Kryeministri i Spanjës, uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

11
Feb
2025

Kryeministri i Spanjës, uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit
Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në letrën e tij, Sánchez e cilëson këtë fitore si dëshmi të besimit të qytetarëve të Kosovës në udhëheqjen dhe vizionin e Kurtit.
“I nderuar Kryeministër Kurti, në emër të Internacionales Socialiste, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren tuaj të fundit zgjedhore. Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen”.
Ai shpreh mbështetje për përpjekjet e qeverisë së ardhshme në forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe zhvillimit ekonomik.
“Ndërsa vijoni punën tuaj për forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe progresit ekonomik, ju uroj çdo sukses dhe shpresoj që së shpejti të mund të formoni zyrtarisht qeverinë tuaj”.
“Internacionalja Socialiste mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Sánchez.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk