KUSH DHE PSE I PENGON NDRYSHIMET KUSHTETUESE, ORIENTIMIN PERËNDIMOR DHE ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË VERIORE NË BASHKIMIN EVROPIAN?

03
Feb
2023

Shkruan: Akademik. Abdulla Mehmeti
Rilexim për reflektim
Janë disa forca politike rusomadhe në shtetin fqinj të Bullgarisë dhe në Maqedoni, të cilat në mënyrë të koordinuar i realizojnë agjendat e huaja, interesat e Rusisë në këto dy shtete dhe rajon, të cilat aktualisht krijojnë tensione ndëretnike, i pengojnë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë Veriore dhe në mënyrë të vazhdueshme e promovojnë veten si forca politike me orientim kinse atdhetar, në mbrojtje të identitetit, historisë, kulturës dhe gjuhës maqedonase përballë “kërcënimeve” nga Bullgaria fqinje.
Nuk bëhet fjalë në këtë rast vetëm për disa parti politike minore në Bullgari, të cilat ka kohë që janë identifikuar nga Sofja zyrtare si elemente turbulluese në këtë lojë, as partia e re politike “Levica” në Shkup, e cila hapur i mbron interesat e krijuesit të saj, shërbimeve sekrete ruse, por është edhe partia më e madhe e opozitës aktuale në Shkup, OBRM-PDUKM (VMRO), e cila nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta asgjë të re dhe të dobishme nuk i ka sjellë shtetit të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Këtë lojë të fshehtë, nga skena dhe prapaskena, kjo parti politike e luan edhe sot, duke i kundërshtuar të gjitha përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve të shtetit të Maqedonisë me shtetet fqinje.
Sa është e vërtetë kjo, lexuesit duhet ta analizojnë deklaratën në vazhdim, e cila ia zbulon fytyrën e vërtetë kësaj partie politike, kinse maqedonase, në bashkëpunim me forcat politike simotra në shtetin fqinj të Bullgarisë, në bashkëpunim edhe me nëntokën politike në Beograd dhe në Moskë.
Ka qenë po kjo parti politike, e cila e ka kurdisur gjatë kohë këtë lojë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, që nga mbajtja e referendumit për pavarësinë e Maqedonisë, më 8 shtator 1991 (një datë historike për interesat bullgare në Maqedoni), me sjelljen e Kushtetutës së parë të këtij vendi (1991), ku nuk është përfshirë edhe pakica bullgare, sikurse ajo serbe, turke, vllahe, rome dhe boshnjake, për t’i fshehur pretendimin e fshehta të këtyre forcave politike, në koordinim mes Sofjes dhe në Shkupit, që të ardhmen e Maqedonisë e kanë menduar sipas konceptit të vjetër bullgar: “një popull, dy shtete”.
(2 janar 2023)
* * *
Lexojeni!
Pjesë nga deklarata në gjuhën bullgare:
“Сърбите в Северна Македония са признати от Конституцията като малцинство със съответните привилегии. Това беше едно недоглеждане от българска страна”, това каза за “Денят ON AIR” историкът проф. Светлозар Елдъров и допълни: “България не пожела българите да получат такъв статут. Всичко беше за концепцията “един народ с две държави”.
Përkthimi në gjuhën shqipe:
“Serbët në Maqedoninë Veriore me Kushtetuta njihen pakicë me privilegjet përkatëse. Kjo ka qenë nën mbikëqyrje nga ana e Bullgarisë”, kështu tha historiani Prof. Svetlozar Eldarov për “Dita ON AIR” dhe shtoi: “Bullgaria nuk ka dashur që bullgarët të kishin një status të tillë. E gjitha kishte të bënte me konceptin “një komb me dy shtete”.
Превод на македонски јазик:
„Србите во Северна Македонија се признати со Уставот како малцинство со соодветните привилегии. Ова беше под надзор од Бугарија“, ова го рече историчарот проф. Светлозар Елдаров за „Денот ON AIR“ и додаде: „Бугарија не сакаше бугарите да добијат таков статус. Сè беше во врска со концептот „една нација со две држави“.
(2 janar 2023)
————————————————————————-
Kur politika, mediet dhe analistët tredhin miza tri dekada me radhë
KUSH DHE ÇFARË BËRI PËR PAVARËSINË E SHTETIT TË MAQEDONISË
“Serbët në Maqedoninë Veriore me Kushtetutë njihen pakicë, me privilegjet përkatëse. Kjo ka qenë nën mbikëqyrje nga ana e Bullgarisë”, kështu tha historiani prof. Svetlozar Eldarov për “Dita ON AIR” dhe shtoi: “Bullgaria nuk ka dashur që bullgarët të kishin një status të tillë. E gjitha kishte të bënte me konceptin “një komb me dy shtete.”
Politikanët dhe pushtetarët e Maqedonisë Veriore, shumica e tyre dhe gati gjithmonë janë paraqitur me dy fytyra në raport me shtetet fqinje, ndërsa gjithmonë kanë vepruar me maska në skenën politike në vendin e vet.
Do të vijë koha kur shumë ish-politikanë e pushtetarë nga Maqedonia Veriore do të japin llogari para qytetarëve të vendit dhe përpara historisë, pse kanë punuar, në bashkëpunim me shërbimet sekrete të shteteve fqinje, kundër interesave të popullit dhe interesave të shtetit.
Historia nuk duhet të falë gabime të tilla, të cilat u kanë kushtuar qytetarëve dhe shtetit, 30 vjet krizë politike, prapambetje, konflikte dhe bllokada nga shtetet fqinje, për çështje të emrit të shtetit, të historisë, gjuhës, kulturës dhe identitetit të popullit maqedonas.
Nga deklarata e mëposhtme e historianit bullgar, prof. Svetlozar Eldarov, më së fundi, këto ditë u tha një e vërtetë e madhe, për të cilën kemi shkruar disa herë, kohë më parë, por që nuk janë mirëkuptuar nga opinioni, mediet dhe klasa politike në Maqedoninë Veriore.
Kjo është vetëm njëra nga çështjet e ruajtura si sekret nga elitat politike dhe nga pushteti, ndërsa për drejtuesit shqiptarë të politikës dhe pushtetit nuk e dimë saktë sa mund të mbajnë përgjegjësi për këto çështje, duke e ditur se asnjëherë nuk kanë qenë faktor vendimmarrës për çështje të këtilla, duke qenë formalisht në pushtet, për të shërbyer si vegla qorre dhe vasalë të pushtetit.
Shpresojmë se ka ardhur koha të hapen këto tema, në interes të shtetit dhe të qytetarëve, të vlerave demokratike, por edhe për ndërtimin e raporteve miqësore të sinqerta mes Maqedonisë Veriore dhe shteteve fqinje, për bashkëpunim, mirëkuptim dhe rrugëtim të përbashkët në të ardhmen, në proceset integruese dhe zhvillimore evropiane e ndërkombëtare.
Ndër përgjigjet që ish-politikanët dhe pushtetarët e Maqedonisë Veriore, pa dallim të përkatësisë etnike të tyre, duhet të japin para qytetarëve dhe përpara historisë, janë:
1. Kush dhe pse lejoi që pjesë shtesë (e panevojshme) në pyetjen e Referendumit për pavarësinë e Maqedonisë, të mbajtur më 8 shtator 1991, të përfshihet edhe formulimi me këtë përmbajtje: “A jeni për shtet të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, me të drejtë për hyrje në një bashkim të shteteve sovrane të Jugosllavisë? Aludimi në këtë rast ka qenë tepër i qartë se me cilin shtet fqinj kanë pretenduar pushtetarët dhe politikanët e Maqedonisë ta bashkojnë shtetin e tyre pas vitit 1991.
2. Kush dhe pse lejoi që, qytetarët me përkatësi etnike bullgare të mos përfshihen në preambulën e Kushtetutës së parë të shtetit të pavarur të Maqedonisë, në vitin 1991, siç janë përfshirë, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllahët dhe boshnjakët? Prapavija e këtij veprimi ka qenë e qartë: nuk ka pakicë bullgare në Maqedoni, sepse të gjithë maqedonasit janë me rrënjë bullgare.
3. Kush dhe pse lejoi që banorët e këtij shteti, të cilët e ndjejnë veten bullgarë, të mos përfshihen as në rubrikën për deklarimin e lirë të përkatësisë etnike, në regjistrimin e popullsisë, më 1991, 1994, 2002?
4. Kush dhe pse lejoi që data 8 shtator të caktohej si ditë për mbajtjen e Referendumit për pavarësinë e Maqedonisë, në vitin 1991, duke pasur parasysh se më vonë kjo do të shpallej edhe festë më e madhe shtetërore e kombëtare, 8 Shtatori, të cilin e shënon Maqedonia Veriore për tri dekada me radhë. Për lidhjen dhe rëndësinë historike të kësaj date duhet të flasin historianët dhe politikanët e asaj kohe, ata që ende janë gjallë. Kjo nuk ka qenë një datë e panjohur në historinë e popullit të Maqedonisë, që fatkeqësisht lidhet me krijimin e shtetit të dytë bullgar të Ivan (Vanço) Mihajllovit, më 8 shtator 1944.
5. Cilët dhe pse, disa ish-politikanë dhe pushtetarë shqiptarë, në bashkëpunim me qendra të caktuara politike, në vend dhe jashtë vendit, e zbatuan eksperimentin e parë, që nga pavarësimi i shtetit të Maqedonisë, në Komunën e Tetovës, qendër politike, kulturore dhe atdhetare e shqiptarëve, të cilin sot pala bullgare mundohet ta shtrijë në gjithë territorin e shtetit të Maqedonisë, me idenë për shënimin e festës kombëtare të këtij shteti fqinj, 3 Marsin, të njohur në histori si datë e Marrëveshjes së Shën Stefanit?
Këto pyetje njëherësh japin edhe përgjigje, për manovrat e politikanëve dhe pushtetarëve të Maqedonisë të asaj kohe, duke krijuar përshtypje të rrejshme te pala serbe edhe te pala bullgare, me mohimin e të drejtave të qytetarëve me përkatësi etnike bullgare, me tensionimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndëretnike me shqiptarët vendës, ndërkohë që disa nga këta politikanë e pushtetarë kanë punuar për interesa serbe e ruse, e disa të tjerë kanë punuar për realizimin e konceptin bullgar “një komb me dy shtete”, por gati asnjëherë nuk kanë punuar për interesat e shtetit të tyre, për Maqedoninë e pavarur dhe demokratike, shtet i të gjthë qytetarëve të saj, siç pohon edhe profesori i nderuar në deklaratën e mëposhtme.
Ky profil i politikanëve dhe pushtetarëve të Maqedonisë, me dy fytyra përpara fqinjëve të tyre serbë e bulllgarë, para qytetarëve të vendit dhe për interesat e shtetit gjithmonë kanë qenë figura me maska në skenën politike.
Pjesë nga deklarata në gjuhën bullgare:
“Сърбите в Северна Македония са признати от Конституцията като малцинство със съответните привилегии. Това беше едно недоглеждане от българска страна”, това каза за “Денят ON AIR” историкът проф. Светлозар Елдъров и допълни: “България не пожела българите да получат такъв статут. Всичко беше за концепцията “един народ с две държави”.
Përkthimi në gjuhën shqipe:
“Serbët në Maqedoninë Veriore me Kushtetuta njihen pakicë me privilegjet përkatëse. Kjo ka qenë nën mbikëqyrje nga ana e Bullgarisë”, kështu tha historiani Prof. Svetlozar Eldarov për “Dita ON AIR” dhe shtoi: “Bullgaria nuk ka dashur që bullgarët të kishin një status të tillë. E gjitha kishte të bënte me konceptin “një komb me dy shtete”.
Превод на македонски јазик:
„Србите во Северна Македонија се признати со Уставот како малцинство со соодветните привилегии. Ова беше под надзор од Бугарија“, ова го рече историчарот проф. Светлозар Елдаров за „Денот ON AIR“ и додаде: „Бугарија не сакаше бугарите да добијат таков статус. Сè беше во врска со концептот „една нација со две држави“.
(3 shkurt 2021)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk