Kur diplomacia ekziston në qenien e vetë personit, si një talent natyror, kjo ështe tek Xhemil Zeqiri

12
Dec
2022

Shkruan: Luan Baci
02 Tetor 2022
Pak fjalë për atdhetarin Xhemil Zeqiri, që meriton shumë respekt për punën e tij të palodhur.
Te lexosh shkrimet, analizat dhe kujtimet e nje emigranti te thjeshte, i cili pa shkolle ne fushen diplomatike, ka bërë një diplomaci te vërtetë të suksesshme në vendin ku banon, në Danimarkë, është një kenaqesi e vërtetë, dhe e ndjen veten krenar, që ka shqiptare të tillë, kudo në bote, që zemra u u rreh shqip, Që mendja u punon për atdhe e popull, e që gjuha u ligjeron shqip e vetem për shqiptari.
Personalisht Xhemil Zeqirin e kam njohur fillimisht si rezultat i një aktiviteti shume modest timin në drejtim te çështjes kombëtare shqiptare, dhe pata rastin, fatin dhe kenaqesine ta takoj edhe në person, së bashku me FAMILJEN e tij të nderuar, në shtepine e tij sezonale në Shqiperi, ku u ndjeva jo si nje mik i ri i familjes se tij, Por sikur isha vertetë në shtëpinë e vellait tim, me një mikpritje të mrekullueshme, ashtu sic e ka traditë shqiptari.
Po, të jesh pranë Xhemilit, është ta ndjesh veten pranë vellaut, njeri nga SHQIPERIA AME, e tjetri, nga ILIRIDA, nga TETOVA SHQIPTARE, nga ajo pjesë e atdheut, të shkeputur padrejtësisht armiqësisht nga fuqite e medha europiane. Sa bukur, kur shqiptari rrin prane SHQIPTARIT, kur takimi vjen i lidhur nga një pozite e punes në të mirë të atdheut!
Duke shkruar keto rreshta, për mikun dhë shokun tim të vyer Xhemil Zeqiri, e ndjen veten tepër të privilegjuar e të nderuar, sepse ky burre i Tetovës, dhe popullit të asaj krahine, që edhe sot, pas gjysem jetë në emigrim, jeton shqip, flet shqip, dhe mendja e zemra, mendojnë dhe dhembin për atdhe.
Jam krenar dhe me fat, që ndjehem në miqesinë e këtij burri të madh të SHQIPTARISE, që gjithë jetën e tij të nderuar, ja ka kushtuar KOMBIT TONE TE LAVDISHEM SHQIPTAR.
Sado që të shkruash për Xhemilin është vërtetë pak, sepse puna e tij ështe tepër e madhe, e gjërë dhe me mendim te thelle, qe ka brenda filozofine e popullit, ate zgjuarsi dhe filozofi natyrale qe është ndër shqiptare, të cilët gjatë gjithë historisë kanë nxjerrë burra të mëdhenj, që i kanë berë nder emërit shqiptar, Dhe që kanë berë të pashkulshme, njejtë me shkembinjtë e atdheut, ekzistencën fizike, morale, historike e kulturore të popullit shqiptar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk