Në një zhvillim absurd të skenës politike kosovare, opozita e bashkuar, përfshirë edhe LISTËN SERBE, ka zgjedhur të mos votojë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të deputetëve – një hap procedural dhe kushtetues që përbën themelin e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo nuk është thjesht një strategji politike apo një manovër opozitare. Kjo është për mendimin tim një idioti, edhe çmenduri”.
Sipas Nenit 10 të Rregullores së Kuvendit, mandati i deputetit nuk ekziston formalisht pa verifikimin e mandatit dhe dhënien e betimit. Pa këta dy hapa, asnjë deputet nuk mund të konsiderohet i tillë, e rrjedhimisht nuk mund të fillojë as puna e Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të tij apo formimin e trupave të tjerë parlamentarë.
Refuzimi për të miratuar raportin e verifikimit, pra, është një formë vetëpërjashtimi. Me votën e tyre kundër, kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja qëllimisht po e pamundësojnë funksionimin e institucioneve dhe njëkohësisht po heqin dorë nga e drejta për të marrë mandatin e deputetit.
Ky veprim, i koordinuar ose jo, i ndërgjegjshëm apo jo, përkon qartazi me interesat e atyre që nuk e duan një Kosovë funksionale. Kur kjo ndodh në bashkëpunim të heshtur ose të hapur me LISTËN SERBE, nuk mund të ketë më dyshime: opozita, me ose pa vetëdije, është bërë argat i interesave serbe në Kosovë.
Kjo nuk është më çështje bindjesh politike apo debat parlamentar. Ky është një sulm ndaj rendit demokratik dhe kushtetues të Kosovës. Nëse dikush nga brenda e bllokon funksionimin e shtetit, atëherë dëmton më shumë se çdo armik i jashtëm. Dhe kjo nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi politike e qytetare.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!