Ku ishe ti Luan?

13
Jul
2023
Nga: LUAN BACI

Ku ishe ti Luan kur luftohej në Kosove, është pyetja e një mikut tim virtual në f.b., dhe kjo në formën e kunderpeshës, ndaj “sulmit” që unë po bëj në vite kundër politikës kundërkombëtare, ndaj “politikanëve shqiptarë” në krejt SHQIPTARINË, përfshirë këtu mbrojtjën e qeverisë së sotme atdhetare të KOSOVËS, drejtuar nga shqiptari në kollone vërtebrale e kombëtare, ALBIN KURTI!
Në kohën e luftës në Kosovë kam qenë në Amerikë. Për rrethana që nuk mund të të spjegohem ju dhe.e askut tjeter, ketu në f.b., nuk mund të largohesha askund sepse me duhej të plotesoja detyrime ligjore, si shtetas i atij vendi që jam.
Për të shmangur ndonje, keqkuptim, nuk kam qenë i ndaluar nga polici apo Gjykata për ndonje shkelje ligjore apo krim, thjesht detyrimë ligjorë, që po nuk i zbatove, përbejnë vepra penale, e ato detyrime ndaj atij vendi ku sic e thashë jam nënshtetas, për gati tridhjetë VJET, mund të plotësohen vetëm duke qendruar në Amerikë. Si në SHQIPERI, ashtu dhe në AMERIKË, kam respektuar me fanatizem ligjet e shtetit.
Ti ore mik, ke në prapaskene, me se paku që une “nuk paskam dashur të luftoj në lufte me armë në mbrojtje te Kosovës”.
Po të them se i jam përgjigjur mbrojtjes së atdheut arme, SHQIPERISË, me shërbim ushtarak, kur e kisha mundësinë edhe t’i shmangesha.
Po ju them se familja ime, në breza ka luftuar për mbrojtjen e atdheut. Për mos shkuar shumë larg në histori, po ju them se babai im i ndejere ka qenë anetar i njesiteve guerrile, që herët në fillim të rezistencës kundër pushtimit fashistë të SHQIPERISË, në Vlore, e në Tiranë, ku i dekonspiruar nga agjentë të pushtuesve, “shqiptarë” që flisnin shqip, ishte në listat e Gestapos, të cilet edhe me pjesetare të qeverise se Xhafer Devës, tentuan pa sukses ta arrestonin si në Vlore, ashtu edhe në Tiranë, e ku nga Tirana, babaj kaloj partizan në Brigaden e Parë Sulmuese, ku qendroj deri në clirim të vendit.
Sot, është një luftë po aq e madhe, dhe po aq e veshtirë dhe e rendesishme, e pse jo, me e rendesishme se ajo me arme, për mbrojtjes e atdheut, e në vend që të bëhen dikujt pyetje, për t’ja vënë në dyshim ate që bën në sherbim të atdheut, duhet bërë tjetër gjë, ate të bashkimit në një front të vetëm e te perbashket ne mbrojtje nga armiqte dhe bashkepunetore e tyre shqipfoles, kudo te ndodhur, ne SHQIPETARI.
GJITHË TË MIRAT MIKU IM VIRTUAL!

13 Korrik 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk