 vjet, një 3 vjet. Serbë të Bosnjës të dënuar 53 kriminelë.

Kroatë të dënuar, liruar, të vdekur 34 persona(shumica të dënuar).

Boshnjakë të dënuar e liruar 9 veta(shumica të dënuar).

Shqiptarë: 7 të akuzuar, të liruar, i dënuar Haradin Bala 13 vjet. Të liruar: I.Balaj, L.Ibrahimaj, F.Limaj, I.Musliu, A.Murtezi, R.Haradinaj.

Maqedonë: të akuzuar, dënuar, liruar në Gj.e Hagës. Prej të dënuarëve edhe 18 veta gjenden në burg.(21 dhjetor 2017)

Në Gj.e Hagës më së paku janë dënuar shqiptarë dhe boshnjakë.

Literatura:

ASHAK KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN Prishtinë,2006
Albin Kurti ZGJOHU! Për Rezistencë Drejt Lirisë Prishtinë,2003-2007
Adil Rr. Fetahu LEXOJ E REAGOJ Prishtinë,2018
Fahri Musliu, Dragan Banjac: Shthurja e Nyjës së Kosovës- shikimi nga dy anë Beograd,2005
Iain King dhe Whit Mason Paqe me çdo kusht-Si dështoi bota në Kosovë KOHA Prishtinë,2007
Komuniteti Serb në Kosovë Komiteti i Helsinkit Për të Drejtat e Njeriut në Serbi Qershor,2012

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk