KUR DJELLON EMRI TE PRAGU

07
Feb
2023

Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

( Nga Viktor Gjikolaj, poet Mirditor.
Në shenjë nderimi zgjodhi: Zeni Bilimani )
.
Kushtuar dëshmorit të atdheut, Zef Bruçi)
.
Lodrojnë retë mbi shkrepa e pyje,
Derdhur krojet,
Valë kristali,
Djemtë e vajzat,
porsi yje,
Lumë ç’ dhuratë,
Partia u fali.
.
Shkollë e Re, e hapi derën,
Siç hap fletët, lulebora.
Gëzim i madh na i mbushi zemrat,
Emër të ri, ka marrë sot shkolla.
.
Kur djellon, emri te pragu,
Flet për trimin , flet për burrin,
Flakëron,
një dritë gjaku,
E kujtojnë brezat,
Zef Bruçin.
.
Me Partinë,
u lidh në jetë,
Besë e zemër,
për Shqipërinë!…
Komunist, Shqipo me fletë, si ortek ra mbi tradhtinë!
.
Volli zjarr, pushka e armikut,
Plaga e trimit gurët skuqi,
Pikë gjaku, ditë e korrikut.
.
Për pushtetin popullor ra trimi, Zef Bruçi.
.Emri i tij, djellon te pragu,
Këndojnë brezat, këngën e tij.
Flakëron një dritë gjaku,
Rron, kush bie për Shqipëri.
.
KALON NJË GRUA.
.
Nga gjiri i saj, merr jetë bota.
Gjithë njerëzimi, aty rritet.
Ajo është, gurra,
Ajo, është, porta.
.
Veç nga nëna, dalin mitet.
Kalon një grua,
A e ndjeni?!
Është lëndina, mali, kodra…
.
Ajo, folezë për gjithë zogjtë,
Ajo, shkëndijë,
e çdo zjarri,
Kalon një grua,
Mirësia, me butësinë engjëllore.
.
Ajo, lëviz, bën mrekulli ra…
Mbanë në këmbë,
Gjithë galaktikat,
Dashuritë dhe stuhitë qiellore.
.
Kalon një grua,
Hapi i saj, sikur përcjellë, ndonjë ninullë,
Fërfërinë në qiell.
I bëjnë dritë,
e, i bëjnë udhë.
.
PËRTEJ KUFIJVE?!
.
Dikur, nuk na donin,
Ne, të jetonim,
As sot, binduni se, nuk na duanë, -të jetojmë.
Ata që, halë në sy na kishin dhe na kanë.
.
Armiq të egër, kanibalë,
Të pamëshirë, të pështirë, tradicionalë.
Pushtues dinakë, të pa moral.
.
Populli ynë, i din fort mirë, kush ishin dhe kush janë:
Reaksionarë shovinistë, Neo-nazifashist, serbë, grekë, evropianë, rusë dhe amerikanë.
.
Shqiptarët, kurrë nuk e pranuan, as e pranojnë robërinë!…
Se, në zemra e kishin,
-Përjetë e kanë,
Nënë Shqipërinë.
.
Viti 1944, kasollet tona- kala, gjëmonin!
Fushat shkreptinin.
Nga malet zbritën partizanë.
.
Me gjak e skuqën dhenë.
Ata, fole i kishin istikamet për luftën!…
Me krahët e Shqiponjës në Flamur, fluturonin.
.
Partia Komuniste Shqiptare,
Lindi rreze lirie, duke shndritë.
Enveri, me popullin e rriti nga stuhitë.
.
Shqipëria, vërtet rilindi në ato vite!…
8 Nëntor, 2022

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk