(Radio – përgjim i supozuar i “Kusur madhit” midis Berishës… dhe Cris Lacivitës ———— Poshtë tryezes së punës së Sali Berishes, qëkurse ai dikur, kish tentuar te sulmonte “SHQUP-in kisha vendosur që në kohën e Lulit një përgjues sekret. E kisha harruar me thënë të drejtën, por kur “biperi” më dha sinjalin e një bisede e hapa dhe për habinë time, dëgjova këtë bisedë fillimisht të hapur në turqisht… e në të pastajmen në anglisht:
Bujrum , bujrum ..mister Civita, you are wellcame in Albania ..( Urdheroni , urdheroni z. Çivita dhe mirese ardhët në Shqipëri.).. dhe për të mos e sjellë gjithë bisedën nga orgjinali po mundohem që ta jap atë të përkëthyer të gjithën në shqip. Dhe ja si filloi…
Berisha : – Jo pa qëllim ju kemi zgjodhë juve Z. Civita, sepse e kemi parë dhe në Tv, tanë ato përpjekje titanike që ke banë tina, me e sjellë Trampin në pushtet dhe… dhe për hir tsë’vërtetës ja dole mbanë, kështu qi unë n’emër të Qeverisë që drejtoj, du me thanë… të Qeverise që kam për me drejtue, ju shpreh juve tanë përgzimet e mia dhe për më tepër, se ju jo vetëm se kini një orgjinë të hershme italiane, që tash taljanët u kanë ba miqtë tanë, por dhe si qytetar amerikan ju z. Kris ( kujdes ti përkethyes se mos e përkthen “i krisur” !).. Pra, i kini dhënë provat si një republikan dinjitoz, përfaqsues i ashpër i përdorimit të forcës. Unë ju deklaroj jue, pa as më t’voglin dyshim se Trampi ka ngjashmëri me mue, madje për modesti du me thanë se unë kam ngjashmëri me të. Të dy kena qenë nën hetim. E të dy je kena dalë e ja kena hedhë me sukses . Unë “non grata” në Amerikë, e ai “non gratta” në Shqipëri. Ai gati, gati u dënue madje dhe mue m’kanë dënu gati një vit në arrest shtëpie dhe pse? Sepse unë i kam çjerrë maskën narko shtetit të Ramës, se ai me kët revan qi ka marrë s’ka medet e as ndër mend me e lanë pushtetin po nuk e rrëzuen. Po..po…po ..po jua u them une… dhe na u kena përgatit me të dy variantet për marrjen e pushtetit ,si në mënyre paqsore me votën e lirë plebishitare të tanë popullit, ashtu dhe me përleshje të armatosur, po qe se ata kanë për me na i vjedhë votat e me tjetërsue rezultatin e zgjedhjeve. Jo qi ata tash, janë ba specialista në vjedhje dhe kët, ata nga “ves” e kanë në “vyrtyt” e nga “vyrtyt” direkt e kanë kthye në art. Nuk flas unë, por flet vet gjysma e Qeverisë qi.. ca i kanë në birucë e ca nën hetim. Ju e kini pa Ramës si desh me t’ironizue ty me at’ bufin ? Ai është shejtan budalla, sepse ai e din qi “çevita” i thonë bufit po ti bane mirë qi i qite at’ videon, ku tina… dmth bufi e kap miun dhe kur mendohet se nuk ka minj. Kështu qi e ke bërë mirë. ( teksa perkethyesi kete fjaline e fundit në anglisht ngaterrohet dhe e jep ne version seksi ….dmth që Civita kështu ta bëjë seksin.. se e bën mirë)
– Civita : Z. Berisha unë nuk kam ardhur për seks në Shqipëri, por për një mision fisnik ngaqë partitë tona kanë ngjashmëri programi .Ju jini tashmë i njohur në arenën n/kombetare si njeri i dhunës i forcës dhe punëve serioze. Une kudo që kam , kam pat rezultate. Ju e patë vet se si triumfoi Trampi. Ai është njeri luftarak dhe me porosinë time e sulmoi Shtëpinë e Bardhë, madje e gjithë bota për disa sekonda mbajti frymën kur i çpuan me plumb veshin?! E di ti të fortën e Trampit ?! Ai tha se tashmë e ka gati veshin për të vënë një vëth në vesh e teksa demokratët i thanë …kujdes Tramp ! Këtë mbaje mend mirë e vendose si vëth në vesh!
– Berisha : Të betohem se kët varjant dmth të sulmit të armatosur Trampi e ka kopjue nga unë qysh herët, sepse une këtu e gati dy dekada më parë e kam pas sulmue K/Ministrinë dhe ish Amerika vet ajo që më ndaloi dhe unë ju binda, ju binda sepse nuk jam aspak gjaksor ndaj popullit tim. Veç hatri mos tju ngelet…po ..po..po po jua u them unë me garancinë më t’madhe, se tash nuk ka njeri gjallë në botë me më ndalë dhe sikur vet Papa i Romës të dalë e t’ lutet n’gjunjë në pjacën e Vatikanit si për mue, ashtu dhe për Zotin ! (Veç kur të shkoish në Nju Jork të lutem i thuj Trampit me me heqi atë “nongratën” e tja japi narkomanit Ramë ) Civita- Bravo.. dmth Nice.. Very very god ..! Tash më dëgjo me kujdes të madh!. Në të gjithë botën kur bëhen zgjedhje luhet me shifrat …dhe ata që janë në pushtet e duan përsëri pushtetin sepse i siguron të ardhura. Ty z. Berisha, duan të të trembin me kërcënime burgu, me procese penale me ankesa te ndërkombetarët e lloj lloj varjantesh. Ti je i djathtë e ata të majte. Por të majtët nga natyra, janë të butë dhe nga një krismë ata tremben shumë. E pe si ja mbathi Nanua nga frika, në Maqedoni ? E vërteta është se ti në 98-tën jua u more pushtetin, pavarsisht se votat i kishin ata ,por nuk ta dhanë ndërkombëtaret. Po si jua u more ti, mos vallë me vota ?! Me vota jo… jo sepse ata fituan , teksa ti bëre gjënë e duhur, por jo në momentin e duhur, sepse ishe fill mbas 97-tes dhe ti në vend tu vije flakën dokumentave kompromentuese, vajte e u vure flakën qyteteve .E di ti Berishë se si ka thënë Niçeja ai filozofi gjerman? Ai ka thënë kështu: “Një e drejtë ekziston në botë, e drejta e forcës që është e pakundërshtueshme”. Pra shkurt, ka te drejtë më i forti. Pra bëhu i fortë! Por të jesh më i fortë, duhet ta demostrosh forcën, sepse forca mik i dashur, nuk provohet në shkresat e tavolinës por në fushëbeteja. Dhe kjo fillon pikësë pari me gjuhën e ashpër, thirrjen për ta para përgatitur që tani elektoratin tënd për dhunë të organizuar. Ngrije tonin zërit, madje deri në kupë të qiellit, premto sa më shumë sidomos për jetën sociale. Hiqe atë paragrafin se do i çosh shqiptaret drejt Amerike vetëm me passaportë, sepse do ngelesh vetëm me 200 mije shqiptare…dhe aq banorë sa ka vetëm Vlora sot, do ketë e gjithë Shqipëria nesër, më kupton apo jo ?! Premto sa më shumë dhe ndiqe hap pas hapi kundërshtarin. Psh… e thotë Rama se do i bëjë pensionet minimale 200 Eu…ti thuaj 250.. e thotë Rama se çdo familje do u jap pr fund viti nje bonus apo një pulë deti, ti u thuaj se do japesh katër bonuse dhe jo pulë….por gjel deti. Thotë Rama se do reformoje sistemin arsimor..ti thuaj se nuk do e reformojmë, por do e bëjmë të tillë qe ta ket zili Evropa deri në atë shkallë, aq sa te , do të jenë studentet e huaj që do vijnë e të studjojnë. Thotë Rama se do e bëjë Shqipërinë perlë të Ballkanit..ti thuaj se do jetë modeli më i rrallë i bukurisë shqiptare për Evropën.Tani finalja shtron pyetjen: Po a do fitosh?! Unë nuk e besoj dhe aq shumë, por pushtetin ti do jua u marrësh madje me çdo kusht duhet tjua u marrësh sepse ata te PS, kanë 12 vjet sundim dhe në këto 12 vite dhe ata kanë bërë aq shumë skandale e marrëzira… e megjithë këtë në të vërtetë, ata përsëri do e fitojnë. Kështu që në kët rast për ta marrë pushtetin me çdo kusht, në këtë rast çduhet bërë? Të rrini duar kryq ? Aspak që jo! Jo, sepse unë mbas fushate elektorale të largohem. Do të largohem sepse këtu mbaron misioni im, por ju tashmë dhe po nuk fituat, duhet ta deklaroni botërisht kudo e me çdo mjet informativ se zgjedhjet u manipuluan, u vodhën, nxitni rrëmujën dhe i përgatitni njerzit për kryngritje. Ngrini në çdo qytet grupe sulmi e vandalizmi të fillojnë rrebelimet madje dhe përleshjet e mos u tërhiqni. Mos u mërzitni dhe nëse vritet apo plagoset njeri, sepse dhe me Trampin kështu ndodhi. Ju mos u ndalni dhe po qe se filloni trazirat, kurrë mos i ndalni deri sa ta lodhni kundërshtarin. Do vriten njerz?! Po pushteti merret jo vetëm me votë, por dhe me grykën e pushkës. Ky është mësim historik… Jo që ti në këtë fushë ke eksperiencë aq të madhe sa qe sta ha qeni shkopin madje dhe ne amarikanet kemi se ç’mësojmë prej teje. Këtu mbaronte biseda midis Saliut me Kris la Civitën …dhe unë u hodha i tromaksur nga krevati sepse mu duk sikur përjetova 97-tën. Kushedi se sa mund të kisha vazhduar me këtë ëndërr, nëse nuk dëgjoja nëpër gjumë krisma armësh…
Gazeta “Sot” dt 15. 4. 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!