Kur Europa po e sfidon Elon Muskun, i cili çmendurisht po i mbështetë forcat ekstremiste të Afd-së gjermane dhe përdorë retorikën e tij përçarëse përmes platformës së tij X, porosia është e qartë edhe për ne shqiptarët: gjuha e urrejtjes, manipulimi dhe propaganda nuk kanë vend në demokracitë normale; nuk kanë vend në publiken shqiptare. Pikë!
Të nderuar lexues,
Liderët gjumashë europianë, nga Macron e deri te Scholz, u zgjuan nga gjumi dhe e kanë dënuar ashpër ndikimin destabilizues të Musk përmes medias sociale X; këta kërkojnë veprime konkrete për të mbrojtur vlerat demokratike. E kjo vlenë edhe për ne. Pikë!
Edhe në Kosovë e Shqipëri, është koha të ndjekim këtë shembull largpamës. Mediat që ushqejnë dhe prodhojnë urrejtjen, përçarjen dhe mbështesin ideologjitë ekstremiste (sikurse copëtimin e Kosovës, Asociacionin një-etnik të Thaçit dhe të Mustafës), duhet të ndalohen me ligj dhe me një kritikë të lartë qytetarie. Pikë!
Portale, televizione dhe radio që po shërbejnë si vegla të ndryshkura për propagandën e korruptuar partiake, media që kopjojnë propagandën serbe për ta luftuar Kryeministrin historik Kurti, media që nxisin dhunën për të fituar 100 vota më shumë, nuk janë “liri e fjalës”; janë rrezik për paqen, janë rrezik për popullin, janë rrezik për sigurinë publike; këto “media” janë kërcënim për Kosovën tonë politike, historike e kombëtare. Pikë!
Demokracia nuk mund të mbijetojë kur ushqehet nga ndasitë, retorika e luftës dhe dhuna. Luftënxitësit dhe përhapësit e urrejtjes, shpifësit dhe manipuluesit duhet të mbajnë përgjegjësi juridike, morale dhe ekonomike. Pikë!
Siç kërcënon Europa gjumashe Muskun, edhe ne duhet të veprojmë, të zgjohemi: të mbrojmë të ardhmen duke bojkotuar mediat që po nxisin tensione, frikë, stress dhe urrejtje në mesin tonë; ndaloni propagandën! Pikë!
Nuk duhet lejuar që lajmi, informacioni dhe debati ynë të kontrollohet e të varet nga një njeri, nga një oligark, nga një partiak, e as nga një milioner i Beogradit a i Nabërgjanit. Pikë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!