Ku janë katandisur Universitete tona në gjuhën shqipe?

13
May
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Në ranglistën botërore të 2000 Universiteteve më të mira në botë që janë publikuar së fundmi nuk gjendet asnjë Universitet në gjuhën shqipe.
Universitetet tona nga mbarë trojet shqiptare ngelën sërish në “provim pjekurie” nën nivelin e kënaqshëm arsimor në krahasim me ata ndërkombëtar.
Universiteti “Kiril i Metodi” kanë arritur të zënë vendin e 1990 në ranglistën botërore, sipas radhitjes që bëhet nga institucione të veçanta për vlerësimin e nivelit arsimor të Universiteteve të ndryshme nëpër botë, ndërsa Universiteti publik i Tetovës dhe ai i Europës Juglindore kanë ngelur në klasë si çdo vit që nga fillimet e tyre si institucione të larta të arsimit në gjuhën shqipe dhe jo vetëm.
Kjo radhitje e Univesiteteve që lë jashtë 2000- shes botërore Universitetet tona në gjuhën shqipe, konfirmon edhe njëherë stafin abuzues të kuadrit mësimor dhe gradat e dyshimta që një pjesë e tyre posedojnë, duke “shitur” dhe shpërndarë diploma për studentët tanë si paçavure mediokriteti nëpër instutucionet arsimore dhe ato të sektorëve të tjerë te ekonomisë, si kuadro të një niveli të ulët që do t’i përgatisin gjeneratat e reja në mbarë trojet shqiptare.
Profesorët tanë (jo të gjithë) duken sheshit se nuk dinë vetë të shkruajnë në gjuhën shqipe pesë rreshta pa gabime. Ata mbajnë titujt Dr.Prof. por nuk dinë të shkruajnë shqip sipas rregullave (ashtu siç bëjnë kolegët e tyre në gjithë Europën) ndërsa në sllavisht nuk gabojnë!
Sot kemi Prof.Dr. sa të duash, por që nuk i përgjigjen nivelit arsimor dhe shkencor, thjesht ata janë sharlatenë që kanë blerë diplomat në kohën e ekonomisë së tregut dhe na shesin mend me titujt e tyre false dhe mediokër.
Pse jemi në këtë shkallë kaq të ulët përfaqësimit tonë në botë tregon edhe kjo radhitje e dhimbshme por e vërtetë, ndaj jemi aty ku jemi.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk