“KUR SHKATËRRIMI VËRSULEJ MBI MJERIMIN” (NËNTOR 1944 – DHJETOR 1953)

02
May
2025
Autori: Dilaver Goxhaj

Doli nga shtypi libri:
“KUR SHKATËRRIMI VËRSULEJ MBI MJERIMIN”
(NËNTOR 1944 – DHJETOR 1953)

Një rrëfim i plotë i një lufte mbrojtëse dhe e përgjakshme 10-vjeçare, kundër intervencionit të huaj imperialisto-kapitalist. Reagim ndaj librit: “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste”, 2024.
Libri ““KUR SHKATËRRIMI VËRSULEJ MBI MJERIMIN”” mbështetet në një material të gjerë arkivash (të dokumentuar), i cili tregon konspirancionin e reaksionit ndërkombëtar kundër Shqipërisë mjerane, për gati 10 vjet dhe pandërprerje, duke u përdorur emigracioni kolaboracionisht shqiptar në Evropë, SHBA, Lindje e Mesme, Jugosllavi e Greqi, duke dërguar rreth 12.000 banda kriminele (me 2,3,4 deri 5 antëtarë secila), të infiltruara nga ajri, toka dhe deti, në bashkveprim me grupe e kriminele të luftës të arratisura brenda vendit nëpër male, (mbi 2.000 vetë). Qëllimi I atij intervencioni ishte për të nxitur një luftë civile, që të përdorej si shkak për ndërhyrje ushtarake nga shtetet e huaj, nën maskimin “e shpëtimit të Shqipërisë nga komunizmi”, por për të rrëzuar Qeverinë e Shqipërisë të dalë nga Kongresi i Përmetit, 24 Maj 1944.
E gjithë veprimtaria e atij plani sekret, i kryesuar nga MI6-ta Britanike dhe CIA, është deklasifikuar dhe e pasqyruar në katër libra voluminozë, botuar jashtë Shqipërisë, por përkthyer dhe publikuar edhe në gjuhën shqip:
1. “Dosja sekrete e UDB-së – Emigrasioni shqiptar 1944-1953”, Beograd 1953, Prishtinë 2004.
2. “Operacioni Shqiptar i CIA-s dhe MI6-ës, 1949-1953” – Nikolas Bethell, Londër 1983, Prishtinë 2023
3. “Operacione sekrete – Shqipëria nën Luftën e Ftohtë” – Irakli Koçollari, Tiran, 2022, parathënien e të cilit e ka bërë Dr.Stephen Long, – i njohur me pseudonimin MAJKU – njeriu kryesor i CIA-s, që kishte drejtuar operacionet agjenturore në terren të atij intervecioni 10-vjeçar ndërkombëtar, në drejtim të tokës shqiptare, i cili shkruan:
“Në mesin e vitit 1949, Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizuan dhe ndërmorrën një operacion “top-sekret” në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Inteligjent Britanik, me qëllim që të përmbysnin qeverinë shqiptare, në krye të së cilës ishte Enver Hoxha. Pas disa muaj planifikimesh dhe shqyrtimi, në një kohë mjaft të ndezur të Luftës së Ftohtë, Uashingtoni dhe Londra ranë dakort që të bashkërendisin veprimtarinë e shërbimeve sekrete dhe të organizonin operacionet paramilitare kundër regjimit komunist në Shqipëri.”
4. “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste” – Bejtullah Destani, Prishtinë 2023, mbështetur në deklaratat e ish-diversantëve të rikthyer në Perëndim.
Këta libra bazohen në Arkivat Sekrete amerikane, britanike, greke, italiane, jugosllave e shqiptare, “Fondi i Dosjevepër agjentët e kapur gjatë viteve 1949-1952”, si dhe në memoriale të personave pjesmarrës në atë luftë heroike 10-vjeçare, si dhe të ish-kolaboracionistëve diversantë, ku 400 prej tyre janë dekoruar nga ish-presidenti Bujar Nishani, si dhe në botime të historianëve të ndryshëm shqiptarë e të huaj. Libri ka 324 faqe, me 519 referenca arkivore dhe dokumentare

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk