Kultura dhe kunderkultura, jeta dhe vdekja, vlerat dhe kundervlerat!

25
May
2023

Shkruan: LUAN BACI
24 MAJI 2023
Sapo lexova nje lajm, ku Austria restauroi shtepine ku ka lindur Hitleri, nuk e shkaterron me themel, sic ndodhi rendomte ne SHQIPERI, me partite e dhjerokracise, qe qarkulluan pushtet “demokratik” ne tridhjete e tre VJET me rradhe, duke shkaterruar e duke shkaterruar ne pambarim, bile ne nje fare gare te eger me njera tjetren, per te shkaterruar ate qe mbeti aksidentlisht nga paraardhesit e tyre shkaterrues si ata.
Te etur per t’i nxjerre ujet e zi gjithckaje, me urdher te drejtorive te inteligjences se shovinisteve fqinje, SHQIPERIA DUHEJ DHE DUHET TE VAZHDOJE TE SHKATERROHET, NE CDO QELIZE TE EKZISTENCES SE SAJ?!
Ne lajmin qe sapo mesove, thuhet:
“Austria ka njoftuar se në shtëpinë e kontestuar ku ka lindur Adolf Hitler do të jepet trajnim për të drejtat e njeriut oficerëve të policisë vendase, në atë që autoritetet shpresojnë të jetë kapitulli i fundit i sagës së përdorimit të ndërtesës, pas disa tentativave të dështuara.
Ndërtesa elegante e shekullit të 17-të në Braunau am Inn, pranë kufirit me Gjermaninë, ishte blerë nga qeveria prej vitit 2016 me një akt të detyrueshëm në mënyrë që të mos kthehej në objekt kulti nga adhuruesit e Hitlerit….”
Cfare shkaterrimesh kolosale solli per mbare Evropen, e jo pak per vete Gjermanine e Austrine Hitleri, ato dihen mire, e ketu ne keto shenime te mia, nuk marr persiper te ribej app bej historine, por deshiroj te bej nje krahasim, me qe kerkuam te shkojme ne Europe, e ta bejme Shqiperine si gjithe Europa.
Pyetja shtrohet, se pse ne shqiptaret, te udhehequr nga “legjenda e gjalla”, dhe legjenda e vdekur e i pakallur, i zbritur nga “maja” e bishtit te dhive te Vicidolit, qe per punen e tij “te shkelqyer” duke i nxjerre themelin Shqiperise, pune per te cilen as u ndalua, por u inkurajua e u mbeshtet nga Europa e me gjere, e ndoqem si te marre per te vrare vetevrasje?!
Perse ne shqiptaret, te etur per Europen, nuk veprojme si ta, por ndjekim shembullin e Lindjes se aferme, arabe e turke?!
” Trimat” e erresires shqiptare, me ure zjarri ne dore, shkaterruan pronen qe e krijuan jo pak, por tre gjenerata ne atdheun e tyre, e keta “trima”, nuk morren e nuk duan te marrin ate qe eshte positive ne Europe, qe refuzojne te shkaterroje historine e saj, edhe kur ajo i ka shkaktuar mjerim e shkaterrim asaj, ndersa ne shqiptaret, vazhdojme edhe sot, te sulmojme gjithcka duke i etiketuar me “komuniste”, jo vetem grupime njerezish, por edhe “tulla” e “blloqe betoni”, qe “jane komuniste”, e si te tilla, duhen therrmuar, duhen kthyer ne rere, taman si rera e shkretetive e “vellezeve” tane mazllema te “se njejtes fe”, apo “vellezerve” te krishtere te Vatikanit qe gjithnje “e ka ndihmuar” kombin shqiptar.
Filloj ne Amerike nje levizje, e cila beri “kauze”, te demtoheshin, shkaterroheshin, apo hiqeshin vepra te tera arti, qe i takonin se kaluares se kohes se skllaverise, me pretendimin se tani eshte koha e demokracise, duke ngazellyer jo pak njerez per “keto fitore” ne “rishkrimin e historise” nga gjenerata e sotme demokratike, por Amerika, edhe pse ka jo pak “salike-floriri” si ne shqiptaret, ne gjirin e saj, ka edhe forca politike qe e kane koken mbi shpatulla, dhe e ndaloj kete katrahure shkaterrimi. Edhe pse shume vepra arti, u hoqen nga piedestalet e tyre, pjesa me e madhe arriti te shpetohet, e te mos ndiqej shembulli i “shkelqyer” i shkaterrimit te historise e te vlerave te artit, fenomen qe ka ndodhur jo pak here tek “vellezerit e te njejtes fe” te shqiptareve, te mazllemeve te Lindjes se Aferme, te cilet me vare me dore, me leva e eksplozive, shkaterruan jo pak kulture te tyre mijeravjecare. Kjo eksperience e callmave, mire e zbatuar ne SHQIPERI, nga “i pafajshmi” “non-grata”, jo vetem duhet te marre fund njehere e mire, por populli shqiptar duhet te ndergjegjesohet ne ate shkalle, sa te detyroje drejtesise “e pamvarur” to dergoje prapa hekurave dhe prapa diellit shkaterruesit e atdheut!
Ne Evrope e ne qyteterim, nuk mund te shkohet me ure zjarri ne dore, as me vare dhe eksploziv, ndryshe beheni te gjithe me callma e me burka, ose si sorra te zeza, duke ju larguar gjithnje e me shume shqiponjes.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk