Kurti e Gërvalla udhëtojnë për në SHBA, synojnë thellimin e raporteve bilaterale me partnerët

26
Sep
2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, kanë udhëtuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më gjegjësisht në New York.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kurti dhe Gërvalla do të zhvillojnë takime bilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se përpos pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë, Kurti e Gërvalla synojnë thellimin e raporteve bilaterale me vendet partnere, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në fund të vizitës, kryeministri pritet të mbajë një ligjeratë në Universitetin Yale për rrugëtimin demokratik të Kosovës 25 vjet pas çlirimit dhe për rritjen ekonomike.

Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz gjithashtu do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje. Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk