KUJTESË AKTIVITET I NGJESHUR ARTISTIK – ME FOLKLORISTIN HAJRI ISMANI

30
Nov
2024
Shkruan: Syrja Etemi


Me folkloristin e përmasave mbarëkombëtare, Hajri Ismani jemi njohur që në vitet 80-ta. Për këtë shoqërim të sinqertë, “fajin” e ka pasioni ynë i përbashkët: folklori shqiptar dhe arsimi kombëtar. Por, më vonë këtë bashkëpunim e intensifikuam akoma më shumë, bile edhe me angazhime të përbashkëta konkrete – nga viti 2010 kur unë iu bashkangjita SHKASH: “Jehona e Malësisë” – Tetovë, shtylla kryesore e së cilës ishte vet Hajriu i palodhshëm. Në vazhdim do të dalloj një – nga shumë aktivitet artistike: Pjesëmarrjen në Festivalin Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” – 27 dhe 28 nëntor 2011, ku, grupi ynë i Rapsodëve “rrëmbeu” çmimin më të lartë të evenimentit: Vendin e parë.
Skenderaj, 28 nëntor 2011 (e hënë)
Në natën finale të Festivalit gjithëkombëtar “Rapsodia shqiptare” morrën pjesë 16 rapsodë e grupe rapsodësh nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët, në dy netët e para ishin kualifikuar nga juria profesionale e përbërë nga: Naim Gjoshi, kompozitor dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Librazhd, Xhevdet Gashi, kompozitor dhe kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Ylber Asllani, dirigjent dhe redaktor i muzikës në RTK.
U dhanë këto çmime:
– Çmimi i parë, “Kulla e Jasharëve” : Grupi “JEHONA E MALËSISË SË SHARRIT” – TETOVË*
– Çmimi i dytë: Naim Krasniqi – Prizren ; Flamur Plakiqi – Drenas.
– Çmimi i tretë: Nazmije Demolli- Dardanë; Mehmdi Shemsi Dumoshi – Besianë.
– Çmimi për interpretim më autentik: Mustafë Rama – Deçan.
– Çmimi për debutim më të suksesshëm: Vëllezërit Rubofci – Drenas.
– Çmimi i publikut: Grupi “Selman Kadria” Burim.
– Çmimi “Veteran i dalluar” : Gani Thaçi – Drenas.
– Çmimi i Bordit për kontributin e dhënë në rapsodinë shqiptare: Të bijtë e Sefë
Mleqanit.
___________________
*Anëtarët e grupit folklorik të SHKA: Jehona e Malësisë së Sharrit-Tetovë që morën pjesë në këtë Festival janë: 1.Hajri Ismani, 2.Syrja Etemi, 3.Xhemajl Abdyrrahmani dhe 4.Dashmir Avziu.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk