Kur i largohesh arsimimit, librit e kultures.

22
May
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Jo rradhe here, nga shume njeres, sidomos ne Dardani, njeres ne shprehje te dashurise e respektit ndaj dikujt, i quajne dashamiresit e tyre si “mbreter” dhe “mbreteresha”!

Mungesa e nje kulture sociale, ekonomike dhe politike, mungesa e njohjes se historise se shoqerore, te drejton ne udhekryq, e te fut ne qorrsokak, pa dalje ne drite.

Tani ne rrjetet sociale “na sygjerohet” per “mbretereshe”, edhe zonja e nderuar Kurti, qe me te drejte te detyron te te ngrihen vetullat perpjete nga habia, e njekohesishte keqardhja se deri ne c’pike eshte keqformimi i disa nga bashkeatedhetareve tane.

C’jane keto marrina qe na postoni o njeres. C’eshte kjo psikologji e poshter, denigruese, shkaterruese, vetevrasese qe eshte ne koken e disa shqipetereve, se duhet te jesh i huaj per te drejtuar kombin shqipetar, se vete ne nuk jemi ne gjendje e te afte!

Dy pozira krejt te gabueshmw e te rrezikeshme jane ne kete mentalitet:

1. Te huajt “duhet te jene” ne komande, sic beri ne Samitin Europian zoti Rama, qe keputi nje brockull tjeter te madhe e denigruese, ku “kyeministri” i Shqiperise, deklaron Shqiperine protektariat te Italise, nje paturpesi dhe skandal polilitik qe habiti e skandalizoj disa, si kyeministren e nderuar e te Danimarkes dhe duke shkaktuar te qeshura qe neveriten Ramen, nga pjesemarres te tjere te Samitit.

2. Mbreterite jane sisteme ekonomike e politike, shoqerore, qe jane kapercyer e zevendesuar nga sistemi kapitalist. Te kerkosh mbreteri, eshte te shkosh prapa ne kohe dhe ne ekonomi.

Vendet qe sot jane mbreteri, i kane me shume ato si simbolike, por ne praktike i kane kapercywr ato, kane shkuar ne nje sistem me te larte se mbreteria, ne kapitalizem.

Pas sistemit kapitalist, si nje sistem qe e zevendeson ate, eshte sistemi social, qe quhet SOCIALIZEM, nje emer alergjik per ata qe deshirojne skllaverine e pabarazine, ata qe duan te rrijne nen e brenda nje ferre te dendur, me emerin ferr, apo hell, sistem qe te thyen ne mes, e te mohon te drejten te ankohesh kunder tij, qe eshte ne te vertete me veteveten, me lirine dhe lirine e vertete te fjales, ku agai te keput njeqind hunj, e te detyron te numerosh vetem nje.

Sistemi socialist ne shkallen e zhvillimit shoqeror, zevendeson mungesen e nje demokracie reale, qe praktikisht eshte vetem ne emer, qe ka ne fakt jo vetem dy standarte mireqenie ekonomike, por edhe dy standarte te te drejtave ne shoqeri, nje ku ai qe eshte per te pasurit, dhe sherbetoret e tyre kukulla ne pushtet, grupim qe eshte mbi ligjin, dhe populli qe nuk ka barazi ne problemet qe krijon jeta.

SHOQERIA DUHET TE JETE NE NJE DEMOKRACI TE VERTETE, KU LIRIA E FJALES TE JETE NE PRAKTIKE, E JO VETEM NE LETER, KU LIGJI TE JETE NJE, J BARABARTE PER KEDO, KU ASKUSH TE MOS JETE MBI LIGJIN, e kjo demokraci, nga kapitali behet gogol, duke e quajtur me keqedashje “komunizem”, ose “diktature”, e kjo jo gabimisht, jo aksidentalisht, por sepse kjo lufte e agajit qe te thyen ne mes, ruan sarajet e “pashajit”!

Kete mund ta shikosh mire e ta ndjesh nen dhe mbi lekure, kur jeta te sjell probleme, kur te grabitet jeta, e prona, kur kerkon te drejten qe te takon, e kur vazhdimisht te mungon. “Propagande komuniste”, do te ulerije ndokush! Jo, zotni, eshte realitet i hidhur, e aspak propagande.

Mentalitete te tilla, ku admirohen mbreterite,, jane aspak ato qe te cojne ne perparim.

Respekti qe vertete meriton ajo zonje, si bashkeshorte e nje shqipetari qe ka kurajon dhe inteligjencen ne mbojtje te interesit kombetar, duhet vleresuar vetem si pjese e familjes se tij, e me jo konceptin e gabuar te mbretereshes, sic behet jo rradhe here me figuren e personalitetin e Vjosa Osmanit, e vete te Albin Kurtit.

Largohuni o njeres nga pozita e turkoshakut ne mendime e qellime.

Gjithe te mirat!

21 Maji 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk