[…] Pushtimi i trojeve shqiptare, që para rënies së Perandorisë Osmane që ishin si pjesë e Vilajetit të Kosovës me qendër Shkupin, por edhe i viseve tjera të Vilajetit të Manastirit, që do të përfshiheshin brenda territorit të zgjeruar tashmë të Serbisë, përfshi edhe Sanxhakun e Novi Pazarit [1913], po shenonte fillin e shekullit të robërisë së pothuajse gjysmës së kombit shqiptar dhe fillimin e kolonializimit të kësaj hapësire me serb dhe popuj tjerë sllav. Më heret [1878] ishte ushtuar Toplica, balli i Shqipërisë kundër mësymjeve shekullore serbe, e që kishte pak më shumë hapësirë se sa ka sot Kosova. Kjo furtunë e zhvendosjes së sllavëve në hapësirën shqiptare po shoqërohej me shpërnguljen masive të shqiptarëve për Turqi dhe shkombëtarizim masiv, sidomos të elementit ortodoks shqiptar.
Ky ekspansion serb në dëm të gjegrafisë së shqiptarëve nuk bëhej pse “Rilindja jonë nuk paska pas qëllim politik” siç trumpeton pa turp Ben Blushi, por pikërisht se fuqitë e kohës, për interesa gjeopolitike, kishin vendosur të mbështesnin shtrirjen e Serbisë në jug, në dëm të shqiptarëve.
Sipas Ben Blushit Rilindja jonë Kombëtare na paskërka pas “aspekt të fortë kulturor dhe gjuhësor”, por “jo qëllim politik” [sic!] prandaj, sipas përralltarit Blushi, që pretendon të bëjë komente serioze politike, Albin Kurti na qenka viktimë e frymës së Rilindjes dhe po rrezikon Kosovën!
“Nuk dua ta quaj Albin Kurtin një viktimë të Rilindjes, por ai po bën sot të njëjëtn gjë. Po ndihmon fqinjët duke ndezur zjarre të vogla me faqet e poezive të vjetra. Njëlloj si 100 vjet më parë po humb Evropën dhe Amerikën duke i kaluar në kahun tjetër të kufirit.”
Mjafton vetëm ky pasues për ta kuptuar pse përralltarët, jo vetëm ky i sojit të Blushit, kur katapultohen në politikë apo i shërbejnë asaj si servil sui generis, i bëjnë kaq lexim sipërfaqësor historisë politike shqiptare dhe asaj të Europës së fundshekullit 19 e 20-të!
Si shkrimtar duket se Ben Blushi nuk e ka kuptuar dot kurrë dot porosinë e filozofit gjerman Dieter Thome se, pse demokracia moderne ka nevojë për heronjtë e vet. Prandaj ai nuk e kupton dot këtë përballje mes demokratëve dhe autoritarëve edhe brenda BE-së. Heronjtë e demokracisë tashmë janë në fushbeteja gjithandej në Europë [edhe në Kosovë] dhe marrin vendime, ndërkaq përralltarët që nuk dalin dot nga bota imagjinare, po kthehen në shqytar të tipit Sanço Panços, me idenë se mund të shpërblehen edhe sot me titujt e guvernatorëve apo me hapësira për resor turistik në bregdetin shqiptar!
Prandaj Blushi e ka gabim dy herë: edhe si shkrimtar edhe si politikan i dështuar.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!