Iku një despot dhe po vjen jë tjetër, kjo është rrokada e radhës së pushteti, por kurrësesi partiçkat tona politike nuk e kalojnë dot trarin e inferioriteti si barrikadë e pakapërcyeshme për ta, për shkak të ndjenjës së pamundësisë që kanë për zgjidhjen e shumë barrierave siç është statusi politik i shqiptarëve si i pabarabartë me sllavo-maqedonët dhe fshirja e nofkës së përdhosjes së identitetit gjuhësor shqiptar përmes së cilës identifikohet gjuha shqipe si 20%.
Iku Dhimo e po vjen Micko por në horizont nuk duket gjë, premtimet për një qeverisje ndryshe nga të korruptuarit e qeverisë së vjetër thonë komitët, për ne janë lufta kundër korrupsionit dhe mirëqënia e qytetarëve.
Një epokë e titistëve të rinj me integristë ra dhe një tjetër e komitëve me vlenistë po ngjitet majave të pushtetit, brenda pallatit të bardhë në kryeqytetin e “drzhavës” në Shkup.
Ndryshim do të thotë se gjuha shqipe duhet të quhet me emër jo me shifra në kushtetutë dhe se përcaktimi i shqiptarëve në preambulë si pakicë e papërfillshme së bashku me romët dhe turqit apo serbët dhe boshnjakët, përbën përdhosjen e dytë për shqiptarët me status denigrues të qytetarit të rendit të dytë.
Provimi i radhës janë 6 muajt e para deri në 1 vit të qeverisjes së vlenistëve me komitët, ku do të kemi rast të shohim “ndryshimin” e shumë pritur kur vlenistët do të japin shenjat e para të zhgënjimit se despoti i ri dhe kryekomiti Micko, nuk do pranoj shantazhe as ultimatume nga 14 kartonët e zvedhur të VLEN-it pa mundur ta heqin qafe nofkën shovene të 20% nga kushtetuta.
Nëse fjala ndryshim kishte tjetër kuptim në fjalorin e vlenistëve përveç fshirjes së nofkës së 20 % gjatë fushatës zgjedhore, ahere kjo paraqet akt të lart të tradhtisë kombëtare pasi kanë deklaruar se kur do të vijnë në pushtet nuk do ketë më diskriminim etnik dhe heqja e 20% nga kushtetuta do të jete kusht për përfshirjen e VLEN-it në qeverinë e koalicioinit.
Pra, kushti i fshirjes së 20% ra, bashkë me të dhe statusi i qytetarit shqiptar si qytetar i rendit të dytë, si arixhinj dhe kurbatë së bashku në thesin e pakicave etnike të “drzhavës Severna”.
Po mirë mo vlenistë entuziastë, po me komitët në ballë të qeverisë menduat se do sillni ndryshimin ju, apo thënë ndryshe ashtu siç thoshte xhaxhi Vani me humorin e tij, se “kaq budallenj qënkeni ju djemtë e fisit tonë…ama gjetët kishë ku të faleni o zullapët e VLEN-it”!
Nëse ndryshimi qënkësh pjesëmarrja në qeverinë e koalicionit pa kushte dhe pa i mbajtur premtimet dhe zotimet për ta ndryshuar gjendjen në të gjitha fushat, është tallje me votuesit shqiptarë që besuan në demagogjinë tuaj për ndryshim me të cilin kishit për qëllim pushtetin e paranë dhe jo ndryshimin apo mirëqënien e shqiptarëve.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!