Kundërmësymja si vetvrasje kolektive

12
Jul
2023
Shkruan: Dritan goxhaj


Pjesa e parë
Në këtë botën tonë të vogël e delikate, sa herë që të mëdhejtë kanë vendosur të bëjnë luftëra, të paktën që nga koha që bota ishte ndarë nga lufta e ftohtë e deri më sot, të gjithë e kemi pyetur veten se si do të ishte një përballje ushtarake midis këtyre të mëdhejve. Më specifikisht midis këtyre dy blloqeve, atij të NATO-s dhe atij të Traktatit të Varshavës, por që edhe ky llogaritet si rus pasi gjithçka në atë traktat ishte ruse që nga armatimi e deri te doktrina.
Tashmë kjo përplasje për të cilën kemi pyetur veten po ndodh.
E di që të gjithë do thoni se ka nisur para 1 viti e gjysëm në Ukrainë.
Por realisht një përplasje doktirnash ushtarake dhe mjetesh po ndodh vetëm tashti.
Kjo ka nisur para 5 javësh më datë 4 qershor me nisjen e kundërmësymjes ushtarake të Ukrainës. Një kundërmësymje kjo që është planifikuar nga gjeneralët e NATO-s dhe të Pentagonit bazuar mbi doktrinën e tyre.
Një kundërmësymje që po kryhet e gjitha me teknikë ushtarake të NATO-s dhe me trupa që janë stërvitur e përgatitur po nga NATO në bazat e saja në Evropë.
Pas luftës së Gjirit në 1991, bazuar mbi rezultatet e asaj lufte, amerikanët ndërtuan një doktrinë të re ushtarake për vete dhe që prej vitit 2010 kjo doktrinë është adoptuar totalisht edhe nga NATO.
Kjo doktrinë njihet me termin Ajër-Det-Tokë. Ajo parasheh përdorim të gjërë dhe të kombinuar të këtyre tre komponentëve (armeve )ushtarak për të arritur një sukses në çdo mësymje dhe kundërmësymje. Por le ti hedhim një vështrim kësaj doktrinë në fushën e betejës në Ukrainë.
Kjo doktrinë fillon më ajrin dhe kjo nënkupton të gjitha kapacitetet ajrore që ndahen në dy komponentë. Në mbrojtjen kundërajrore dhe aviacionin.
Në konteksin e ukrainës të dy këta komponentë janë pothujse jo egzistent. Tashmë Ukraina posedon vetëm një numër të pakët avionësh luftarak që nuk e kolojnë gishtat e një njeriu. Vetëm në javën e parë të kësaj kundërmësymje ajo humbi 6 avionë luftarakë. Gjithahtu edhe mbrojtja kundërajrore e saj nuk ekziston më ashtu si ishte në fillimet e kësaj lufte. Kjo mund të vërehet nga goditjet me raketa Kruiz që rusët ju kanë bërë gjatë këtyre 5 javëve ndaj qëndrave të mëdha të grumbullimit të personelit dhe armatimit të ukrainës. Goditje këto që Ukraina nuk ka mundur ti parandalojë me anë të mbrojtjes së saj kundërajrore.
Rezultati : Ajri në aplikim e kësaj doktrine të NATO-s në Ukrainë është jo ekzistent.
Pjesa e dytë e kësaj doktine përcakton detin dhe këtu kjo ndahet në dy komponentë. Në forcën detare, anije dhe luftanije, si dhe në kapacitetin rraketor që mund të lëshohet nga këto anije.
Në konteksin e Ukrainës të dy këta komponentë të pjesës doktrinale të detit nuk ekzistojnë. Kjo pasi rusët i kanë goditur dhe mbytur të gjitha anijet ushtarake të çdo tipi të ukrainës.
Rezultati : Deti në aplikimin e kësaj doktrine të NATO-s në Ukrainë është jo ekzistent.
Pjesa e tretë e kësaj doktrine përcakton tokën dhe kjo ndahet në katër komponentë. Në forcën e motorizuar dhe të blinduar, në të cilën hynë tanket dhe transportuesit e blinduar, në artilerinë tokësore të çdo lloji e kalibri dhe e treta në sasinë e forcave dhe përgattitjen e tyre. Dhe e katërta në llogjistikën
Në konteksin e Ukrainës këta janë të vetmet komponentë që ajo posedon por duke i parë më nga afër ato do të arrijmë të kuptojmë mundësinë e aplikimit të kësaj doktrine.
Komponenti i parë është ai forcës së motorizuar të blinduar, dmth të tankeve dhe autoblindave. Në këtë kundërmësymje që Ukraina ka nisur kjo forcë përbëhet nga mjete të prodhimit totalisht perëndimor të standarteve të NATO-s. Në total vetëm për këtë kundërmësymje NATO i dha ukrainës një sasi prej 800 tankesh të prodhimeve dhe modeleve të ndryshme. Vetëm kjo përbën një problem të madh për Ukrainën në anën llogjistike pasi secili tank në varësi të vëndit të prodhimit ka edhe llojin e predhës. Për të qënë më të qartë: është e vërtetë se edhe tanku gjerman Leopard edhe ai Anglez Ҫallenger përdorin predhë topi 150mm, por ama standarti i tyre nuk është i njëjtë. Pasi predha e topit të tankut gjerman nuk i shkon atij anglez dhe anasjelltas. Gjithashtu siç edhe është parë gjatë kësaj kundërmësymje këto 5 javë tanket gjermane dhe ato franceze kanë dështuar totalisht në fushën e betejes, pasi jo vetëm që nuk ju kan rrezistuar dot fushave të minuara nga rusët por as nuk kanë mundur t’i rezistojnë as goditjes së artilerisë. Ndërsa tanket anglez nuk janë parë fare në fushën e betejës. Kjo pasi anglezët pasi panë se si përfunduan tanket gjermane, kanë vënë kusht që tanket e tyre të mos përdoren në vijë të parë të frontit. Dmth ukrainasit mund ti përdorin tanket angleze vetëm për parada dhe filimime ne FB.
Dhe vetëm në muajin e parë të kësaj kundërmësymje ukraina ka pranuar se ka humbur 180 tanke të prodhimeve të ndryshme.
Komponenti i dytë në këtë pjesë të tretë të doktrinës është artileria tokësore. Edhe për këtë kam shkruar edhe në disa shkrime të mëparshme por edhe vetë ukrainasit ku së fundi edhe vetë Presidenti Zelensky deklaroi se në raport me rusët artileria jonë është gati 1 me 8 në favor të rusëve.
Komponenti i tretë i pjesës së tretë të kësaj doktrine është sasia dhe përgatitja e forcave. Kjo hyn në atë që në terminoligjinë ushtarake njihet si gatishmëria luftarake.
Sipas fjalorit Enciklopedik Ushtarak Shqiptar gatishmëria luftarake përkufizohet: ” gjëndja që përcakton shkallën e të qënit gati të efektivit të të gjitha llojeve të armëve e shërbimeve dhe të mjeteve tekniko-ushtarake për plotësimin e detyrave luftarake në të gjitha llojet e luftimit. Përbërësi kryesor i gatishmërisë luftarake është përgatitja luftarake e trupave, kuadrove, shtabeve dhe komandave”.
Për të pasur një ide sa më të qartë të kësaj gastishmërie do të shohim klasifikimin e kësaj gatishmërie sipas vetë NATO-s.
1. 80% -100% gatishmëri luftarake.
Bhëet fjalë për një ushtri në kapacitetin e sajë të plotë luftarak me trajnime, paisje dhe llogjistikë të gatshme për çfardo lloj lufte.
2. 60% – 80% gatishmëri luftarake.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një ushtri e cila mund të përballojë të njëjtën intensitet beteje si më parë, por me humbje të konsiderueshme të trupave. Në këtë rast nevojitet një mobilizim masiv për të zëvendësuar trupat e humbura.
3. 40% – 60% gatishmëri luftarake.
Në këtë rast do të thotë se aftësia e vendit për të prodhuar dhe mbajtur municionin dhe paisjet e sajë është degraduar seriozisht. Për të arritur të zëvëndësohen humbjet llogjistike duhet të ringrihet nga e para rrejti llogjistik i ushtrisë. Kjo do të thotë se në këtë fazë duhen më shumë njerëz në sektorin llogjistik sesa duheshin më parë.
4. 20% – 40% gatishmëri luftarake.
Në këtë rast trupat nuk mund të trajnohen më në vend dhe duhet të dërgohen jasht për çdo lloj trajnimi. Mund të rezistohet në fushën e betejës për të mbajtur një pozicion, por vetëm me humbje të medha në mjete dhe trupa. Në këtë fazë humbja e trupave është më e lartë sesa shkalla e zëvëndësimit të tyre nga trupa të trajnuara. Kohezioni i trupës pothuajse nuk ekziston. Gatishmëria luftarake është gjithnji në rënie të shpejtë dhe është pothuajse e pamundur për të zhvilluar një luftë tokësore të motorrizuar dhe blinduar. Në këtë fazë është e nevojshme mobilizimi i përgjithëshëm.
5. 0% – 20% gatishmëri luftarake.
Në këtë fazë këmi të bëjmë me kolaps total të ushtrisë. Në këtë fazë trupat nuk janë të trajnuara në mënyrë edekuate dhe nuk arrijnë as të përdorin si duhet mjetet luftarake në mënyr individuale, as në grup dhe as në formacione më të mëdha sesa toga. E vetmja mënyrë për të mbijetuar është tërheqja në zona të mëdha të banuara.
Bazuar mbi këtë standart të NATO-s dhe mbi deklaratat e vetë NATO-s rezulton se Ukraina ndodhet në nivelin e katërt (4) të gatishmërisë luftarake.
Komponenti i katërt i pjesës ë tretë të kësaj doktiren është llogjistika. Duke qënë se gatishmëria luftarake e ushtrisë ukrainase ndodhet në nivelin e katërt të standarteve t NATO-s kjo do të thotë se edhe kapaciteti llogjistik i saj është pothuajse i shkatërruar. Në këtë pikë ajo nuk është në gjëndje që të furnizojë trupat e saja në front me sasinë e nevojshme të mjeteve, trupave dhe municioneve që ju duhen për të mbajtur tempon e një operacioni ose të kundërmësymjes.
Rezultati: Toka në aplikimin e kësaj doktrine të NATO-s në Ukrainë është në nivelin 40%.
Në aplikimin e kësaj doktrine Ukraina posedon vetëm 20% të kapaciteteve të saja të ajrit, 0% të kapaciteteve të saja të detit dhe 40% të kapaciteteve të saja të tokës.
Që në total do të thotë se Ukraiana arrin të përmbushë vetëm 20% të kapacitetit të kësaj doktrine.
Dhe me këtë kapacitet ajo u shty drejt një kundërmësymje.
Fjalori Enciklopedik Ushtarak Shqiptar e ndan kundërmësymen në dy faza, në kundërmësymje të përgjithshme dhe kundërmësymje strategjike. “Këto kundërmësymje fillojnë vetëm atëherë kur arrihet përqëndrimi i forcave dhe mjeteve në drejtimin e goditjes dhe kur arrihet me sukses krahëmarrja dhe shpinëmarrja si dhe është siguruar befasia e mësymjes, në këtë pikë duhet të arrihet bashkveprimi ndërmjet të gjitha llojeve të forcave, armëve dhe shërbimeve”.
Në këtë kundërmësymje befasia nuk ekzistonte pasi vetë Pentagoni dhe NATO kishin 6 muaj që deklaronin përditë se në fillim të verës do të nisnin kundërmësymjen.
Duke humbur befasia humbi edhe aftësia për të përqendruar trupat e nevojshme në drejtimet e goditjes.
Me humbjen e këtyre të dyjave humbi edhe plotësisht mundësia për të ndërrmarë sulme të suksesshme për të marrë krahët.
Duke mos pasur mundësin e ajrit, marrja e shpinës nuk është në diskutim fare. Por duke qënë se më lart shpjeguam se në këtë pikë Ukraina nuk posedon të gjitha llojet e armëve dhe shërbimeve, i bje që nuk ka as koordinim të tyre dhe kështu nuk ka mbulim të trupave në vijë të parë të frontit të cilat si rrjedhojë llogjike e gjithë këtyre mungesave janë duke humbur në mënyrë katastrofike.
Por ajo që më çudit në gjithë këtë mejhane është se të njëjtën analizë që e bëj unë jan në gjendje ta bëjnë në mënyrë shumë herë më të detajuar edhe gjith gjeneralët e NATO-s dhe të Pentagonit. Të cilët të vetëdijshëm se Ukraina nuk ka asnjë kapacitet as teorik e as ushtarak që të përballet në këtë fazë me ushtrinë ruse, e detyruan atë të ndërmmarë një kundërmësymje të tillë dhe kjo do të thotë që t’i çosh ukrainasit drejt vetëvrasjes. Por duke qënë se për një muaj kundërmësymje ajo ka humbur rreth 20 mij forca, të vrar e të plagosur, i bje që NATO e ka shtyrë ukrainën drejt një vetëvrasje kolektive.
Dhe nxitja me vetëdije drejt vetëvrasjes kolektive është thjesht krim kundër njerëzimit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk