Shkruan: Prof.Dr. Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Shpalime historie
Kjo festë e lashtë nuk ka vetëm karakter fetar ndër shqiptarët, por ajo lidhet me besimet pagane shumë më të hershme të pellazgëve-ilirëve se nga lindja e krishterimit.
Kjo festë gabimisht është shpjeguar dhe interpretuar nga disa studiues shqiptarë, se ka lidhje vetëm me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nën ndikimin e propagandës së huaj, sidomos të asaj greke dhe sllave, për ta përvetësuar nga ana e tyre historinë më të lashtë së paku mbi njëmijë vjeçare, nga fillimi i festimit të kësaj dite të motmotit edhe si festë fetare, e lidhur me festën e lashtë pagane të popujve pellazgë-ilirë, si ditë motmoti.
Format më të lashta të kremtimit të kësaj feste, si ditë e motmotit njihet pak, ndërsa shënimi i saj edhe si festë fetare për besimtarët e krishterë lidhet me ditën e martirizimit të Shën Gjergjit, 6 Majin, në nderim të martirit të madh nga Kapadokia, i lindur rreth viteve 275/281, i martirizuar më 6 maj të vitit 303.
Njëri nga kryqet më të përhapur në botë është Kryqi i Shën Gjergjit, të cilin nga shekujt e parë të erës sonë deri në ditët e sotme, disa popuj dhe shtete edhe sot e mbajnë në stemat dhe flamujt e tyre, si Gjeorgjia, Anglia, Sardenja, Zvicra, Greqia (me ngjyrë të kaltër, të ndryshuar nga ngjyra e kuqe e zakonshme), si edhe shumë qytete të lashtë, të banuar kryesisht me popullsi pellazge-ilire në lashtësinë më të hershme.
Ky kryq, gjithashtu, sikurse edhe dita e Shën Gjergjit, e njohur si ditë e motmotit dhe ditë feste e besimtarëve të krishterë, nuk daton nga lindja e besimit të krishterë, por ka një lashtësi shumë më të hershme. Artefakte dhe monedha nga periudha e mëhershme, së paku nga shek. VI – V p.e.s., janë gjetur në qytetin e lashtë Krie (sot rajoni Karia-Caria), njëri nga 13 qytetet e Trojës së lashtë, në Anadoll të Turqisë së sotme, si dhe në vende të tjera, kryesisht në rajonet e banuara nga popullsia pellazge-ilire.
Vlen të përmendet me këtë rast se, edhe kishat e lashta që mbajnë emrin e këtij shenjtori, Shën Gjergjit, ndodhen kryesisht në vendbanimet e shqiptarëve të lashtë (pellazgët-ilirët-arbrit), që në lashtësi e deri në ditët e sotme njihen edhe si Manastire dhe Kisha Albane. Kisha dhe manastire me këtë emër ka me mijëra, mbi 360 prej tyre me këtë emër (Kisha Albane e Shën Gjergjit) njihen vetëm në Gjeorgjinë e sotme, por edhe në shtete të tjera, në Armeni, Azerbajxhan, Turqi, Itali, Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Angli dhe në shumë vende të tjera të Evropës dhe jo vetëm. Për shkak të numrit të madh të kishave dhe manastireve me këtë emër e ka marrë edhe emrin e ri shteti i sotëm i Gjeorgjisë, më parë ky shtet ka psur edhe emra të tjera, si Ruri, Guristan, Gruzi etj.
Në hapësirat e Gadishulli Ilirik, kishat dhe manastiret me këtë emër – Shën Gjergji, ndodhen kryesisht në vendbanimet me shumicë të banorëve shqiptarë edhe në ditët e sotme.
Në vazhdim ju paraqesim disa nga stemat dhe flamujt e shteteve që e mbajnë kryqin e Shën Gjergjit, këtij martiri të krishterimit, i cili nderohet edhe nga besimet tjera fetare, edhe nga besimtarët Islam, për shkak të kontributit të tij për përhapjen e besimit Islam ndër popujt e Lindjes.
Kjo edhe ka qenë arsyeja pse krerët fetarë të besimit islam ndër shqiptarët, edhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane nuk e kanë ndalur shënimin e festës së Shën Gjergjit.
* Dita e Shëngjergjit nga shumica e shqiptarëve festohet si ditë e motmotit, jo vetëm si festë fetare. Se çfarë rëndësie dhe ndikimi ka kjo festë te shqiptarët, ju rrëfej një rast të para disa viteve, çfarë ndodhi me shënimin e kësaj feste nga banorët shqiptarë vendës në Malësinë e Tetovës, sidomos në katundin Shipkovicë, të cilët kryesisht i takojnë fesë Islame. Dita e 6 Majit, që tradicionalisht është festuar si Dita e Shëngjergjit, rastisi që atë vit të jetë edhe dita e festës për besimtarët Islam – Dita e Bajramit të Madh. E dini se çfarë ndodhi? Këta banorë pa përjashtim e festuan ashtu siç e kanë festuar tradicionalisht Ditën e Shëngjergjit, përderisa ajo nuk ndryshon asnjëherë, ndërsa festën e Bajramit të Madh, i cili festohet disa ditë, e që e ndryshon për dhjetë ditë secilin vit, këta banorë e festuan nga dita e dytë, një ditë pas Ditës së Shëngjergjit.
(23. XII. 2022)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!